• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkohet dorëheqja e Manastirliut, çfarë ndodhi në protestën e dytë për vrasjen e Martin Canit (PAMJE)

19:34 : 25/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Shoqëria civile, prindër e të rinj organizuan ditën e sotme protestën e dytë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’.

Protestuesit janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit, ndërsa në kangjellat e saj kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, por edhe një sërë kërkesash të tjera si rritje e buxhetit për arsimin, dhe shkollat të plotësohen me infrastrukturë dhe staf mbështetës, përfshirë shërbimin psiko-social në raportin 1 psikolog për 200 nxënës, si dhe oficerë sigurie në çdo shkollë.

Në protestë e organizuar para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit, qytetarët u bënë thirrje prindërve që së bashku me fëmijët të bojkotojnë procesin mësimor ditën e mërkurë. Një prej tyre tha se atë ditë duhet të protestohet në çdo qytet të Shqipërisë.

“Më mirë i mbajmë fëmijët tanë në shtëpi, se sa t’i çojmë në shkollë. Nëse fëmijët nuk shkojnë në shkollë, mbase nuk do edukohen, por do jenë të sigurt. Vetëm gjatë këtij viti 5 fëmijë janë vrarë. Të bëhen protesta në të gjithë qytete e Shqipërisë ditën e mërkurë. Të mërkurën të protestohet në çdo qytet të Shqipërisë”, u shpreh një qytetar.

Lexo edhe:

E rëndë! Influencerja nga Meksika vritet teksa ishte live në TikTok/ VIDEO

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

Protestuesit paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor nëse nuk marrin përgjigje nga Ministria e Arsimit për kërkesat e tyre.

 

1 nga 7
- +

Në një fjalim plot me emocion motra e Egli Progës, Jonida, bëri thirrje për drejtësi hyjnore.

Ajo tha se duhet të gjenden përgjegjësit moral për këtë vrasje, ndërsa vuri në dukje mirësinë e prindërve të Martinit të cilët nuk po kërkojnë hakmarrje. Ata duan të largohen nga ky vend, vetëm këtë kërkojnë prindërit e Martinit, tha Jonida.

Sakaq ajo vuri në dukje mungesën e nënës së autorit në këtë tragjedi. Motra e Egli tha se pse nëna e autori po hesht dhe se pse nuk po ngushëllon dhe përqafon nënën e viktimës.

“Mua tashmë më njihni, vazhdoj të jemi motra e Egli Progës. Erdha sot për Martinin engjëllin e vogël të babit të tij dhe nënës së tij. Çfarë zemre duhet të ketë një nënë që nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj 14-vjeçar, dritën e syve të saj. A ka njeri në Shqipëri të ma thotë. Florina vajton, vajton dhe vetëm vajton dhe nuk kërkon asgjë. Madje as drejtësi, e për çfarë duhet drejtësia pas ikjes së Martinit të vogël, për të edukuar babain e vrasësit apo nënën e tij që nuk duket askund në këtë tragjedi. Ku është Vilma Përlleshi, përse nuk flet, përse fshihet, përse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd as ty zonjë që më dëgjon e fshihesh bashkë me babanë e vrasësit. Ku do gjeni ju prindër më të paqtë në rruzullin tokësor si prindërit e Martinit që nuk kërkojnë asgjë, që duan vetëm të ikin jashtë Shqipërisë dhe ta harrojnë këtë vend. Edhe familja ime iku nga Pogradeci, erdhi në Tiranë. Jam këtu për të bërë thirrje publike. Ngrihuni dhe mos lejoni më t’ju vriten të dashur dhe të afërmit tuaj. Bëhuni bashkë për të kërkuar drejtësi hyjnore dhe jo juridike. Duam përgjegjës moral për vrasjen”, tha ajo.

  • Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit

Me lot në sy dhe dhimbjen e madhe që i ka lënë pas vrasja e të birit, babai i Martin Canit iu bashkua qindra protestuesve para Ministrisë së Arsimit.

I shoqëruar nga familjarë të tjerë, ai iu bashkua protestës për të kërkuar drejtësi për Martinin e vogël.

Ai nuk mbajti një prononcim për mediat, por gjyshi i Martinit kërkoi që drejtësia të vihet në vend.

  • Gjyshi i Martinit: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

Gjyshi i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, preku me fjalimin para protestuesve para Ministrisë së Arsimit. Ai thotë se do të vijojë të kërkojë drejtësi deri në fund për nipin e tij.

Gjyshi i Martinit: Martini, për ata që e njohin, ka qenë një shembullor në shkollë. Ka qenë një shembullor në shoqëri, ka qenë një shembullor që merrej edhe me sport. Gjithë Shqipëria, që ne u dogjëm, mos të digjen më të tjerë. Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi, nuk duan që askush të përfitojë nga rasti, ta shfrytëzojë. Nëse nuk do zgjidhet që ky problem, që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem si kur ra Martini për hir të demokracisë do bie edhe unë se s’ka çfarë me duhet më jeta. Nuk dua kurrën e kurrës që të bej keq kujt. Kurrë nuk dua, as kurrë nuk i dëshiroj keq kurrë. Të vihet drejtësia në vend.

  • Florian Binaj: Nxënësit mosha më e lënë pas dore

Aktori i humorit dhe moderatori Florian Binaj ka marrë pjesë në protestën e organizuar për vrasjen e Martin Canit. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Binaj tha se fajtor për vdekjen e 14-vjeçarit është media, politika dhe vetë shoqëria.

Ai iu bëri thirrje dhe drejtuesve të emisioneve televizive të darkës që të ftojnë prindër, nxënës dhe mësues. Aktori u shpreh se nxënësve iu duhet dhënë hapësirë për të folur, pasi sipas tij janë mosha më e lënë pas dore.

“Ne jemi sot këtu jo për punën që bëjmë por për prindërit që jemi. Pashë prindër dhe bashkëmoshatarë të Martinit me lot në sy. Por për këtë ka një faj disavjeçar. Përgjegjës është dhe media, edhe politika edhe ne si shoqëri. Sot çdo gjë është private, sot çdo prind duhet të sakrifikojë për t’i dhënë një talent fëmijës, që kur del jashtë nuk i vlen. Nuk i vlen sepse sot është krijuar një sistem ku talentet përbuzen. Televizionet pse nuk ftojnë prindër dhe fëmijë. Ju bëj thirrje Blendi Fevziut, Eni Vasilit dhe Grida Dumës që bë jnë çdo darkë emisione dhe me to mbyllet dita. Ftoni prindër, nxënës dhe mësues. Të ftohen nxënësit, që janë mosha më e lënë pas dore. Iu kemi zënë çdo hapësirë publikë për t’ja dhënë lokaleve. E vetmja gjë që, ne si shoqëri dhe politika, iu kemi dhënë të rinjve është Tik Tok. Uroj të bëhët një ligj, ndoshta dhe të marrë emrin e Martinit për të frenuar këtë çmenduri kolektive që të kemi sa më shumë shembuj për tu krenuar dhe jo heronj të heshtur për të vajtuar.”, u shpreh Binaj.

Kërkesat e Shoqërisë Civile:

-Shtimi i buxhetit në 5% të PBB
-Plotësimi i shkollave me infrastrukturë dhe staf mbështetës
-Rritja dhe plotësimi 100% i shkollave me psikologë, raporti 1 psikolog për çdo 200 nxënës
-Qëndrimi nxënësve në shkollë deri në 16:00, duke ofruar ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat
-Zbatimi emergjent i rregullit për heqjen e telefonave në orën e mësimit
-Miratimi i legjislacionit për vendosjen e filtrave parandalues të përmbajtjeve me gjuhë urrejtje për fëmijët nën moshën 14 vjeç
-Krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve ku të ndërlidhen të gjitha hallkat
-Çdo shkollë duhet të ketë oficerin e sigurisë
-Dorëheqje e menjëhershme e ministres së Arsimit

  • Vrasja e Martin Canit

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin “Snapchat”, kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.

Etiketa: Canikrimmartinvrasje

Lajme të lidhura

BOTA

E rëndë! Influencerja nga Meksika vritet teksa ishte live në TikTok/ VIDEO

12:31 : 14/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

11:36 : 13/05/2025
AKTUALITET

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025
AKTUALITET

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025
AKTUALITET

Vrasja për motive pronësie në Has, nis seanca ndaj Ylber Jakut

11:10 : 10/05/2025
AKTUALITET

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Besmir Hidës, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i Laert Haxhiut

09:14 : 10/05/2025
Para

Ndeshja e parë zyrtare pas dëmtimit, Broja e nis si titullar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com