• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vjehrri i ish-kryetares së Bashkisë Himarë po na merr pronën”, kryeplaku i fshatit Vuno “vjedh” ullinjtë

20:44 : 03/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problemet e pronave në zonën e Himarës.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan trashëgimtarët e Stavro Trolas, nga fshati Vuno. Ata thanë se kanë përfituar një pronë ullishte, por komshiu ngjitur, Koço Bala, i cili është vjehrri i ish-kryetares së Bashkisë së Himarës, Blerina Bala, u ka marrë një sipërfaqe me ullinj. Këtë sipërfaqe familja Trola e kishte në posedim prej 33 vjetësh, ndërkohë që këtë vit komshiu Bala autorizoi kryeplakun e fshatin Vuno, Marko Çakalli, që të vilte ullinjtë në konflikt.

Tatjana dhe Antigone, vajzat e Stavro Trolas që përfitoi pronën me ligjin 7501, tregojnë se familja ka marrë një pronë me sipërfaqe 4 mijë metra katrorë dhe e kanë pasur në përdorim që prej vitit 1991. Pas shumë kohësh, komshiu i tyre Koço Bala ka pretentuar pronësinë e një sipërfaqe nga prona e tyre me arsyetimin se kanë rrënjë ulliri mangët nga AMTP-ja që ka. Ai ka kërkuar që t’u marrë rreth 15 ullinj familjes Trola. Disa ditë para se Fiksi të shkonte në Vuno, palët kanë debatuar në momentin që familja Trola ka parë se ullinjtë janë vjelë. Ata kanë mësuar se personi që ka vjelë ullinjtë quhet Marko Çakalli dhe është kryetar i fshatit Vuno. Sipas tyre, Marko ishte autorizuar nga Koço Bala që të shkonte në atë pronë, pasi ai ia kishte blerë këtë sipërfaqe.

“Na janë futur në pronë. Me komshiun Koço Bala kemi ngrënë bukë këtu, secili në pjesë të vetë. E dinin të gjithë se kjo sipërfaqja është e jona dhe tani duan t’na futen në pronë. Madje i kanë vjelë 15 ullinj tanët. Kemi debatuar dhe kemi lajmëruar policinë. Deri tani s’ka zgjidhje ndaj i jemi drejtuar Fiksit. Ne si familje si futemi kujt në hak, por ne na janë futur në të gjitha pronat që kur vëllai jonë që jetonte në Vuno ndërroi jetë disa vite më parë. Këta kanë lidhje edhe në Bashkinë e Himarës. Nusja e djalit e Koço Balës, Blerina Bala ka qenë kryetare e Bashkisë së Himarës. Dhe tani punon në bashki. Ne kemi lajmëruar edhe Bashkinë dhe Policinë po ende s’kemi marrë zgjidhje” pohojnë motrat, të cilat thonë se për këtë ngjarje kanë shkuar edhe në polici.

Palët në konflikt kanë shkuar në Policinë e Himarës, ku janë ballafaquar. Shefi i Krimeve u tha palëve se këtë problem duhet ta zgjidhte dhe sheshonte kryetari i fshatit, por ai s’e dinte që vetë ai kishte qenë “dora që kishte shkundur ullinjtë”. “Po seç kanë bërë një shkrim me këtë (Markon), ja ka shitur, ja ka blerë puna e tyre. Dhe këtë punë e zgjidh vetëm dokumentacioni. Nesër në mëngjes të vij një grup nga bashkia, nga policia, nga policia bashkiake ti numëroj” tha djali i Koço Balës. Ai pranoi se prona i është shitur kryetarit të fshatit. Në atë takim djali i pretenduesit tha se, nëse “Koço Bala të ka marrë 1 rrënjë padrejtësisht, unë do të jap 10 copë”. Policia u rekomandoi palëve që të shkonin te Bashkia e Himarës, pasi ata janë specialistë dhe bëjnë ndarje të tilla.

Lexo edhe:

Çunat e Belës nuk heqin dorë nga vesi, Ceno Klosi i vjedh votat Klevisit të Ujësjellësit

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

Gazetarët telefonojnë kryetarin e fshatit Vuno, Marko Çakalli. Ai e pranon se ka shkuar për të vjelë ullinjtë, bashkë me grupin e tij, teksa shton se ai është autorizuar nga Koço Bala që të shkonte. E pyesim nëse ka pasur apo jo dijeni për konfliktin mes palëve, përgjigjet se e dinte, por ditën e konfliktit e ka marrë Koco Bala të vilte ullinjtë. Fiksi e pyet se si mund të shkojë një kryetar fshati në një pronë në konflikt, madje të mbajë edhe anë. Thotë se e dinte se ishte shuar konflikti. Më tej shton se Koço Balës ka mangë disa rrënjë ullinj, teksa gazetarët e Fiks Fare i thonë se “ai tashmë po ndan tokat dhe ullinjtë?!’ Më pas thotë se grupin e fiks Fare e kanë paguar ndaj ka shkuar te ai vendi, teksa gazetarët i bëjnë me dije se nëse ka ndonjë të dhënë duhet të bëjë kallëzim në polici. Madje, gazetarët i bëjnë me dije se këto akuza janë vepra penale dhe ai duhet të përgjigjet para organeve ligjzbatuese. Ai thotë se nëse rezulton se ata kanë të drejtë ai do t’i kthejë familjes trole 5-fishin e ullinjve të vjelë.

Fiksi u interesua në Bashkinë e Himarës, ku intervistoi z. Arqile Bollano, zv.kryetarin e Bashkisë së Himarës, i cili është edhe kryetar i një komisioni që verifikon problematikat me pronat. Z. Bollano thotë se një ditë para se Fiksi të shkonte në Himarë, një komision ka shkuar në Vuno dhe ka bërë matje. Ai thotë se zona është e menaxhuar dhe është më e lehtë për të saktësuar edhe AMTP-të, teksa shton se nga verifikimet e tyre ka rezultuar se familja Trola ka të njëjta metra katrorë fizikisht sa ka edhe në AMTP. Ndërkohë, shton se pala tjetër, Koço Bala ka 700 metra më pak sesa ka në AMTP.

Fiksi e pyet nëse ka dijeni se në mes të konfliktit është futur edhe kryetari i fshatit Vuno, Marko Çakalli, ndërsa përgjigjet se s’ka dijeni për këtë fakt. Gazetarët e pyesin se, pasi bashkia mësoi këtë veprim, çfarë masash do të marrë për kryetarin e fshatit Vuno. Ai thotë se zgjedhja e kryetarit bëhet me votim dhe bashkia vetëm mund të pyesë kryesinë e fshatit për masat që do të marrë.

***

Ballafaqimi në Policinë e Himarës

Shefi Krimeve – Këtë problem duhet ta zgjidhte kryetari i fshatit, Marko e ka ai.

Denoncuesja – Kjo na vjen keq, sepse është vetë dora që i ka shkundur ullinjtë.

Inspektori – Çfarë dokumentesh keni juve që pretendoni?

Djali i Koço Balës – Duhet të shoh dokumentet t’ju them se si është situata.

Inspektori – Ta marrim Markon?

Djali i Koço Balës – Merre në telefon.

Denoncuesja – Dhe Marko le të vijë se s’ka ndonjë gjë, të jetë dhe Marko se ne ballafaqim do të bëjmë.

Djali i Koço Balës – Po seç kanë bërë një shkrim me këtë (Markon), ja ka shitur, ja ka blerë puna e tyre. Dhe këtë punë e zgjidh vetëm dokumentacioni. Nesër në mëngjes të vij një grup nga bashkia, nga policia, nga policia bashkiake ti numëroj.

Shefi i Krimeve – Ai si kryeplak dhe ne i thamë merri letrat te bashkia, kadastra, topografët t’ua ndajnë. Tani kryeplaku që ta bënte ai këtë punë që i takon atij ngrihet dhe vjel ullinjtë!

Djali i Koço Balës – Më tha ku është prona, me Koço Balën kanë shkuar në vend dhe kanë vendosur shenjën. Në qoftë se ti të përputhen rrënjët me metrat bujrum ti marrësh. Në qoftë se s’të përputhen s’i merr dot!

Denoncuesja – Ore ti unë kam kufirin atje.

Djali i Koço Balës – Jo kështu, kështu të vjen bashkia nesër. Unë të them kështu në qoftë se Koço Bala të ka marrë 1 rrënjë padrejtësisht, unë do të jap 10 copë.

Denoncuesja – Ai na voli 12-të neve.

Djali i Koço Balës – Në qoftë se janë të tuat do të marrësh 24 copë.

Shefi i Krimeve – (Vjen kryetari i fshatit Vuno) Ore Marko, këtu ka qenë një konflikt para disa ditësh, kanë ardhur këtu në komisariat këta zotërinjtë.

Kryetari – Po.

Shefi i Krimeve – Apo jo?

Kryetari – Po.

Shefi Krimeve – Vajtën te bashkia?

Kryetari – Po.

Shefi Krimeve – Ti pse vete vjel ullinjtë pa u sqaruar dhe përfundojnë gjërat. Pa u sqaruar mirë dhe të binden. Ti marrësh ti drejtosh palët te bashkia, ja një sekondë mo. Ti çosh të dy me letrat, ta ndajnë mirë e mirë dhe pastaj të vilen ullinjtë.

Kryetari – I tha i vëllai mo burrë, që është këtu kufiri.

Shefi Krimeve – Pse na lini në këto ujëra.

Denoncuesja – Jo ai. I tha do vijë komisioni nga Himara dhe tha këtu vendi. Në qoftë se komisioni do të thotë se këto të takojnë ty do t’i marrësh ti. I tha atij Koço Balës.

Djali i Koço Balës – Nesër në mëngjes me shpenzimet e mia, do të vijë topografi nga bashkia të matet ajo. Në qoftë se keni 40 rrënjë ullinj.

Denoncuesja – Kemi 50.

Djali i Koço Balës – Ato do t’i merrni një më një dhe ai djali (kryetari i fshatit) do t’u kthejë dëmin sonte.

Shefi Krimeve – Meqenëse doje kryeplakun, hajde çik o Marko.

Kryetari – Po.

Shefi Krimeve – Ikni te bashkia gjithsecili me dokumente, ata janë kompetentë dhe specialistë dhe t’ua bëjnë edhe me shkrim. Dhe në qoftë se gënjejnë do të mbajnë përgjegjësi për atë.

Denoncuesja – Si detyrën që kishe ti s’duhet të veje./Top Channel

Etiketa: Blerina Balahimareullinjvjedhjevuno

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çunat e Belës nuk heqin dorë nga vesi, Ceno Klosi i vjedh votat Klevisit të Ujësjellësit

19:40 : 01/07/2025
AKTUALITET

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

11:17 : 29/06/2025
AKTUALITET

Vodhën biznesin/ Arrestohet 38-vjeçari në Lushnje, një tjetër në kërkim

10:26 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u vra nga biznesmeni italian! Trupin e fshehu në një fuçi vere

12:57 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Grabitën 10 biçikleta dhe monopatina në Tiranë, arrestohet një prej autorëve, tjetri nën hetim

11:52 : 26/06/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr për pastrimin e parcelës, por flakët i dolën jashtë kontrollit, arrestohet 75-vjeçari

13:00 : 23/06/2025
Para

Kuvendi e pranon Berishën si pjesë e grupit të PD, pasi u përjashtua nga Basha

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com