• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Serbia, përgjegjëse për sulmin në veri”/ Sveçla: Donin të dëmtonin Kosovën

18:31 : 30/11/2024
në BOTA, KRYESORE, RAJONI

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një konferencë emergjente për mediat pasditen e së shtunës, ka deklaruar se përgjegjës zyrtar për sulmin në kanalit të ujit në Zubin Potok është Beogradi.

Ministri deklaroi se kemi të bëjmë me një grup profesional të mirëorganizuar teksa shtoi gjithashtu se për rastin janë vënë në pranga tetë persona të dyshuar.

“Pas hetimeve intensive, sot në orët e mëngjesit në 10 lokacione kemi realizuar kontrolle, ku janë arrestuar 8 persona të dyshuar në stacion policor si të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste. Kontrolli është realizuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe AKI-në.”, u shpreh Ministri,

Sveçla sulmin e mbrëmshëm e cilësoi si më të rëndin të kryer ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës që nga përfundimi i luftës.

“Ky sulm terrorist nuk është vetëm një sulm i rëndomtë por është një sulm i organizuar nga grupe apo organizata që janë profesioniste në organizimin e sulmeve të tilla që janë terroriste. Synimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi në dëm të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.”, Tha ai.

Lexo edhe:

Rita Ora rrëfen fëmijërinë e saj si refugjate nga Kosova

I dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa? Shoku i studentes shqiptare: U vra nga i dashuri i saj

Ndërkohë, nga kontrollet e kryera, është sekuestruar një arsenal armësh, municione si dhe lëndë shpërthyese.

Drejtori i Policisë: Kanë lidhje me organizatën ‘Mbrojtja Civile’!

Drejtori i Policisë së Kosovës, duke folur në konferencën e përbashkët me ministrin Sveçla, tha se është përdorur eksploziv deri në 20 kilogramë në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

Për goditjen e kanalit, siç u bë e ditur, është vendosur në një çantë të zezë të paktën 15-20 kg lëndë plasëse, që është aktivizuar me detonator mekanik.

“Në bazë të hetimeve në vendin e ngjarjes, për ta kryer këtë sulm terrorist dyshohet se janë përdorur një sasi e madhe e eksplozivit prej 15 deri në 20 kilogramë. Eksplozivi ishte vendosur në një çantë të zezë dhe është aktivizuar me detonator mekanik, përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme”, tha Hoxha.

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës qershorin e vitit të kaluar, ndërsa Radoiçiç, politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, e mori përgjegjësinë për sulmin e vitit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv policie.

Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave të tjerë për atë sulm, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues.

Në komunikatën e këshillit të sigurisë Qeveria e ndërlidhi sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit edhe me sulmet që ushtria ruse është duke i kryer pareshtur ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. “U vu në pah edhe ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit”, tha ajo.

Lexo edhe:

Sulmi në Ibër-Lepenc/ Policia e Kosovës arreston 8 të dyshuar, konfiskon armatim e eksploziv

Etiketa: KosovaserbiasulmiSvecla

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Rita Ora rrëfen fëmijërinë e saj si refugjate nga Kosova

14:52 : 15/11/2025
RAJONI

I dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa? Shoku i studentes shqiptare: U vra nga i dashuri i saj

10:18 : 15/11/2025
RAJONI

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit

19:27 : 13/11/2025
KRYESORE

Dëshmitarët e Hagës u manipuluan, si u futën duart në dokumentet e organizmave ndërkombëtare

21:59 : 12/11/2025
RAJONI

Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

21:33 : 12/11/2025
AKTUALITET

Panairi i 28-të i Librit/ Botuesit sinjalizojnë rënie, kosto më të larta dhe mungesë infrastrukture

21:11 : 12/11/2025
Para

Gjendet i vdekur ish-bateristi i grupit My Chemical Romance

TË GJITHA

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren në Rrogozhinë, arrestohet drejtuesi i mjetit

16:07 : 16/11/2025

Shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni, anulohen mbi 30 fluturime

15:52 : 16/11/2025

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

15:37 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com