• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Narkoshteti po bën gjithçka kundër legjitimitetit të bisedave të “Sky Ecc”

12:59 : 25/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se krimi i organizuar dhe narkoshtetit, duke iu referuar Qeverisë, po bëjnë gjithçka për t’i rrëzuar si prova bisedat e përftuar nga aplikacionet e inkriptuara “Sky Ecc” dhe “EncroChat”.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha tha se ndaj Gjykatës JKushtetuese, e cila do të vendosë për këtë gjë, organizatat kriminale kanë vendosur shumë miliona euro, sipas tij, 6 milionë euro vetëm nga një bandë.

Po ashtu, Berisha deklaroi se presione të mëdha po ushtrohen dhe nga zyrtarë dhe qeveritarë që kanë përdorur telefonat e kodifikuar, si Ulsi Manja, Engjëll Agaçi, por po bëhet presion dhe nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.

Sali Berisha: Unë jam këtu sot gjithashtu për të denoncuar në emër të PD me forcën më të madhe faktin se organizatat kriminale dhe narkoshteti së bashku po bëjnë gjithçka kundër legjitimitetit të regjistrimeve të telefonatave të kriptuar. Ju drejtohem sot për të shprehur shqetësimin tim më të thelle në lidhje me përpjekjet për të vënë në pikëpyetje ligjshmërinë dhe efektivitetin e masave të përgjimit nga organet ligjzbatuese të vendeve partnere në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, veçanërisht në kontekstin e regjistrimeve me Sky ECC, Encrochat. Përdorimi i të dhënave të përgjimit me telefonat e kriptuar ka rezultuar një faktor vendimtar në shumë vende të BE-së – përfshirë Gjermaninë, Francën, Belgjikën dhe Holandën – në luftën kundër krimit të organizuar. Këto masa jo vetëm që kanë ndihmuar në zbardhjen e rrjeteve kriminale, por gjithashtu kanë parandaluar një numër të madh krimesh. Njohja e këtyre provave përputhet me rregullat ligjore në fuqi dhe shërben për mbrojtjen e shoqërive nga krimi.

Nga hetimet e serverave të bisedave dhe mesazheve me Sky ECC, Encrochat etj, ka rezultuar se gjuha shqipe është gjuha e dytë më e përdorur në këto biseda të kriptuara dhe se nga 60 mijë aparate telefonike të kriptuara që ishin në përdorim, 15 mijë kanë qenë në përdorim nga shqiptarët. Nga këto 8 mijë janë përdorur brenda në Shqipëri nga anëtarë të grupeve dhe organizatave kriminale, por edhe nga zyrtarë të lartë dhe drejtues të Policisë së Shtetit, prokurorë, gjykatës të të gjitha niveleve, zyrtarë të lartë të administratës, ministra. Përqendrimi më i lartë i tyre prej 74 aparatesh është gjetur se ka qenë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave dhe vetë kryeministri Edi Rama ka pasur në përdorim 2-3 prej tyre. Ai personalisht është akuzuar direkt nga partnerja e Charles McGonigal se bisedonin se bashku me Sky ECC.

Lexo edhe:

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

Kushtetuesja tjetër vendim pro Ramës, rrëzon padinë e PD për ligjin që betonizon zonat e mbrojtura

Siç theksova me sipër, Sky ECC përdoret intensivisht në gjuhën shqipe dhe luan një rol qendror në rrjetet kriminale. Bisedat dhe mesazhet e regjistruara ne gjuhe shqipe të transkriptuara arrijnë në rreth pothuaj 1 milion faqe. Fakti që Tirana është një qendër kryesore për këto aktivitete – madje brenda ndërtesave qeveritare – thekson domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe masave të rrepta ne administrimin e tyre. Prandaj Partia Demokratike ka kërkuar krijimin e një Truth Commission, Komisioni i të Vërtetës për të bërë transparencën e plotë të lidhjeve të politikës me krimin, që siç provojnë këto regjistrime, janë një sipërmarrje e përbashkët kriminale. Përkundrejt këtij qëndrimi, po bëhen përpjekja të papërmbajtura nga organizatat kriminale, qeveria dhe vetë prokuroria speciale për të minuar ligjshmërinë e këtyre dokumenteve të përgjimit në Shqipëri dhe t’i deligjitimojnë ato nëpërmjet Gjykate Kushtetuese.
Ndaj kësaj gjykate, organizatat kriminale kane vendosur shumë miliona euro, presione të mëdha po ushtrohen nga zyrtarë dhe qeveritarë që kanë përdorur telefonat e kodifikuar.

Së fundi, po në këtë linjë, vlerën e tyre ligjore e vuri në dyshim edhe kreu i prokurorisë speciale duke u shprehur se ka probleme midis legjislacionit francez (që i ka pranuar ato) dhe legjislacionit shqiptar, duke vetëkuptuar kështu paligjshmërinë e tyre në Shqipëri.
Kjo deklaratë e kryeprokurorit të prokurorisë speciale, Altin Dumani bëhet jo vetëm pasi gjykatat në Gjermani, Francë i kanë konsideruar dokumente ligjërisht të vlefshme, por edhe pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i njohu ato si ligjërisht të vlefshme. Shtoj këtu se vendimet e kësaj gjykate prevalojnë mbi sistemin e drejtësisë së Shqipërisë, në përputhje me firmosjen që i ka bërë Shqipëria Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këto përpjekje rrezikojnë jo vetëm luftën kundër organizatave kriminale të organeve të zbatimit të ligjit, por vënë në pikëpyetje gjithashtu integritetin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo është një mundësi për BE-në dhe shtetet e saj anëtare, përfshirë Gjermaninë, të mbajnë një qëndrim të qartë dhe të ushtrojnë presion ndaj autoriteteve shqiptare. Një veprim i përbashkët dhe vendimtar mund të sigurojë që këto masa të vazhdojnë të njihen ligjërisht dhe të jenë efektive ashtu si ç’ka vendosur së fundmi edhe GjNDNJ. Mbrojtja e qytetarëve tanë nga krimi i organizuar duhet të jetë prioriteti kryesor dhe baza ligjore për përdorimin e masave të përgjimit nuk duhet në asnjë mënyrë të dobësohet nga bota e krimit.

Së pari për ndërhyrjet janë të qarta si kristali. Ndërhyrje kanë bërë bandat dhe flitet rëndom që në Gjykatën Kushtetuese vetëm nga një person, një bandë janë derdhur rreth 6 milionë euro. Por përveç ndërhyrjeve të bandave, ndërhyrje po bëjnë qeveritarët të cilët në skuta takohen me gjykatësit, si Ulzi Manja, Agaçi e të tjerët etj., të cilët kërkojnë deligjitimimi e dokumentacionit që e njohur si legjitim Gjykata Ndërkombëtare e të drejtave të Njeriut. Por ndërhyrje me regjistrime intime, po bën edhe Altin Dumani me organizatën e tij kriminale, sepse deklarata që ai bëri se kemi probleme mes legjislacionit francez dhe atij shqiptar, unë i them këtij mercenari se midis vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe legjislacionit shqiptar nuk ekziston asnjë problem, sepse prevalon gjykata ndërkombëtare mbi gjykatën kombëtare, por ky nuk njeh kushtetutë. Është një bandit që nuk njeh ligj e kushtetutë.

Si mund të thotë ai kemi probleme, në një kohë që ka vendosur gjykata e Strasburgut. E dini çfarë do të thotë kjo apo jo; kemi probleme me konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo do të thotë mohim i neneve të Kushtetutës të cilat garantojnë, faktorin ndërkombëtar se e drejta ndërkombëtare prevalojnë mbi të drejtën kombëtare. Se marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi ligjet e vendit. Por kur je peng siç është Dumani, me 3 apartamente me rrogë shteti, vetëkuptohet pastaj, lexon ato që të japin.

Dhe meqë jam këtu, dua të ju pyes unë si gazetar. Ju lutem, në një investigim gjeni një shqiptar të vetëm që të ketë blerë 3 apartamente me rrogë shteti. Unë ju garantoj se jo tre, por edhe 1 i vetëm me rrogë shteti nuk blihet, pa paguar kredi gjithë jetën. Na thoni pak tani se, i lau duart tha nuk e kam marrë nga kisha. Atëherë i ra nga qielli, i ka marrë nga hajnat, ka larë para të pista. Kështu tha, ne na i kanë kontrolluar. Kujt i thua kontroll? Ka kontrolluar kunata e Belinda Ballukut, apo motra çfarë e ka atë Pamelën. Kush të ka kontrolluar? Ish-bashkëshortja e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’. Thuaju shqiptarëve si u bërë me 3 apartamente ti me rrogë shteti, jo më të madhe se 140 mijë lekë gjer në vitin 2016. E dini çdo të thotë apo jo, i kapur me presh ne dorë betohej te Dudushi se nuk ma ka dhënë kisha. Po punë se ta ka dhënë kisha, kush ta dha, të paktën kisha paratë i kishte të pastra. Ndaj dhe nxirre pak atë llogari të plotë njeriu me tre apartamente që të mbajnë peng dhe të nxjerrin kundër vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.

Etiketa: bisedatGjykata KushtetuesenarkoshtetiprovaSali Berisha“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

20:19 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja tjetër vendim pro Ramës, rrëzon padinë e PD për ligjin që betonizon zonat e mbrojtura

18:54 : 31/07/2025
AKTUALITET

PD në Sarandë votoi për t’i dhënë 60 ha tokë Xhindolit e Buzit/ Berisha: Se di kush janë biznesmenët

16:07 : 31/07/2025
RAJONI

Kriza politike në Kosovë: Çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

14:50 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kompania lobuese e kontraktuar nga PD letër DASH: Hiqni non gratën për Sali Berishën

13:37 : 31/07/2025
AKTUALITET

BIRN: Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

20:40 : 29/07/2025
Para

Rastësi apo e koordinuar? Celibashi dhe Rama propozojnë të njëjtën datë për zgjedhjet

TË GJITHA

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

13:02 : 01/08/2025

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

12:53 : 01/08/2025

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

12:44 : 01/08/2025

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

12:27 : 01/08/2025

Ushtronin prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 punonjëset e s*ksit nga Kazakistani

12:19 : 01/08/2025

Panik në aeroportin e Korfuzit, goma e avionit shpërthen gjatë ngritjes

12:14 : 01/08/2025

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

12:11 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com