• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Dinamo i viziton në Shkodër, Brdaric: Të mbetemi të pamposhtur në shtëpi, Gurishta ka mbyllur vitin!

19:18 : 03/12/2024
në SPORT

Vllaznia dhe Dinamo përballen të mërkurën në “Loro Boriçi” për javën e 16-të të Superligës, duke nisur nga ora 19:30.

Përpara medieve doli trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric. Ai tha se synon që ekipi i tij të mbetet i pamposhtur në shtëpi, ndërsa vlerësoi punën e Ilir Dajës te Dinamo.

Më pas kroato-gjermani u ndal edhe te dëmtimi i mbrojtësit Erdenis Gurishta, që duket se do jetë jashtë për një muaj. Brdaric i dërgon një “sms” edhe drejtuesve, duke kërkuar në treg një emër me karakteristika si të Balajt.

“Ekipi pas humbjes në Ballsh dhe Dinamo – Ndeshja e nesërme është speciale. Në ndeshjen e parë kundër Dinamos të gjithë e dinë që luajtëm shumë mirë, një karton i kuq na shkatërroi të gjitha planet. Mezi po presim të luajmë nesër se nga fundjava patëm rezultat zhgënjyes me Bylisin dhe do shoh si ekipi do reagojë.

Dinamo ka bërë progres të mirë në drejtimin e Dajës, janë kandidat serioz për “Final Four”, sezoni është i gjatë, na duhet të marrim rezultat të mirë çdo ndeshje. Do jetë ndeshje e fortë kundër tyre, prandaj duhet të jemi shumë të përgatitur për këtë ndeshje. E dimë që nuk ishte mirë të ndërronim Gurishtën, 1 minutë para se të fillonte ndeshja, nuk u përgatit ndoshta mirë. E dimë që do mungojë të paktën deri në fillimin e vitit që do të vijë, prandaj do të na duhet zgjidhje. Sala ka bërë ndeshje të mirë. Krymi nuk besoj do jetë gati për 90 minuta, por do jetë pjesë e ekipit. Është mirë ta kesh me vete dhe na duhet balancë mjaft e mirë mes sulmit dhe mbrojtjes nesër.

Lexo edhe:

Sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut, sulmuesi firmos në Kategorinë e Parë

Zyrtare/ Vllaznia forcon sulmin, prezanton Lirim Kastratin

Duhet të përballojmë dëmtimet, çdo ekip ka probleme dhe duhet t’i zgjidhim. Nesër do na duhen 11 plus lojtarë për të fituar në fushë, jemi ekip kompetitiv në shtëpi dhe duhet për ta përdorur në avantazh.

Ndeshja në shtëpi – Kam thënë më përpara, ndeshjet jashtë janë komplet ndryshe me ndeshjet në shtëpi. Duam të jemi sa më të aftë në stilin tonë të lojës, po punojmë me lojtarë që i kemi të gatshëm. Disa ndeshje janë ndryshe si mund të implementojmë gjërat. Stili ynë është i qartë, duam të luajmë në sulm.

Çdo ndeshje ne krijojmë mundësi shënimi, por kryesorja të jemi sa më efektivë. Për ndeshjen me Bylisin kishim 3 raste në 10 minuta, pësuam me një pakujdesi. Prandaj duhet t’i parandalojmë duelet në mbrojtje, mos t’i japim Dinamos mundësi që të dalë nga presingu jonë. Për këtë duhet të jemi të përgatitur psikologjikisht dhe fizikisht. Besoj se nesër mund të fitojmë.

Objektiv të mbetemi të pamposhtur në Shkodër. Të gjithë e dinë se dua të fitoj çdo ndeshje, nuk ka lidhje me cilin ekip po luan. Dinamo ka pasur vazhdimësi të mirë rezultatesh, ato do të vijnë këtu me pretendimin për të marrë pikë. Duhet t’i tregojmë fytyrë të mirë, që luajmë në shtëpi dhe kemi ndeshjen në kontroll. Na duhet për këtë shumë përkushtim dhe për t’i përballuar në mënyrë sa më profesionale.

Merkato – Ne jemi në diskutime, do shohim diçka nga ana e sulmit që të pushojë pak Bekimi. Besojmë se mund të luajë çdo ndeshje 90 minuta, por dhe ai ka nevojë për pak pushim. Në skuadrën tonë nuk kemi pasur numër 9 tjetër si Bekimi, kemi shumë sulmues në krah, por lojtarë në qendër po na mungojnë dhe ky do të jetë objektivi për të sjellë lojtarë”, u shpreh Brdariç.

Pas javës së 15-të, aty ku Vllaznia humbi 1-0 në Ballsh nga Bylis, shkodranët me 25 pikë mbajnë vendin e tretë, një pikë dhe vend më shumë se Dinamo ndjekëse.

Etiketa: MerkatosuperligaVllaznia

Lajme të lidhura

SPORT

Sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut, sulmuesi firmos në Kategorinë e Parë

21:38 : 06/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Vllaznia forcon sulmin, prezanton Lirim Kastratin

20:31 : 06/08/2025
SPORT

Merr fund pritja, Ardon Jashari është zyrtarisht lojtar i Milanit

17:50 : 06/08/2025
SPORT

Sulmi, hallka më problematike te Vllaznia, klubi futet në merkato për përforcime

15:58 : 06/08/2025
SPORT

Pogradeci godet në merkato, prezanton sulmuesin me eksperiencë në La Liga dhe Belgjikë

21:38 : 05/08/2025
SPORT

I eliminoi vjet nga Liga e Konferencës, Tirana pranë firmës mes lojtarin 27-vjeçar

16:07 : 05/08/2025
Para

Protesta për Martin Canin/ Familjarët: Një akt i pashpirt të mori nga ne

TË GJITHA

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com