• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

OKB: Irani sfidon trysninë ndërkombëtare, rrit rezervat e uraniumit të pasuruar

19:51 : 20/11/2024
në BOTA

Irani ka kundërshtuar kërkesat ndërkombëtare për të kufizuar programin e tij bërthamor dhe ka rritur rezervat e uraniumit të pasuruar pranë nivelit të nevojshëm për armë bërthamore, sipas një raporti të brendshëm të mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara.

Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se që nga 26 tetori, Irani ka 182.3 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60%, një rritje prej mbi 17 kilogramësh që nga raporti i fundit në muajin gusht.

Uraniumi i pasuruar në nivelin 60% është vetëm një hap teknik larg armës bërthamore ku uraniumi duhet pasuruar në nivelin 90%.

IAEA vlerësoi gjithashtu në raportin e saj tremujor se që nga 26 tetori, rezervat e përgjithshme të uraniumit të pasuruar të Iranit kanë shkuar mbi 6604 kilogramë, një rritje prej 852.6 kilogramësh, që nga gushti. Sipas përkufizimit të IAEA-së, rreth 42 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60% pastërti është sasia në të cilën krijimi i një arme atomike është teorikisht i mundur, nëse materiali pasurohet më tej, deri në 90%.

Lexo edhe:

OKB: 100 për qind e banorëve të Gazës janë në rrezik nga zia e bukës

OKB/ SHBA: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

Raportet janë hartuar në një kohë kritike pasi Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer sulme me raketa në muajt e fundit pas më shumë se një viti luftë në Gazë, territor që qeveriset nga Hamasi, një grup i mbështetur nga Irani.

Rizgjedhja e zotit Donald Trump ngre gjithashtu pikëpyetje rreth politikave të administratës së re në lidhje me Iranin.

Mandati i parë i zotit Trump u shënua nga një periudhë veçanërisht e trazuar, kur ai ndoqi një politikë të “trysnisë maksimale” kundër Teheranit. Ai e tërhoqi në mënyrë të njëanshme Amerikën nga marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore, duke kthyer sanksionet dhe urdhëroi vrasjen e një gjenerali të lartë të vendit.

Diplomatët perëndimorë shqyrtojnë vendesjen e masave ndaj Iranit

Irani javën e kaluar ofroi të mos zgjeronte rezervat e tij të uraniumit të pasuruar deri në 60%, gjatë një vizite në Teheran të shefit të IAEA-së, Rafael Mariano Grossi.

Agjencia e OKB-së për armët bërthamore tha se “gjatë takimeve u diskutua mundësia që Irani të mos zgjerojë më tej rezervat e tij të uraniumit të pasuruar deri në 60%, por edhe masat e verifikimit teknik të nevojshëm që Agjencia ta konfirmojë këtë, nëse zbatohet”.

Raporti thoshte se një ditë pasi zoti Grossi u largua nga Irani, më 16 nëntor, inspektorët e IAEA-së thanë se “Irani kishte filluar zbatimin e masave përgatitore që synonin ndalimin e rritjes së sasisë së uraniumit të pasuruar deri në 60%”, në objektet nëntokësore bërthamore në Fordow dhe Natanz.

Një diplomat i lartë perëndimor, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi për agjencinë e lajmeve Associated Press se Britania, Franca dhe Gjermania, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, do ta dërgojnë një projekt-rezolutë në takimin e kësaj jave të Bordit të IAEA-s për të ndërmarrë masa ndaj Iranit për mungesën e bashkëpunimit. Kjo rrezikon të rrisë tensionet me Iranin përpara kthimit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne jemi duke bashkëpunuar me partnerët tanë Francën, Gjermaninë dhe Britaninë përpara takimit të Bordit të Guvernatorëve të IAEA-së. Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet për ta mbajtur Iranin përgjegjës”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Një diplomat i lartë, i cili foli në kushte anonimiteti tha se është e mundur që zotimet e marra nga Irani gjatë vizitës së IAEA-s mund të mos zbatohen në rast se rezoluta miratohet. Në të kaluarën, Irani i është përgjigjur rezolutave të Bordit të Guvernatorëve të IAEA-s duke rritur më tej programin e tij bërthamor.

Irani vazhdimisht ka thënë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore, por zoti Grossi ka paralajmëruar më parë se Teherani ka uranium të pasuruar në nivele gati të nivelit të armëve për të prodhuar “disa” bomba bërthamore, nëse vendos ta bëjë këtë. Ai ka pranuar se agjencia e OKB-së nuk mund të garantojë nëse Irani nuk po përdor ndonjëren nga centrifugat për të pasuruar në fshehtësi uraniumin.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Pak përparim në përmirësimin e lidhjeve

IAEA gjithashtu ka njoftuar se Irani ka dështuar të ndërmarrë masa deri më tani për të përmirësuar bashkëpunimin, pavarësisht thirrjes të zotit Grossi. Ai u takua javën e kaluar me Mohammed Eslamin nga Organizata e Energjisë Atomike të Iranit, ministrin e jashtëm iranian Abbas Aragchi dhe Presidentin Masoud Pezeshkian.

Raporti tha gjithashtu se nuk ka pasur përparim deri më tani në riinstalimin e shumë pajisjeve vëzhguese, duke përfshirë kamerat, të hequra në qershor të vitit 2022. Që atëherë, të dhënat e vetme të regjistruara vijnë nga kamerat e IAEA-së të instaluara në një objekt centrifugash në Isfahan në maj të vitit 2023.

Javën e kaluar, zoti Eslami paralajmëroi se Irani mund të hakmerret nëse sfidohet në takimin e ardhshëm të bordit të IAEA-s. Zoti Grossi pranoi se disa vende po shqyrtonin marrjen e masave kundër Iranit.

Në një përpjekje për të siguruar që Irani të mos zhvillonte armë bërthamore, fuqitë botërore arritën një marrëveshje me Teheranin në vitin 2015, sipas së cilës ai ra dakord të kufizonte pasurimin e uraniumit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Inspektorët e OKB-së kishin për detyrë të monitoronin programin.

Sipas marrëveshjes të vitit 2015, Iranit iu lejua të pasurojë uranium vetëm deri në nivelin prej 3.67% pastërti. Teherani mund të mbante një rezervë uraniumi prej 300 kilogramësh dhe lejohet të përdorë vetëm centrifugat bazike IR-1, makina që qarkullojnë gazin e uraniumit me shpejtësi të lartë, për qëllime pasurimi.

Një vit pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja, Irani filloi gradualisht të braktiste të gjitha kufizimet e vendosura nga marrëveshja në programin e tij dhe filloi pasurimin e uraniumit deri në nivelin prej 60% pastërti./VOA

Etiketa: IranOKBuranium

Lajme të lidhura

BOTA

OKB: 100 për qind e banorëve të Gazës janë në rrezik nga zia e bukës

19:20 : 30/05/2025
BOTA

OKB/ SHBA: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

10:12 : 30/05/2025
BOTA

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

13:16 : 29/05/2025
BOTA

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

08:24 : 28/05/2025
BOTA

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

22:56 : 21/05/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025
Para

Buffon: Baste kam vënë, por kurrë për Juventusin dhe Italinë

TË GJITHA

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

12:16 : 31/05/2025

Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma

12:01 : 31/05/2025

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:38 : 31/05/2025
Në foto: Kidi Kazazi

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

11:27 : 31/05/2025

Fitoi 650 mln lekë tendera pa pajisje, dërgohet për gjykim Elvis Miri i “Vale Recycling”

11:04 : 31/05/2025

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

10:34 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com