Roma ka bërë gati planet për merkaton e janarit. Trajneri Ranieri kërkon tri ndërhyrje në skuadër: një mbrojtës i majtë, një mbrojtës i djathtë dhe një sulmues qendre.
“Il Corriere dello Sport” raporton se Ranierit i duhet një zëvendësues për Angelinon, por edhe në krahun e djathtë, aty ku luan Celik. Turku nuk ka dëshmuar nivelet e kërkuara nga verdhekuqtë, kështu që duhet një lojtar shtesë.
Për sa i përket sulmit, nuk priten ndërhyrje në krahët e sulmit, por vetëm për qendrën. Bëhet fjalë për një opsion tjetër që mbulon golashënuesin më të mirë, Artem Dovbyk.