Ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Ukrainës, e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve, ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë një ditë më parë në shkollë “Fan Noli” në kryeqytetit.
I mituri kishte ëndërr të bëhej futbollist, pasi aktivizohej me ekipet e akademive të kryeqytetit, fillimisht me Partizanin dhe këtë vit Dinamon, por ëndrra iu pre në mes.
Gjithashtu, edhe Tifozat Kuqezi kanë shpalosur një banderolë me një mesazh për Martin Canin në shkallët e stadiumit, ku japin një mesazh.
“VRASJA S’ËSHTË PASION, FUTBOLLI PO! PUSHO NË PAQE MARTIN” – shkruhej në banderolë.