• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Flinte te Plaza qeni, por do ta kap”/ Gjyqtarja Fetahu iu kërkoi bandave të goditej Saimir Kodra

09:01 : 26/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një prej 19 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e grupit kriminal të Suel Çelës është edhe për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahun.

Kjo e fundit ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi rezultonte si e përfshirë edhe në grupin kriminal të dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, teksa tashmë ka përfunduar në burg.

Në dosjen e SPAK rezulton se ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu iu ka kërkuar bandave të Elbasanit për goditje e drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra, pas trasnmetimit të disa emisioni nga ky i fundit ku denonconte lidhjet e gjyqtares me krimin e organizuar si dhe vendimet e saj korruptive.

Mësohet se personazhet e krimit i kishin vënë në dispozicion ish-gjyqtares Pajtime Fetahu një telefon me aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” për të folur me ta për planin e “hakmarrjes” ndaj gazetarit Saimir Kodra. Lidhja mes gjyqtares dhe bandës mundësohet nga vajza e saj, Megi Fetahu, e cila shprehet se “mami u kënaq kur i thash se do të flasi me ju”.

Burime bëjnë me dije se për të realizuar “hakmarrjen”, gjyqtarja ka angazhuar dy anëtar të grupit të Suel Çelës. Por, duket se plani ka dështuar dhe kjo kuptohet nga një mesazh në “Sky Ecc” që Marjus alias Suel Çela i ka dërguar gjyqtares Pajtime Fetahu.

Lexo edhe:

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

“XXX i bën me dije gjyqtares Pajtime Fetahu se ka dashur ta dëmtojë Saimir Kodrën, drejtues i emisionit investigativ “Stop”. Por në pamundësi për ta gjetur atëherë miqtë e tij, XXX dhe XXX, të cilët dyshohet se janë XXX. dhe XXX, kanë djegur banesën e prindërve të tij (Saimir Kodrës).

Nga biseda dyshohet se gjyqtarja Pajtime Fetah ka një shqetësim në lidhje me drejtuesin e emisionit “Stop” për të cilin personi me të cilin kjo flet thotë se do të hakmerret ndaj tij dhe shprehet se për atë që i ka bërë asaj do ta paguajë 10-fish.” – thuhet në dosjen e SPAK.

“Për çunin e vogël…nuk ka asnjë lidhje me djegien e makinave. Ai mund të ketë djegur shpin e familjarëve të Sajmirit të Stopit, kte se kam të sigurt hahaha. Në fakt atë e kan ba shokët e mir Endri me Kledin. Në fakt unë doja ta dëmtoja direkt Saimirin. Ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jan marrë personalisht shokët e mi të ngushtë Endri me Kledin“ – thuhet në mesazhin që Suel Çela i ka dërguar gjyqtares Fetahu.

Gjithsesi, me anë të këtij mesazhi duket se krimi i organizuar siç duket vetëm sa ka dashur që t’i bëjë qejfin gjyqtares Pajtime Fetahu, në këmbim të ndonjë tjetër favori.

Kjo kuptohet nga reagimi i gazetarit Saimir Kodra, i cili në një prononcim për emisionin “Stop”, pranoi përplasjen me gjyqtaren Fetahu, por mohoi që t’i ishte djegur ndonjëherë shtëpia e prindërve, apo që të kishte fjetur ndonjëherë tek hotel “Plaza”.

Saimir Kodra: Asgjë më tepër se sa kam denoncuar veprimet korruptive të saj në gjykatën e Elbasanit. E kam pasur gjithçka institucionale dhe asgjë më tepër. Madje kam pasur më shumë denoncime për t’u parë personalisht me të dhe me familjen e saj, por nuk kam pranuar pasi qasja ime gazetareske ishte vetëm ajo institucionale. Por ja që jetojmë dhe në këtë vend që ka dhe kështu gjyqtarësh.

Blendi Fevziu: Po ua kanë djegur vërtet shtëpinë e prindërve?

Saimir Kodra: Jo! Nuk është e vërtetë fare kjo gjë madje nuk flija fare tek “Plaza”.

Gazetari Saimir Kodra tha se ishte vënë në dijeni të këtij komunikimi nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili e kishte marrë në pyetje në lidhje me rrethanat.

EMRAT/ Nga Suel Çela tek i vëllai, kush janë 21 personat për të cilët SPAK ka caktuar masa sigurie

Etiketa: hakmarrjaPajtime Fetahusaimir kodraspaksuel cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Babai i Suel Çelës ka përfituar 150 mijë euro nga fondet e OLAF-it

10:45 : 08/10/2025
AKTUALITET

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit”

20:23 : 07/10/2025
Para

Angela Merkel - multimilionere me botimin e kujtimeve

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com