• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VENDIMI/ Gjykata Kushtetuese le në izolim kryetarin e opozitës Sali Berishën

19:21 : 21/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kreu i opozitës, Sali Berisha do të mbetet në izolim nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” edhe pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila si në shumicën e rasteve ka marrë një vendim që i shkon për shtat mazhorancës.

Ditën e sotme, Kushtetuesja ka shqyrtar padinë e Berishës në lidhje me masat e sigurisë të para të lëshuar nga SPAK, “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, ku lideri demokrat i ka konsideruar të paligjshme pa i hequr imunitetin Kuvendi. Masat janë marrë ndaj Berishës në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksti sportiv “Partizani”.

Në vendim Kushtetuesja thekson se si për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk përbëjnë kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit.

Në lidhje me masën “ndalim i daljes jashtë shtetit”, Kushtetuesja deklaron se kjo ka të bëjë me lirinë e levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë Berisha në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt

“Gjykata e shqyrtoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në këndvështrim të të drejtës për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës. Duke iu referuar llojit të detyrimit që vendos masa dhe shpeshtësisë së zbatimit të tij (një herë në dy javë), gjykata njëzëri arriti në përfundimin se ajo nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon deputetin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet. Për rrjedhojë gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit.

Lexo edhe:

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

Gjykata e shqyrtoi masen e sigurimit “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të lirisë së levizjes të garantuar nga neni 38 të Kushtetutës, e cila është e ndryshme nga liria personale e garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe për pasojë kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm.” – thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Sa i përket analizës për të marrë këto vendime, Gjykata Kushtetuese sqaron se është bazuar si më poshtë:

“Sa i takon themelit të çështjes, duke mbajtur në konsideratë shpjegimet e kërkuesit dhe prapësimet e palëve, Gjykata me shumicë votash, vlerësoi ta shqyrtonte çështjen në drejtim të të drejtave kushtetuese për t’u zgjedhur sipas nenit 45 të Kushtetutës dhe lirisë së lëvizjes sipas nenit 38 të Kushtetutës.

Në përgjigje të pretendimit të kërkuesit se, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës, prokuroria duhej të kishte marrë autorizim nga Kuvendi përpara se të kërkonte nga gjykatat caktimin e masave të sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”, Gjykata bëri një analizë qëllimore dhe semantike të dispozitës kushtetuese në fjalë. Në kuadër të kësaj analize, Gjykata iu referua edhe materialeve të procesit legjislativ të cilat i paraprinë amendamentit kushtetues të vitit 2012 kur u miratua neni 73/2 me këtë përmbajtje që ka sot, si edhe precedentit në rastin Tahiri dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut.

Gjykata interpretoi shprehjen “heqje e lirisë në çfarëdolloj forme” bazuar edhe në frymën e amendamentit kushtetues të vitit 2012, i cili synonte reduktim sa më të madh të imunitetit procedural të deputetëve, neni 73/2 duhet të interpretohet ngushtësisht si një avantazh i përkohshëm procedural që e gëzojnë deputetët në funksion të mirëfunksionimit të Kuvendit në tërësinë e tij dhe jo si privilegj i deputetëve si individë. Me këtë frymë, Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se mbrojtja e përkohshme procedurale që neni 73/2 iu garanton deputetëve i referohet vetëm lirisë personale dhe jo lirisë së lëvizjes.” – thuhet në vendim.

Në lidhje me parimin e proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit, Gjykata Kushtetuese ka konsideruar si proporcionale vetëm masën “detyrim paraqitje” dhe jo atë të “ndalimt të daljes jashtë shtetit”.

Gjithsesi, duke lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje”, Sali Berishës i ngelet në fuqi dhe masa e ndërmarrë më vonë nga SPAK “arrest shtëpi”, ky fakt i konfirmuar në një studio televizive dhe nga avokati i liderit demokrat Genc Gjokutaj.

“Më tej, Gjykata shqyrtoi secilën masë sigurimi në këndvështrim të parimit të proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit. Gjykata me shumicë votash, vlerësoi duke iu referuar arsyetimit të gjykatave të zakonshme se masa e dhënë ndaj kërkuesit  “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

Ne lidhje me masen tjeter, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqesore objekt te shqyrtimit kushtetues, vetem për pjesën qe kane caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj kerkuesit Sali Berisha per shkak të cenimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë se kesaj mase, ne kushtet kur qellimet e saj permbushen nga masa tjeter e dhene ndaj kerkuesit  “detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”.” – thuhet në vendim.

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar si të pa baza edhe kërkesat e tjera të liderit demokrat Sali Berisha.

“Gjykata shqyrtoi pretendimin e kërkuesit në lidhje me paanësinë e gjykatave të posaçme për shkak të parashikimeve të ligjit 95/2016 përkatësisht nenet 48-51, të cilat parashikojnë kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake të gjyqtarëve, familjarëve të tyre nga hetuesit e BKH, e cila sipas kërkuesit varet nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Gjykata me shumicë votash vendosi që pretendimi i kërkuesit është i pabazuar për arsyet e mëposhtëme:

  1. autorizimi për regjimin e kontrollit periodik është i parashikuar në Kushtetutë dhe si i tillë nuk mund të bëhet objekt i kontrollit kushtetues;
  2. Ligji përmban garanci të mjaftueshme për të siguruar pavarësinë e gjyqtarëve në mënyrën se si realizohet kontrolli pasi rezultatet e kontrollit eventual të kryer nga BKH janë objekt vlerësimi nga gjykata ne rastet e procedimit penal dhe nga KLGJ në rastet disiplinore;
  3. Ligji përmban një tërësi garancish të cilat sigurojnë pavarësin e tyre në ushtrim të funksionit për shkak të statusit të posaçëm të këtyre gjyqtarëve çka përfshin emërimin, pagën, karrieren, trajtimin e posaçëm dhe mënyrën e shkarkimit.

Gjykata shqyrtoi edhe pretendimet e kërkuesit për procesin e rregullt në drejtim të mbrojtjes efektive, dhe me shumicë votash vlerësoi se ai është i pabazuar pasi siç kanë arsyetuar gjykatat e zakonshme kërkuesit i është dhënë mundësia e mbrojtjes në përputhje me garancitë proceduriale të parashikuara nga ligji.” – thuhet në vendim.

Berisha: Vendimi i Kushtetuese i turpshëm! Çështja do shkojë në Strasburg

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të, kreu i PD-së Sali Berisha foli për herë të parë nga tubimi i sotëm, duke e konsideruar si një vendim të turpshëm dhe antikushtetues.

Sali Berisha pralajmëroi se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çështjen do ta dërgojë në Gjykatën e Strasburgut.

Sali Berisha: Kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë. Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti. Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese. Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra. Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët. Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor. Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej.

Çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë. Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë. Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran. Shkeli Kushtetutën. Shkeli ligjin e vet. Shkeli ligj e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit. Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet. Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë. Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut. Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve.
Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion.
Sigurisht këta janë gjykatës me probleme shumë madhore, por është radha jonë.

Etiketa: Gjykata KushtetuesepjeserishtSali Berishavendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025
AKTUALITET

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

12:43 : 10/05/2025
AKTUALITET

The Daily Signal: Sali Berisha do udhëtojë drejt SHBA menjëherë pas zgjedhjeve

11:24 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj

21:13 : 09/05/2025
AKTUALITET

Deputeti gjerman: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm Sali Berisha!

20:41 : 09/05/2025
Para

Rashford merr kritikën e ashpër nga legjenda e United: E ka mendjen te marketingu

TË GJITHA

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025

Denoncimi i Bardhit: Balluku përmes Portit të Durrësit, lehtësoi trafikun e drogës në Europë

17:32 : 10/05/2025

Foto/ Dy të rinjtë humbën jetën në vendin e punës, pamje nga vendngjarja

16:59 : 10/05/2025

VIDEO/ Policisë dështon me “Giro d’Italia”, qytetari përplaset me çiklistin

16:54 : 10/05/2025

Bitcoin, në nivelet më të larta që nga janari, kalon 100 mijë dollarë

16:39 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com