• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DETAJET/ Si u vra 14-vjeçari në derë të shkollës në Tiranë, plogosen dy të mitur të tjerë

16:33 : 18/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një 14-vjeçar është vrarë me thikë, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, sapo ai kishte përfunduar mësimin, ndërsa dy të mitur të tjerë ndodhen të plagosur.

Viktima është Martin C., i cili sapo kishte mbaruar mësimin, rreth orës 13:10 minuta të së hënës dhe po ikte për në shtëpi së bashku me një shokun e tij, kur është sulmuar nga një grup bashkëmoshatarësh të tjerë, ku dyshohet se kanë qenë 3 persona.

Fillimisht të miturit janë ofenduar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës nga njëri prej tyre.

Martin C. është goditur nga autori me thikë në zemër dhe në bark, duke i shkaktuar plagë të rënda. Pasi është goditur me thikë, i mituri është afruar tek shkolla. Ka ecur disa metra dhe ka nisur të humbë gjak, më pas këmbët nuk i janë bindur dhe është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Menjëherë nxënësi i shtrirë në tokë është rrethuar nga fëmijët e tjerë të shkollës “Fan Noli”, që janë përpjekur t’i ndalin gjakderdhjen nga plaga në pjesën e majtë të stomakut.

Lexo edhe:

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

Pak minuta pasi ka qëndruar i shtrirë në trotuar, me plagën që rridhte gjak, Martin C. ka humbur ndjenjat. Në këto momente, nxënësit e tjerë që i qëndronin përreth janë tmerruar. Një pjesë kanë nisur të qajnë, të tjerë vrapuan të lajmërojnë mësuesit, disa kanë marrë në telefon ambulancën, ndërsa disa policinë.

Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata të cilët në momentin kur e kanë parë të miturin që ka humbur ndjenjat, e kanë marrë dhe e kanë dërguar në spitalin e Traumës, por ishte tepër vonë, pasi i mituri ndërroi jetë, duke mos iu mbijetua plagëve të marra.

Edhe shoku i tij, shtetasi L. M. ka marrë plagë thikë në gjoks dhe ndodhet në spital në gjendje stabël. Dyshohet se i plagosur ka mbetur edhe 14-vjeçari autor i krimit, i cili dyshohet se ka marrë një plagë në krah dhe ndodhet në një spital privat në kryeqytet.

Ndërkohë, Policia në momentin e krimit nuk ndodhej në afërsi të ambienteve të shkollës, ndryshe nga ajo se çfarë propagandohet nga Qeveria për sigurinë në shkolla. Më vonë, efektivët e Policisë kanë shoqëruar në komisariat një prej 14-vjeçarëve të përfshirë në konflikt për të dhënë sqarime mbi rastin.

Mësohet se 14-vjeçarët e përfshirë në kofnflikt janë të shkollës “Fan Noli”, si dhe të një shkolle në Sauk. Burime bëjnë me dije se sherri midis tyre ka nisur fillimisht në rrjete sociale për motive banale.

Ndërkohë, vrasja e 14-vjeçarit në derë të shkollë ka shkaktuar debate edhe në sallën e Kuvendit. Deputetja Ina Zhupa deklaroi se ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu duhet të mbajnë përgjegjësi për sigurinë në shkolla dhe se kjo e fundit duhet të japë dhe dorëheqjen.

Ndërsa, Manastirliu u përgjigj se ata nuk duhet të japin shembull gjuhën e urrejtjes dhe theksoi se duhen forcuar më shumë mekanizmat e sigurisë në shkolla.

Ina Zhupa: Një 14-vjecar është vrarë para derës së shkollës “Fan Noli”. E kuptoni sa jashtë realitetit është buxheti juaj që ka një kapitull më vete për sigurinë në shkolla? Se si në mes të Tiranës mund të humbësh jetën dhe nuk gjendet një oficer sigurie që të shmangë sherrin me thika në derën e shkollës. Paratë janë, por vetë propagandë bëhet për sigurinë në shkolla.  Ministri Balla dhe Ministrja Kushi shkuan shkollë më shkollë për paketën e sigurisë në shkolla, por nuk e di ku e kanë arkivuar atë paketën, ministrat e rinj Hoxha dhe Manastirliu. Është rritur siguria në shkolla thotë Manastirliu. Ky është rezultat i punës tënde të mrekullueshme dhe e buxhetit tuaj të mrekullueshëm. Duhet të mbani përgjegjësi bashkë me këtë ministrin e brendshëm, që nuk ka ardhur fare sot! Manastirliu duhet japësh dorëheqjen dhe të ikësh me turp nga ky skandal, pasi keni dështuar që me psikologët në shkolla, te oficeret e policisë në shkolla.

Ogerta Manastirliu: Jam e tronditur nga humbja e jetës së një 14-vjeçari jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, ndërkohë që policia po zbardh rrethanat e ngjarjes. Dhimbja është vërtetë e madhe. Është një ngjarje nga e cila duhet të reflektojmë. Na fton që si përfaqësues të qytetarëve të angazhohemi më shumë për ambient më të sigurt për fëmijët tanë. Të forcojmë edhe më shumë mekanizmat e parandalimit dhe ndërhyrjes së shpejtë, duke luftuar dhunën e të gjitha formave. Edhe ne kemi rolin tonë në këto seanca. Të jemi shembull të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit dhe të promovojmë vlerat e respektit për njëri-tjetrin.

Etiketa: 14 vjecarifan nolishkollete miturvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Qeni po luante me kafkën”/ Mesazhet në SKY për vrasjen e Klevis Lleshit: Iku dhe një, djali i Xhavitit

20:29 : 21/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Pashë motrën në makinën e tij”/ Si Arjon Hasaj futi në “kurth” Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome

13:06 : 18/10/2025
Para

Shqipëria U21 fiton bindshëm miqësoren e dytë me Moldavinë

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com