• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Operacioni i SPAK/ Arrestohet në Belgjikë vëllai i Suel Çelës

15:06 : 26/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, është arrestuar ditën e sotme në Belgjikë në kuadër të operacionit të SPAK.

Prokuroria e Posaçme doli sot me një komunikatë zyrtare në lidhje me operacionin për goditjen e grupit kriminal të Suel Çelës, mbi të cilin sipas SPAK rëndojnë akuzat për veprat penale nga trafiku ndërkombëtar i lëndeve narkotike, tek korrupsioni e deri tek vrasjet e kundërshtarëve të tij.

SPAK ka caktuar gjithësej 21 masa sigurie, 18 prej tyre “Arrest me burg”, për një avokate “Arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për dy gazetarë, por në njoftim nuk theksohet se sa prej tyre janë ekzektuar nga ana e Policisë së Shtetit.

SPAK bën me dije se ka zbardhur atentatin ndaj Ardian Çapja, vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë, si dhe një atentat të dështuar ndaj Elton Kilës, teksa sqarohet dhe roli që kanë patur dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

Lexo edhe:

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

Në lidhje me këtë operacion, SPAK bën me dije se ka bashkëpunuar me Eurojust, Europol, autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit për të dokumentuar dhe ndjekur penalisht një organizatë të mirëstrukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine.

Sipas SPAK, ky hetim i bazuar në  komunikimet e koduara  SKY/ECC dhe në veprimet të tjera hetimore vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë.

Struktura e Organizatës 

“Kjo organizatë kriminale, në fokusin e saj kishte kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale. Organizata kriminale që drejtohej nga Marjus Lulaj alias Suel Çela me qëllim kontrollin e territorit  kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale që drejtohej nga Marjus Lulaj alias Suel Çela. I gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nr.193/2023 janë dokumentuar faktet penale si më poshtë:

  1. Vrasje e mbetur në tentativë me snajper në dëm të shtetasit, Ardian Çapja, në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit
  2. Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit Bledar Muça, mars 2020;
  3. Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit Elton Kila, në vitin 2020.
  4. Tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020.
  5. Tentativa për trafikimin e 466 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.
  6. Ushtrimi i ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias.

Sipas SPAK, Marjus Lulaj alias Suel Çela është identifikuar si drejtuesi i organizatës, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si; Mario Çela, Fuad Verzivolli, Bujar Shega, Klaus Matishi alias  Kledjan Çopja, Xhino Roka etj ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

Rrjeti i trafikut ndërkombëtar të kokainës

Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen.

Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp,  Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.

Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:

  1. Marjus Lulaj alias Suel Çela –  36 vjeç, banues në Elbasan
  2. Mario Çela – 35 vjeç, banues në Elbasan (vëllai i Suel Çelës)
  3. Xhino Roka – 33 vjeç, banues në Tiranë
  4. Klaus Matishi alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja – 37, banues në Elbasan
  5. Sergej Hasanpapaj – 30 vjeç, banues në Elbasan
  6. Bruno Hazizolli – 34 vjeç, banues në Elbasan
  7. Ledio Zabeli – 33 vjeç, banues në Elbasan
  8. Marsel Roka – 37 vjeç, banues në Tiranë
  9. Ado Xhika alias Elkier Cërriku alias Ado Cërriku –  39 vjeç, banues në Tiranë
  10. Prekë Kodra – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
  11. Fuad Verzivolli –  48 vjeç, banues në Elbasan
  12. Metin Mehjam – 27 vjeç, banues në Elbasan
  13. Renato Hasani – 35 vjeç, banues në Elbasan
  14. Skënder Sufaj – 34 vjeç, banues në Tiranë
  15. Artan Hoxha – 50 vjeç, banues në Tiranë
  16. Elton Qyno – 39 vjeç, banues në Tiranë
  17. Pajtime Fetahu – 65 vjeç, banues në Elbasan (Ish-gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit)
  18. Dedan Gjoni – 48 vjeç, banues në Tiranë  (Ish-shefi i Krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë)
  19. Marsel Shega alias Bujar Shega – 51 vjeç, banues në Tiranë (Biznesmen)
  20. Hajdar Lala alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa – 40 vjeç, banues në Tiranë
  21. Blerina Beqiri –39 vjeç, banues në Elbasan (Avokate)
Etiketa: Mario Çelaspaksuel cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025
AKTUALITET

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025
Para

EMRAT/ Pjesë e grupit të Suel Çelës, arrestohen dy vëllezërit e drejtoreshës së AZHT-së

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet kryekomisionerin, ndërpritet numërimi

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025

Ilir Meta më i votuari tek PD në “zonë e tij elektorale”, merr votat e shokëve tek “313-ta”

13:19 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com