Deputetja Monika Kryemadhi është prononcuar për mediat pas vendimit të Apelit të Posaçëm, e cila la në fuqi masën “Detyrim paraqitje” për të, si dhe “Arrestin me burg” për Ilir Metën.
Kryemadhi deklaroi se prokurorët e SPAK ishin të papërgatitur pas përballjeve me provat e fashikujve të letërporosive të ardhura nga SHBA, Çekia dhe Austria. Sipas saj, argumentet e prokurorëve ishin qesharake dhe të bazuara në falsifikime.
Deputetja hodhi akuza se falsifikimet janë publikuar në mediat e paguara me lekët e inceneratorëve, teksa sipas saj, kjo çështje tregon se SPAK është një strukturë e drejtuar nga Rama dhe Veliaj.
Kujtojmë se masat ndaj Metës dhe Kryemadhit janë lëshuar nga SPAK pas bashkimit të dosjeve për çështjen CEZ-DIA, lobimin në SHBA të ish-LSI-së, si dhe hetimin pasuror ndaj tyre.
Kryemadhi: Ajo që është e re e gjithë kësaj gjëja, prokurorët ishin të papërgatiur përballë fakteve që unë dje kam parë nga fashikujt e letërporosive nga SHBA dhe Çekia dhe Austria. Theksoj se sigurisht se metodologjia e prokurorëve ishte në nivelin e një studentit të vitit të parë të juridikut. Argumentimet ishin shumë qesharake dhe të bazuara në falsifikim. 34 fashikujt që pashë rezultojnë falsifikime me keqdashje për çështjen 122 dhe CEZ DIA. Dua të theksoj se hetimet financiare janë manipuluar deklarimet e pasurive tona që do i sqaroj nesër.
Rezulton se edhe letërporositë nga SHBA, përsëri ka një deklaratë të rremë që ligji federal i dënon me 5 vjet burg dhe cënon marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh SHBA-Shqipëri. Prokurorët ishin të papërgatitur dhe më pas kaluan në artikujt e gazetareve të shkruara nga mediat e inceneratorëve. Tregoi se çuditërisht se që në emërimin e një kryeprokurori të ri në SPAK nuk është ndaluar asnjë kg drogë në portin e Durrësit.
Me fakte do njihemi në vazhdim. Beteja është ballë për ballë dhe do përballemi në të gjithë sistemet e drejtësisë. Falsifikimet në dosje, e mbani mend se si e rrëmbyen kolegun tuaj. Falsifikimet janë shpërndarë në portale të paguara nga inceneratori i Tiranës. Nga ana tjetër dua tju bëj me dije se çështja e inceneratorit nuk është krim intelektual, tregon se si SPAK është një strukturë e drejtuar nga Rama dhe Veliaj. Do njihemi me dokumentat, edhe për analizën financiare të familjes sime dhe prindërve dhe falsifikimet e prokurorëve të SPAK.’