Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 1-2 nga Ukraina, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë synon vendin e parë në grup, por për ironi të fatit disfata e rëndë në Tiranë i zbriti në vendin e fundit dhe për pasojë edhe në Ligën C.
Në një prononcim pas ndeshjes, futbollisti i Kombëtares, Qazim Laçi është shprehur i keqardhur në lidhje me paraqitjen e tyre në pjesën e parë të sfidës me Ukrainën.
Na vjen gjynah! Kemi krijuar aksione shumë, u futëm në zonë disa herë, nuk e krosuam disa herë. Na vjen gjynah se paraqitja në pjesën e dytë ishte e mirë dhe Kombëtarja duhet ta mbajë këtë paraqitje.
Besoj se minutat e para, pësojmë golat në minuta e para, duhet të parashikojmë disa aksione. Duhet të jemi më të përgatitur dhe më me përqëndrim. Duhet të kishim bërë më shumë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë i dominuam në të gjithë lojën.”