• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të rinjtë krah pensionistëve: Të mos mendojmë vetëm për sot!

16:39 : 27/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Mes pensionistëve që dolën të mërkurën për të pestën herë përpara Kryeminsitrisë ishin dhe dhjetra të rinjë, të cilët protestuan për “një të ardhme me pensione dinjitoze”.

Mes turmës së mbledhur, përveç të rinjve aktivistë të Lëvizjes Bashkë, që janë përfshirë prej kohësh në organizimin e protestës, vura re të rinj të tjerë që po protestonin.

Të rinjtë duke protestuar për “Pensione Dinjitoze”

Një grup prej katër të rinjsh më bëri përshtypje dhe vendosa t’u afrohem për të ditur se çfarë i shtyu t’i bashkoheshin protestës së pensionistëve.

Prej tyre, një djalë 22-vjeçar, ishte i pari që rendi të shprehej edhe pse iu shmang prezantimit me emër. Ai tha se e kishte ndjerë detyrë morale për t’iu bashkuar protestës.

“Së pari prindërit dhe gjyshërit nuk munden”, tha ai duke shpjeguar se kishte dalë për ta, e së dyti “nuk mendohet vetëm për sot, nesër një ditë të gjithë do të jemi pensionistë”.

Lexo edhe:

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Justifikohet Malaj: Është zgjidhje e përkohshme!

Çfarë pritet të ndodhë? Në prag të nisjes së protestave, Berisha takon sekretarin e Përgjithshëm të PL

“Unë i shoh pensionistët si shtresa më e nëpërkëmbur, ndër vite, dhe mendoj se reagimi duhet të vijë nga të gjithë, jo vetëm pensionistët, prandaj si i ri i jam bashkuar”, tha më tej 22-vjeçari.

Më tutje, krah një zonje të moshuar, ndodhej Sara Koçiaj, një vajzë 24-vjeçare, e cila prej 5 javësh del çdo të mërkurë në protestën e pensionistëve.

Sara Koçiaj në protestën e pensionistëve

Sara tha se proteston pasi “më prek sepse dhe unë kam gjyshër, dhe mendoj që pensionistët janë një nga grupet më vulnerabël të shoqërisë, kanë punuar një jetë dhe meritojnë të shijojnë frytet e punës së tyre”.

Besi Maçi ishte një nga dy të rinjtë që mbanin banderolën me nënshkrimin “Pensionistët në Protestë”.

Në fakt, ky ishte detaji i parë që të bënte përshtypje pasi lexoje banderolën, dy të rinj që mbajnë dhe protestojnë për pensionet.

Besi është 21 vjeç, dhe prej disa vitesh angazhohet si aktivist i Lëvizjes Bashkë. Kërkova nga Besi të ndante dy-tre ide, se pse e sheh ai të domosdoshme pjesmarrjen e të rinjve në këtë protestë.

“Ky solidaritet lidhet me të gjithë kategoritë e jo vetëm pensionistët, pra nëse qeveria trajton pensionistët në këtë mënyrë, trajton edhe studentët, edhe punëtorët”, më tha Besi.

Aktivisti Besi Maçi duke mbajtur banderolën në protestën e pensionistëve

Ngjashëm, Gabriel Rakaj, një i ri nga Shkodra më tha se iu bashkua protestës si formë solidariteti.

“Një shoqëri që trajton pensionistët pa dinjitet, nuk është një shoqëri e drejtë, e besoj se çdokush që e lufton padrejtësinë duhet me qenë sot këtu”, u shpreh Gabrieli teksa shtoi se gjyshërit e tij nuk i bashkohen dot protestës, e në një formë ka ardhur për t’i përfaqësuar ai ata.

Esi Zaimi, një vajzë 26-vjeçare më tregoi se babai i saj pas 2 vitesh do të dalë në pension dhe se “me pensionin e tij nuk do ketë mundësi të paguajë kredinë dhe të kujdeset për motrën që është me aftësi të kufizuara, e cila merr më pak se 20 mijë lekë”.

Për Esin, protesta është një domosdoshmëri. Ajo shprehet se kur padrejtësia të prek shtëpinë, jetesën “të protestosh është vetëm hapi i parë”.

Me megafonin gjithmonë në dorë, duke thirrur vargjet: “Shqipëria Latine, krim dhe korrupsion, rinia në gomone, pleqtë në depresion”, gjendet një prej aktivisteve të Lëvizjes Bashkë, Anxhela Nasto.

Prej 4 javësh Anxhela së bashku më aktivistë të tjerë dalin nëpër lagje të Tiranës për të shpërndarë lajmin se “Pensionistët po protestojnë”.

“Kur na shohin që jemi të rinjë, ka nga ata që thonë çne ju me pensionsitët, por shumica janë komente pozitive, që na thonë me rininë bëhet e ardhmja, kjo na motivon”, më tha Anxhela teksa ndau copëza nga puna e terrenit.

Anxhela më tha se sa herë që i është dhënë mundësia për intervistë gjatë këtyre javëve protestë, thirrja e saj ka qenë piëkrisht për të rinjtë.

Aktivistja Anxhela Nasto në protestën e pensionistëve

“Mendoj që ne të rinjve na takon për shkak të energjisë, moshës dhe për shkak se janë gjyshërit tanë, prindërit tanë, të dalim këtu edhe për ata që nuk munden”, tha Anxhela, e cila mendon se nëse të rinjtë nuk reagojnë sot, pas shumë vitesh mund të jenë në të njejtën situatë si pensionistët sot.

Pasi përfundova bisedën me Anxhelën, kërkova me sy për një prej aktivsitëve të tjerë, Emiljando Kitën, i cili është gjithnjë i angazhuar me bisedua me protestuesit.

Emilajndo, një nga aktivsitët që ka ndihmuar në organizimin e grupimit “Pensionistët Bashkë”, tregoi se grup i pensionistëve fillimisht ishte i vogël, kryesisht me ata që kishin qenë minatorë, me të cilët Emiljando kishte kontakte prej disa kohësh.

Aktivisti Emiljando Kita duke biseduar me dy pensionistë gjatë protestës

Pas vendimit të qeverisë për të cilësuar si rritje, indeksimin me vetëm 40 lekë në ditë të pensioneve, mes këtij grupimi lindi ideja për protestë.

“Është një numër shumë i madh pensionistësh që po i bëhet një padrejtësi, që marrin një pension poshtë minimumit jetik”, tha Emiljando teksa renditi disa prej arsyeve për të cilat protesojnë.

Aktivisti Emiljando Kita duke mbajtur fjalën e tij gjatë protestës

“Kërkesat janë të qarta”, theksoi ai, “kërkohen pensionie dinjtioze, minimum jetik dhe një kategori e madhe, miratimin e statusit të minatorit”.

Kjo ishte protesta e pestë përballë Kryeministrisë, në rrethana dhe kushte disi të vështira duke pasur parasysh se temperaturat në Tiranë në këtë fund-nëntori kanë rënë ndjeshëm.

Me dimrin përpara, kushtet mund të jenë edhe më të vështira, por e sigurt është që me një mbështetje të tillë nga të rinjtë dhe Lëvizja Bashkë, kjo çështje do të vijojë të jetë ndër më të diskutuara nga kjo lëvizje dhe me gjasë edhe nga shumica e partive të tjera në fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme./ Citizens.al

Etiketa: i moshuarkryeminsitriapensionepensionistëtprotestate rinjte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Justifikohet Malaj: Është zgjidhje e përkohshme!

12:56 : 14/11/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet të ndodhë? Në prag të nisjes së protestave, Berisha takon sekretarin e Përgjithshëm të PL

11:41 : 13/11/2025
AKTUALITET

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025
AKTUALITET

Tallja e Ramës me pensionisët! Pasi fitoi zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit

17:00 : 10/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe kujdes me koncesionet

12:03 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025
Para

Biletat në sektorin e ultrasve, “Tirona Fanatics” me njoftim të rëndësishëm para derbit

TË GJITHA

FOTO/ Ky është çifti nga Korça që u gjet i vdekur brenda banesës në Francë

13:40 : 14/11/2025

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Ekuador, 7 shqiptarë vihen në pranga (Emrat)

13:38 : 14/11/2025

Berisha publikon deklaratat e Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

13:29 : 14/11/2025

Berisha: Në takimin e ‘Arubas’ mund të kenë qënë dhe vëllezërit Hysa!

13:26 : 14/11/2025

Vdes pacienti në spitalin e Fierit, procedohet për neglizhencë mjekja

13:08 : 14/11/2025

Familja Hysa e përfshirë në kartelin “Sinaloa”/ Berisha: Ja ku shtrihej ‘perandoria’ e miqve të Edi Ramës

12:57 : 14/11/2025

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Justifikohet Malaj: Është zgjidhje e përkohshme!

12:56 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com