Po luhen dy ndeshjet e Grupit 1 të Ligës B teksa në “Air Albania”, Ukraina kryeson 2-0 ndaj Shqipërisë. Kuqezinjtë pësuan 2 gola brenda 10 minutave të para të lojës duke patur një start katastrafë.
Nga ana tjetër në Pragë, Çekia ka marrë avantazhin e dyfishtë ndaj Gjeorgjisë falë golave të Pavel Sulc dhe Adam Hlozek përkatësisht në minutat 3′ dhe 24′.
Falë këtyre rezultateve të pjesëve të para, Shqipëria zbret në vendin e fundit në grup, ndërsa Ukraina ngjitet e dyta duke parakaluar kuqezinjtë dhe gjeorgjianët.