• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: Kushtetuesja t’u japë mundësinë qytetarëve t’i zgjedhin vet deputetët

14:34 : 21/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti Lulzim Basha, pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, deklaroi për mediat se data e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 është atribut i Presidentit, ndërsa standardet dhe procesi janë prioritet i opozitës.

Ai theksoi rëndësinë e listave të hapura dhe votës preferenciale, duke kërkuar që qytetarët të zgjedhin vetë deputetët e tyre, pa ndërhyrje nga “dhomat korruptive” të politikës. Basha bëri thirrje për votim elektronik dhe identifikim biometrik, pasi vetëm kështu garantohet përfshirja e diasporës dhe shmangien e manipulimeve zgjedhore.

Ai gjithashtu tha se qeveria po keqpërdor burimet publike dhe përfshirjen në manipulimin e zgjedhjeve, duke kërkuar një mobilizim qytetar dhe opozitar për ndryshim.

Sipas tij, vetëm përmes teknologjisë dhe një mobilizimi total mund të sigurohen zgjedhje të lira dhe një alternativë shpresëdhënëse për Shqipërinë.

Pyetja: I dhatë një datë Presidentit se kur duhet të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Lexo edhe:

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

Lulzim Basha: Shiko kodi ia kufizon mjaftueshëm presidentit, ngjarjet po kështu. Data është atribut i Presidentit, standartet dhe preocesi janë shqetësimi ynë. Dhe në veçanti tek standarti dhe te procesi, për ne është e rëndësishme që t’u jepet mundësia qytetarëve që t’i zgjedhin vet deputetët e ardhshëm dhe jo t’ua parazgjedhin në dhomag korruptive të vendimmarrjeve të lojtarëve të vjetër të politikës. Ndaj kam kërkuar nga presidenti i Republikës që të bëhet gjithçka për të ushtruar presion ndaj atyre që duan që dhe zgjedhjet e ardhshme t’i marin peng për veten e tyre. Në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë në zgjedhje të rivendos lirinë e qytetarëve për të zgjedhur vet deputeten dhe deputetin që duan në Kuvend përmes listave të hapura apo votës preferenciale. Siç e dini Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar dagën 26 nëntor për të dëgjuar ankesat tona për këtë çështje. Seanca është shtyrë me këkrkesën e palëve të tjera, palëve kundërshtuese, atyre që bashkuan votat për të mbyllur listat për datën 4 dhjetor. Po kaq e rëndësishme është ajo që paralajmëruam prej kohësh, vota e diasporës të bëhet efektive. Që vota e diasporës të bëhet efektive ka një zgjidhje, e kërkuar prej kohësh nga unë, nga forca politike që përfaqësoj që është votimi elektronik.

Identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik për shqiptarët kudo që jetojnë, në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Sepse të gjithë e dimë që ka mijëra qytetarë shqiptarë të cilët janë larguar nga vendi dhe ndodhen shpeshherë në pozita jo tërësisht ligjore në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Por që fal identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik, nuk do të përjashtoheshin nga e drejta e tyre Kushtetuese për të dhënë votën e tyre. E njëjta gjë edhe për votuesit brenda vendit për të shmangur apo reduktuar kalvarin e gjatë të manipulimeve para dhe gjatë ditës së votimit dhe preoceseve të stërzgjatura dhe të kontestuara të numërimit, të cilët menjëherë do të zgjidheshin me anë të teknologjisë. Natyrisht problemi kryesor i standarteve të zgjedhjeve shqiptare është politik, nuk është teknik. Është problemi i një shteti privat të kthyer në një ushtri patronazhistësh me apo pa hir, në funksion të një qeverisjeje të korruptuar që paratë e taksave e larta të shqiptarëve, i përdor për t’i bleri dhe manipuluar me çmim të ulët votën e shqiptarëve. Ky është një problem i cili kërkon një mobilizim total qytetar dhe opozitar, dhe për këtë Demokratët Euroatlantikë dhe të gjithë ata që besojnë se Shqipërisë mund t’i shërbehet vetëm duke larguar një qeverisje të korruptuar që për 12 vite ka menduar për veten e vet dhe jo për qytetarët, të bashkojnl votat dhe të japin mundësinë për një alternativë shpresëdhënëse për Shqipërinë.

Etiketa: BashaBegajdataDeputetetvotimzgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

14:57 : 05/09/2025
BOTA

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

18:44 : 02/09/2025
AKTUALITET

Emrat e 430 patronazhistëve, si funksionoi makineria e Ballukut për vjedhjen e votave

09:30 : 26/08/2025
BOTA

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

20:09 : 23/08/2025
AKTUALITET

Blinin vota për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha, SPAK çon në gjyq 5 persona

17:44 : 04/08/2025
AKTUALITET

Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për “raportin negativ” të zgjedhjeve të 11 majit

16:17 : 04/08/2025
Para

Klevis Qose takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ja çfarë biseduan

TË GJITHA

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, raportohet për të plagosur

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

22:03 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com