• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshohej se abuzonte me një 16-vjeçare, shpallet i pafajshëm mjeku Dervish Hasi

10:25 : 28/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Është liruar nga burgu mjeku Dervish Hasi, i arrestuar më 18 Janarit të këtij viti dhe i akuzuar për veprat penale “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”.

Ai akuzohej se abuzonte seksualisht prej dy vitesh me një vajzë 16-vjeçare, ku dyshohej se ai e kishte manipuluar të miturën me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt, pasi ai ka dhe tre partnere të tjera.

Dervish Hasi ka pretenduar para grupit të hetimit se çdo marrëdhënie ka qenë me konsensus, teksa ata e konsideronin njëri- tjetrin si të martuar me hoxhë.

Lirimin e Dervish Hasit e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Roland Islami, i cili ka deklaruar se klienti i tij ka lënë qelinë para një jave, pasi sipas tij, mjeku është shpallur i pafajshëm për vperat penale për të cilat akuzohej.

“Nuk është liruar sot, është liruar para një jave. Mbaroj gjykimi dhe fitoi pafajësinë ai, është liruar, është deklaruar i pafajshëm. Tani nuk ka asnjë akuzë. Nuk është e mitur ajo, unë e kisha thënë me kohë. Ishte një mashtrim, kishin bërë lojë kolegët, e morën në qafë dhe gazetarët lart e poshtë.” – ka deklaruar për RTSH-në Roland Islami, avokati i mjekut Dervish Hasi.

Lexo edhe:

Fier/ Mjeku merr ryshfet për operacion në testikuj, i mituri humb njërin: Do e rioperoj

Ishte në grumbullim, ndahet nga jeta mjeku i ekipit të Seria A

Dervish Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” prej vitit 2021, kohë në të cilën u hap ky shërbim edhe në këtë spital.

Nga detajet e hetimit, rezulton se njohja me të miturën është bërë gjatë kohës që mamaja e saj do të operohej, dhe ky ka qenë kardiokirurgu që ka kryer ndëryrjen.

Familjarët e vajzës 16-vjeçare që kryente marrëdhënie seksuale me mjekun Derivsh Hasin janë shprehur se kanë qenë kundër marrëdhënies mes tyre, megjithëse nuk kanë mundur ta shkëpusin dot atë nga mjeku. Por vetë vajza e mitur ka thënë për hetuesit se nuk është detyruar nga ai dhe se ka qenë zgjedhje e saj e lirë.

Në dëshminë e saj të dhënë përpara hetuesve, e mitura ka pranuar lidhjen me mjekun dhe ka thënë se marrëdhëniet seksuale janë kryer me konsensus në banesën e tij, pasi ajo mbushi 16-vjeçe.

Vajza pohon se është njohur me mjekun në moshën 14-vjeçare dhe pasi kanë komunikuar kanë filluar ta pëlqejnë njëri-tjetrin. Ajo shton se është martuar me mjekun nga një hoxhë sipas një dokumenti të quajtur NIKAH. Ajo ka deklaruar se është besimtare myslimane dhe sipas saj mashkullit i lejon feja të ketë disa gra.

“Më datë 17.01.2024 në prani të psikologut, punonjësit social si dhe prindit të saj, i është marrë deklarim shtetases së mitur D. D., e cila ka deklaruar se është praktikante e fesë myslymane dhe se e lejon feja martesën e meshkujve me shumë partnerë. Ajo pohon faktin se në moshën 14 vjeçare është njohur me shtetasin Dervish Hasi. Ajo pohon faktin se i ka bërë me dije me Dervishit moshën e saj 14 vjeçare pastaj kanë vazhduar komunikimin ku të dy i kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë njëri tjetrit. Pas një viti përafërsisht në moshën 16-vjeçare ata kanë kryer marrëdhënie me njër tjetrin tek banesa e sipërcituar. Vajza  e di se mjeku është i martuar me një partnere dhe se ka dhe dy partnere të tjera. Ajo deklaron se me dy prej tyre njihet dhe me një nuk njihet. E pyetur nga ana jonë ajo pohon faktin se ka kryer mardhënie seksuale për herë të fundit më datë 16.01.2024. Deklaron se gjithçka e ka bërë me dëshirë dhe se kanë bërë martesë fetare sipas një dokumenti fetar të quajtur NIKAH dhe se kjo martesë fetare është bërë në prani të një hoxhe, rreth para një viti. Ajo deklaron se përdor medikamente për tiroiden dhe aneminë. Po ashtu deklaron se së fundmi nuk ka pasur situata stresi, përpos atyre të streseve të perditshëm për shikak të provimeve në shkollë“, thuhej në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.

Mjeku Dervish Hasi ka dhe 7 fëmijë me 3 gratë e tjera të tij. Me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

Hetuesit gjetën në telefonin e Dervish Hasit edhe një video me përmbajtje erotike, ku dyshohet se mjeku e kishte filmuar gjatë aktit me të miturën dhe e dërgonte në grupin e Whats App-it, ku e kishte bashkë me 3 gratë e tjera.

Dervish Hasi rrit vajzën e Gjin Nikës, “të fortit të Bulqizës” që u vra me 30 plumba

Etiketa: 16- vjeçareabuzonteDervish Hasimartesemjeku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fier/ Mjeku merr ryshfet për operacion në testikuj, i mituri humb njërin: Do e rioperoj

21:22 : 25/04/2025
Lajmet e Dites

Ishte në grumbullim, ndahet nga jeta mjeku i ekipit të Seria A

13:32 : 24/04/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

Shapo: Alarmante, situata e mjekësisë në Shqipëri! Bluzat e bardha po ikin në emigracion

22:31 : 01/04/2025
Lajmet e Dites

Një ditë para Shën Valentinit dhe pas 18 vitesh martesë, Blendi Klosi divorcohet nga gruaja

13:58 : 19/03/2025
SPORT

Vdekja e mjekut të Barcelonës, klubi i bën dy kërkesa UEFA-s në prag të sfidës me Benfikën

15:52 : 10/03/2025
Para

REL: Jashtë kufijve, por shqiptarët e Kosovës dhe RMV, Ditën e Pavarësisë e përjetojnë si festë për identitetin e tyre

TË GJITHA

“Afrika e Jugut, gjenocid ndaj të bardhëve”, Trump akuzon homologun, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

09:43 : 22/05/2025

Rrebeshe shiu/ Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

09:35 : 22/05/2025

Vijojnë reshjet e shiut në vend, parashikimi i motit për sot

09:35 : 22/05/2025

Kryediplomatja europiane: Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

09:31 : 22/05/2025

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

09:28 : 22/05/2025

Dalin FOTOT e disa prej shqiptarëve të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar e të strukturuar kriminal

09:28 : 22/05/2025

Dy të vdekur në Australi nga përmbytjet e mëdha, izolohen dhjetëra mijëra banorë

09:25 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com