• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Situatë e tmerrshme për gratë dhe fëmijët afganë

09:01 : 25/11/2024
në BOTA

Miliona njerëz në Afganistan varen nga ndihma humanitare. Gratë dhe fëmijët vuajnë më shumë. Situata tepër e rëndë.

Prej ardhjes së talebanëve në pushtet në gusht 2021, Afganistani ka qenë në një krizë të thellë humanitare dhe ekonomike. Vendet që ishin të përfshirë ushtarakisht në Afganistan kanë një detyrim moral për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, bazuar në Marrëveshjen e Dohas, tha Shir Mohammad Abbas Stanekzai më 18 nëntor në Kabul.

Stanekzai është zëvendësministër i Jashtëm i talebanëve për çështjet politike. Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare joqeveritare që të mbështesin Afganistanin me ndihma teknike, iniciativa për zhvillimin ekonomik dhe përmes bashkëpunimit bujqësor.

“Një kërkesë shpëtimi prej 800 milionë dollarësh”

Talebanët shpresojnë të fitojnë më shumë mbështetje me pjesëmarrjen në forume ndërkombëtare, siç është konferenca e fundit e OKB-së për klimën. Sipas Graeme Smith, një ekspert i Afganistanit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, para ardhjes së talebanëve në pushtet, vendi merrte rreth 800 milionë dollarë financim vetëm për klimën nga Fondi i Gjelbër Klimatik (GCF), Fondi Global i Mjedisit dhe Fondi Përshtatja.

Lexo edhe:

Raporti përfundimtar i SHBA-së zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan

Për herë të parë në historinë moderne, një kryeqytet po shkon drejt tharjes

Fondet fillimisht ishin të destinuara për energjinë e rinovueshme dhe projektet e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Me ardhjen e talebanëve në pushtet, mbetet e paqartë nëse projekte të tilla mund të zbatohen në rrethanat e reja.

Bashkësia ndërkombëtare ende nuk e njeh qeverinë afgane të udhëhequr nga talebanët. Sepse talebanët nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Dohas 2020, veçanërisht në lidhje me të drejtat e grave.

Shtypja në emër të Islamit

“Talebanët pretendojnë se janë përfaqësues të kulturës dhefesëafgane. Por në realitet ata janë një grup i vogël njerëzish që nuk përfaqësojnë as vendin e tyre dhe as të gjithë zërat në këtë vend,” tha fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai në një intervistë për Deutsche Welle. Malala, e cila u qëllua në kokë nga talebanët në moshën 15-vjeçare, që nga shërimi i saj ka bërë fushatë për të drejtën e shkollimit, veçanërisht për vajzat. “Islami nuk e ndalon një vajzë të studiojë. Islami nuk e ndalon një grua të punojë”, theksoi Malala. Ajo u bëri thirrje vendeve myslimane dhe liderëve fetarë që të marrin një qëndrim të qartë kundër talebanëve.

Pas ardhjes në pushtet në verën e vitit 2021, talebanët filluan të shtypin sistematikisht gratë dhe vajzat nga jeta publike. Ato janë të përjashtuar nga institucionet arsimore dhe tregu i punës. Liritë e tyre janë kufizuar shumë.

“Jam e lumtur kur mund të punoj dhe të fitoj para. Nuk më lejohet më të shkoj në shkollë”, thotë Mehrsana, një vajzë nga provinca e Heratit, e cila punon në një fermë. Në fermën ku punojnë vetëm gratë, ato lejohen të punojnë vetëm një muaj në vit. Ato nuk mund të punojnë tërë kohën.

Të miturit si ajo janë ndër viktimat kryesore të situatës katastrofike ekonomike. Kriza humanitare përkeqësohet çdo muaj. Pak para fillimit të dimrit, Federata e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) paralajmëroi urgjentisht për pasojat e kequshqyerjes akute të fëmijëve. “Nivelet e kequshqyerjes në vendin tonë janë tronditëse,” tha Mohammad Nabi Burhan, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe afgane, në tetor.

Afganistani është një nga vendet më të varfra në botë dhe është shumë i varur nga ndihmat. Në vitin 2020, produkti i brendshëm bruto (GDP) ishte gati 20 miliardë dollarë, nga të cilat gati gjysma erdhi nga ndihma e huaj. Pas ardhjes së talebanëve, janë zvogëluar ndihmat dhe është përkeqësuar gjendja për miliona gra, fëmijë dhe familje./DW

Etiketa: afganeafganistane tmerrshmefemijetgratesituatetalebanet

Lajme të lidhura

BOTA

Raporti përfundimtar i SHBA-së zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan

08:04 : 04/08/2025
BOTA

Për herë të parë në historinë moderne, një kryeqytet po shkon drejt tharjes

16:20 : 20/07/2025
AKTUALITET

Gazetari: Grave në burgjet shqiptare nuk u lejohen “takime speciale”, ja arsyeja

22:21 : 15/07/2025
BOTA

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e afganëve nga SHBA

09:44 : 15/07/2025
BOTA

Rusia bëhet vendi i parë që njeh qeverinë talebane të Afganistanit

08:29 : 04/07/2025
AKTUALITET

Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri

19:40 : 21/06/2025
Para

“Dimri” i lë vendin vjeshtës, mësoni si do të jenë temperaturat për festat e Nëntorit

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com