• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Opozita ruse në mërgim dhe rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë

20:13 : 03/12/2024
në BOTA

Grupe të opozitës ruse në mërgim po përpiqen të hartojnë një strategji të përbashkët ndërsa shpresojnë që presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të përmbushë premtimet e fushatës për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, për të cilën druhen se mund të çojë në humbjen e mbështetjes amerikane.

Pas gati tre vitesh lufte në shkallë të gjerë në Ukrainë, opozita ruse ndodhet në një udhëkryq të vështirë. Ndërsa figura të larta të opozitës ndodhen në mërgim dhe ata që kanë mbetur në Rusi janë detyruar të heshtin ose të përballen me burg, opozita nuk ka një udhëheqje të qartë.

Një nga kundërshtarët kryesorë të Presidentit Putin, Ilya Yashin, bisedoi në Berlin me Zërin e Amerikës, ku është vendosur pas lirimit nga burgu rus si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish në muajin gusht.

“Udhëheqësi i opozitës ruse Boris Nemtsov u vra. Udhëheqësi tjetër i opozitës ruse, Alexei Navalny, u arrestua dhe u helmua në burg. Aktualisht nuk ka një lëvizje për t’u bashkuar rreth një udhëheqësi. Është shumë më e rëndësishme konsolidimi rreth vlerave të përbashkëta”.

Gjatë një demonstrate në Berlin në muajin nëntor, opozita ruse bëri thirrje për liri dhe drejtësi, duke kërkuar tërheqjen e trupave ruse nga territori ukrainas, lirimin e të burgosurve politikë në Rusi dhe sjelljen e Putinit para drejtësisë.

Lexo edhe:

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

Transferimi i pushtetit në Uashington muajin e ardhshëm shihet me shqetësim nga opozita ruse. Ata po vëzhgojnë me kujdes nëse premtimi i zotit Trump për një paqe të shpejtë në Ukrainë do të nënkuptonte një ndryshim rrënjësor për mbështetjen ushtarake dhe politike për Kievin.

Zoti Trump është zotuar t’i japë fund luftës përpara se të marrë detyrën por nuk ka dhënë detaje. Gjatë një debati në shtator ai refuzoi të thoshte se dëshiron që Ukraina të fitojë.

Zëri i Amerikës bisedoi me ish politikanin në mërgim Sergey Vlasov, i cili ka përfaqësuar një distrikt të Moskës.

“Deri tani, demokratët dhe republikanët në Kongresin amerikan bien dakord se Ukraina duhet të mbështetet dhe se Putini është agresor. Amerika do të ketë një president tjetër, por ne mendojnë se Kongresi do të vazhdojë dhe duhet të vazhdojë ndihmat për Ukrainën”.

Por përqendrimi tek veprimet apo dëshirat e administratës së re është i gabuar, thonë disa vëzhgues, të cilët e konsiderojnë naiv të menduarit se Putini dëshiron paqe. Mes skeptikëve në Berlin është edhe Anton Barbashin me organizatën “Riddle Russia”.

“Nga këndvështrimi i Putinit, ushtria ruse po përparon dhe ekonomia është e qëndrueshme. Kremlini nuk ka nevojë për kompromis, por herët a vonë, ka shumë mundësi që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë ndihmat për Ukrainën, lufta do të vazhdojë”.

Lufta në Ukrainë është përshkallëzuar përpara kthimit të republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar për një mandat të dytë presidencial. Ndërkohë, mërgata ruse kundër luftës po përpiqet të gjejë një mënyrë për t’u përballur me realitetin e ri./VOA

Etiketa: luftramergimopozita ruserikthimiRusiaTrumpukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
BOTA

SHBA tentoi ta joshë pilotin e Maduros, ja sa ka shkuar shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian

13:16 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
BOTA

Zelensky: Ukraina do të punojë për një plan a*mëpushimi brenda 10 ditëve të ardhshme

16:24 : 27/10/2025
Para

‘Shpërthejnë’ Laçi dhe Rrahmani te Sparta e Pragës, asistim dhe gola nga dyshja shqiptare

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com