• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Alfred Dedjas/ Julian Gjoshi vetëdorëzohet në polici 24 orë pas krimit

17:52 : 02/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Autori i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas, 26-vjeçari Julian Gjoshi, është vetëdorëzuar në polici 24 orë pas krimit.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në një lokal në fshatin Ndroq në Tiranë, kur 26-vjeçari u fut në ambientet ku viktima po drekonte me miq dhe e qëlloi me disa plumba.

Pas ngjarjes, ai është arratisur nga vendi i krimit me mjetin e tij tip “Benz”, por sipas policisë pasi janë bërë bllokimet e pikave të kalimit dhe pamundësia për të qëndruar i fshehur, është dorëzuar sot.

Ende nuk dihen arsyet se përse i riu kreu vrasjen, ndërsa dyshime hidhen për prishje pazaresh droge, dhe se ata ishin miq më herët.

Lexo edhe:

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

“Në vijim të veprimeve për  ngjarjen e  ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq,  mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.

Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e  autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.”- njofton policia.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Kujtojmë se autori i dyshuar, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, një prej personazheve të njohur të botës së krimit në Shijak dhe i shpallur prej disa vitesh në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës.

  • Si ndodhi krimi?

Viktima dhe autori mësohet se kishin njohje me njëri-tjetrin, si edhe ishin miq. Të dy, sipas dëshmitarëve, e frekuentonin shpesh zonën e Ndroqit dhe lokalin ku ndodhi vrasja.

Krimi ndodhi brenda lokalit dhe sipas disa dëshmitarëve, mes autorit të dyshuar të krimit dhe viktimës ka pasur një debat, përpara se 27-vjeçari të qëllonte me armë zjarri në drejtim të “Daku”-t.

Raportohet se Julian Gjoshi ka qëlluar 5 plumba, por vetëm 3 plumba kanë kapur në trup 50-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje.

  • Makina me të cilën Julian Gjoshi u largua nga vendi i krimit

Autotomjeti tip “Benz” në videon e mëposhtme dyshohet se është përdorur nga 27-vjeçari Gjoshi për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes, lokali në Ndroq ku qëlloi Dedjen.

Makina është gjetur e braktisur në fshatin Shkallnur, teksa brenda saj blutë e Tiranës bëjnë me dije se nuk është konstatuar asgjë e paligjshme. Automjeti është transportuar në ambientet e Policisë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Etiketa: Alfred DedjaAltin HajriJulian GjoshiNdroqvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025
AKTUALITET

Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit

12:55 : 07/11/2025
RAJONI

Vrau dy vëllezërit në derë të shtëpisë së tyre, arrestohet dhëndri i familjes!

08:49 : 07/11/2025
RAJONI

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

13:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

Vrau të miturën shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg autori

08:54 : 04/11/2025
Para

Basketboll/ Shqipëria "prek fundin", zbret në vend të 99-të në renditjen e FIBA-s

TË GJITHA

Nesër votohet në pesë bashki, baza materiale gati nëpër KZAZ

20:00 : 08/11/2025

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

19:50 : 08/11/2025

SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

19:43 : 08/11/2025

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

19:26 : 08/11/2025

Superliga/ Vllaznia kryeson e vetme, triumfon minimalisht ndaj Dinamos

19:16 : 08/11/2025

A është koha për rikthim të politikave të djathta?

19:13 : 08/11/2025

Trump “i mbyll derën” Kinës: Nuk do të ketë qasje në çipat më të avancuar të Nvidia-s

19:03 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com