• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal me barnat nga India dhe Bangladeshi/ KLSH: U hodhën në treg pa u kryer analizat

16:18 : 19/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Barnat e importuara nga India e Bangladeshi, Koreja e Jugut, Kina apo Singapori që qarkullojnë në Shqipëri janë hedhur në treg pa u kryer analizat laboratorike nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Kontolli i Lartë i Shtetit në një auditim performance “Efektiviteti dhe siguria e barnave që qarkullojnë në Shqipëri” thotë se shumica e barnave që janë hedhur për qarkullim në tre vite nga 2020-2023, dhe që kanë nevojë për autorizim të ministrit, nuk kanë kaluar kontrollet laboratorike për përmbajtjen dhe efekteve që kanë në shëndetin e popullsisë.

“Në Shqipëri importohen përveç barnave me autorizim tregtimi edhe barna pa autorizim tregtimi për të cilat lëshohet autorizim nga ministri për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. Këto janë barna që nuk janë të regjistruara në RSH, nuk janë në regjistrin e barnave dhe për rrjedhojë nuk kanë autorizim tregtimi. Për periudhën e viteve 2020-2023, numri i autorizimeve/riautorizimeve të tregtimit të barnave që qarkullojnë në vendin tonë është shumë më i lartë në krahasim me analizimin laboratorik të barnave që janë importuar ose prodhuar në vend, ku nuk janë kryer pothuajse as gjysma e analizave”.

Janë 75 autorizime të ministrit të Shëndetësisë për importin e medikamenteve nga 5 vende të Azisë, për të cilat nuk është kryer analiza laboratorike.

“Për periudhën 2020-2023, të gjitha barnat e importuara me autorizim ministri për barnat e paautorizuara janë vënë në qarkullim pa u kryer nga AKBPM analizat fiziko kimike dhe bakteriologjike. Nga përpunimi i të dhënave të vëna në dispozicion nga AKBPM-ja19 për barnat e pa autorizuara, rezulton që për periudhën nën auditim (vitet 2020-2023) janë importuar 48 lloj barnash nga India, Kina, Koreja e Jugut, Bangladeshi dhe Singapori nëpërmjet 75 autorizimeve të ministrit të MSHMS, nga të cilat në total janë importuar 763,721 pako barna nga vendet e mësipërme dhe 600,000 doza vaksina Covid 1.

Lexo edhe:

Shtrenjtohet ari në Shqipëri, shkon deri në 12 mijë lekë të reja grami

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

Këto barna janë ilaçe antiretrovirale kundër HIV AIDS, vaksinë polimeliti, COVID, vaksinë kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së mire, ilaç kundër shtatzënisë së padëshiruar, vaksinë gripi sezonal (katërvalent), vaksinë hepatiti B, kundër tërbimit, rotavirus (ethe, kolle, diarre)dhe për ethet e verdha”.

Sipas KLSH, përveç mungesës së kontrollit, qytetarët mund të kenë përdorur barna të tjera që janë nën standard.

“Në vitin 2023 rezulton një rritje e konsiderueshme e importeve prej 837 ton barna farmaceutike e krahasuar me vitin 2022, por me një kosto më të ulet prej 791 mijë lekësh për ton barna. Vëmendja është përqëndruar kryesisht në rritjen e disponueshmërisë së barnave ato mund arrijnë tek pacientët nën standard për shkak të praktikave të dobëta të prodhimit dhe kontrollit të cilësisë në prodhimin e barnave origjinale”.

KLSH thotë edhe pse importet e këtyre barnave lejohen me autorizim të ministrit, institucionet shqiptare janë të detyruara nga ligji që t’u bëjnë atyre kontrollin dhe analizat./Tv Klan

Etiketa: analizatbangladeshibarnailaceIndiaklshkontrolliKontrolli i Lartë i Shtetitministriatreg

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtrenjtohet ari në Shqipëri, shkon deri në 12 mijë lekë të reja grami

20:15 : 24/10/2025
AKTUALITET

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

21:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Abuzimet tek “Bujqësia”/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, mln lekë motorë e veshje për veterinerët

20:05 : 20/10/2025
BOTA

India, forca ushtarake ajrore e treta në botë, tejkalon Kinën

22:56 : 17/10/2025
AKTUALITET

Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar

16:05 : 14/10/2025
AKTUALITET

Raporti i KLSH, PD kërkon mocion me debat në Kuvend për Onkologjikun: Nevojitet llogaridhënie institucionale!

14:44 : 14/10/2025
Para

EMRI-FOTO/ E zë poshtë vinçi, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com