Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pendavinj, ndërsa u raportua se në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një makinë tjetër, ku raportohet për 7 persona të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Të plagosurit janë shoferi dhe 3 pasagjerët e furgonit si dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në makinë.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:55, në afërsi të fshatit Pendavinj, automjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M. është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. C.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.