Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në Ligën e Kombeve këtë mbrëmje, në përballjen ndaj Ukrainës.
Para këtij takimi, në “Stadiumin Kombëtar” do të mbahet një minutë heshtje, për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili u vra të hënën e 18 nëntorit nga një bashkëmoshatar i tij me thikë pranë shkollës ‘Fan Noli’.
I mituri ka qenë pjesë e ekipeve të moshave për Partizanin, Tiranën, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Dinamos U-15.
Edhe bota e futbollit në Shqipëri është tronditur me këtë ngjarje të rëndë teksa klubet e Dinamos dhe Tiranës kanë reaguar në rrjetet sociale duke i shprehur ngushëllimet familjes së adoleshentit.