• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Sulmi në veri të Kosovës/ Dosja e Prokurorisë: Vëllezërit Viqentijeviç kryen akte terrorist me eksploziv

16:50 : 03/12/2024
në RAJONI

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ditën e sotme një muaj paraburgim për Jovan Viqentijeviç, i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, i regjistruar mbrëmjen e të premtes.

Ndërkohë, është zbardhur edhe dosja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për rastin në fjalë, e cilat thotë se ekziston dyshimi i bazuar se Jovan Viqentijeviç, bashkë me vëllanë e tij, Dragisha Viqentijeviç kanë dëmtuar qëllimishit pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin-Potokut, respektivisht në pjesën e kanalit Ibër-Lepenc, e cila përdoret për furnizimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës me ujë të pijshëm dhe për  nevoja të termocentraleve të Kosovës për prodhimin e energjisë elektrike, i dyshuari Jovan Viqentijeviç në bashkëkryerje me të dyshuarin Dragisha Viqentijeviç (vëllanë e tij), me qëllim të shqetësimit serioz të banorëve dhe cenimit të rendit kushtetues dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës, qëllimisht kanë dëmtuar pajisjet publike të ujësjellësit dhe kanë kryer veprën penale terroriste duke përdorur eksploziv dhe mjete eksplozive drejtpërdrejt në pjesën e kanalit dhe atë në infrastrukturën e betonit.

Organi i akuzës thotë se të dyshuarit e kanë aktivizuar eksplozivin dhe si pasojë kanë dëmtuar rëndë dhe e kanë bërë të papërdorshëm për shfrytëzim të mëtutjeshëm ujin, kështu që ua kanë pamundësuar qytetarëve furnizimin me ujë për pije dhe e kanë rrezikuar prodhimin e energjisë elektrikë në nivel te vendit.

Për këtë sjkak, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues duke shkatërruar apo dëmtuar pajisjet publike” sipas nenit 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” nga neni 129, paragrafi 1 dhe nenit 128. paragrafi 1,.1 i lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Lexo edhe:

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

Sipas Prokurorisë, më 1 dhjetor 2024, rreth orës 18:30 në fshatin Prevllakë, në shtëpinë e të pandehurit Jovan Viqentijeviç, gjatë kontrollit nga ana e Policisë janë gjetur dhe sekuestruar: 3 granata dore BRM 75, 500 fishekë të kalibrit 7.9 mm, fishekë të ndryshëm të kalibrave të ndryshëm ende të panumëruar, dy thika për pushkë luftarake, dy karikatorë AK-47, një karikatorë për pushkë, mekanizëm për mbushjen e pushkës së gjuetisë MK-16, pushkë gjuetie, një thikë me këllëf, të cilën i pandehuri e mbante pa autorizim dhe pa leje nga organet kompetente, duke shkelur Ligjin për Armës nr.05/L-002.

Për këtë shkak, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 2 dhe 1 të Kodit Penal.

Në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, thuhet se bazuar në dëshmitë që posedojnë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

Prokuroria thekson se Jovan Viqentijeviç, nuk e ka pranuar se e ka kryer veprën penale, por ka pranuar se pushka automatike e gjetur tek bashkëkryerësi, vëllai i tij Drgisha Viqentijeviç, është e tij, duke mos pranuar armën tjetër përveç fishekëve në shtëpinë e tij në Prevllakë.

Tek ai, sipas Prokurorisë, janë parë disa lëndime trupore të cilat dyshohen së lidhen me vendin e ngjarjes, ku ka ndodhë vepra penale si dhe në bazë të disa dëshmive të tjera të cilat janë gjetur në shtëpinë e të pandehurit dhe vëllait të tij Dragishës. Kështu që edhe pse i pandehuri Jovan, ka refuzuar të tregojë se në shtëpinë  e tij ka armë të tjera, gjatë bastisjes janë gjetur numër i madh i armëve të cilat lidhen me veprën penale për të cilën është duke u kryer hetime, e të cilat dëshmi do të jenë subjekt i procesimit për ekspertizë forenzike.

Në bazë të kësaj, thuhet se vërehet qartë se vepra penale ekziston dhe se dyshohet se këto vepra penale i kanë kryer të pandehurit. Për këtë arsye, Prokuroria beson se këto dëshmi janë analizuar mirë dhe vërtetojnë dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale.

Aty thuhet se paraburgimi duhet të caktohet ngase ekziston dyshimi i arsyeshëm për të besuar se pasi i pandehuri Viqentijeviç, shtetas i Republikës së Serbisë, e ka vendbanimin disa kilometra nga kufiri me Serbinë, si dhe veprimet e tij kanë qenë të drejtuara kundër Republikës së Kosovës. Në lokacionin e tij ku e ka kërkuar Policia, ku dhe anëtarë të tjerë të familjes kanë qenë të informuar për thirrjen e Policisë që ky i pandehur të dorëzohet, ai me qëllim i ka ikur thirrjes teksa nuk është gjetur dhe kapur sa ka qenë në arrati. Për të njëjtën arsye, besohet se ekziston rreziku që mund t’i ikë drejtësisë, që për organet e drejtësisë në Kosovë do të ishte e pamundur për ta siguruar të njëjtin në procedurën penale.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Jovan Viqentijeviç iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndërkohë, të hënën (2 dhjetor), Prokuroria Speciale bëri të ditur se lidhur me sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit”, ishin shoqëruar në Polici 10 të dyshuar. Prej tyre, Dragisha Viqentijeviç, dhe D.M., u ndaluan, ku të parit iu caktua masa e paraburgimimit, ndërsa i dyti është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, më 1 dhjetor u ndalua edhe Jovan Viqentijeviç, të cilit i janë sekuestruar armë e pajisje tjera në shtëpi.

Ndryshe, shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, i cili dyshohet se u bë me rreth 20 kilogramë eksploziv, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si sulm terrorist dhe se përgjegjëse thanë se është Serbia. Sulmin e kanë dënuar ashpër edhe ndërkombëtarët.

Lidhur me këtë rast gjatë kontrolleve në veri, Policia ka sekuestruar armë, municion, e pajisje tjera.

Etiketa: akte terroristedosjaeksplozivIber LepenciJovan ViqentijeviçkanaliProkuroria SpecialesulmiveriZubin Potok

Lajme të lidhura

RAJONI

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

20:35 : 19/08/2025
AKTUALITET

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025
AKTUALITET

Bardhi: Ja pse qëndron Balluku pas sulmit ndaj News24 dhe roli i Ermal Nasufit

15:41 : 10/08/2025
AKTUALITET

Dështimi/ Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

08:41 : 10/08/2025
SPORT

Sulmi, hallka më problematike te Vllaznia, klubi futet në merkato për përforcime

15:58 : 06/08/2025
AKTUALITET

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

15:48 : 03/08/2025
Para

Euro U-19 për vajza, Shqipëria mbyll kualifikueset me humbje dhe në vendin e dytë

TË GJITHA

Horoskopi, 20 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 19/08/2025

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

22:53 : 19/08/2025

U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi

22:49 : 19/08/2025

Skandal në AKU/ Denoncimi: Ish-prokurori Alket Mersini, goditi punonjësen shtazënë

22:37 : 19/08/2025

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

22:06 : 19/08/2025

Moti i keq shkakton probleme në jugun e Italisë, përmbytje në disa zona

21:54 : 19/08/2025

Zjarret/ Eksperti i sigurisë: Dëmet kapin vlerën e 325 milionë eurove! Institucionet s’morën masa

21:33 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com