• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzohet për ndërtime pa leje në 2 raste, Prokuroria dërgon për gjykim Lul Morinën

10:26 : 16/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Julian alias Lulzim Morina (i njohur ndryshe si Lul Morina) dhe kompaninë e tij “Xheluks Construksion” shpk, të cilët akuzohen për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Fillimisht biznesmeni Julian Morina u vu nën hetim për ndërtimin pa lejë të një pallati 9 katësh në zonën e “Liqenit të Thatë”.

Më pas, më 20 shkurt të vitit 2023, komisariati nr. 1 i kryeqytetit ka referuar materialin në prokurori ndaj Morinës, për dyshimet se ka ndërtuar pa lejë dy kate shtesë në një objekt që ndodhet në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë.

Këto dy dosje janë bashkuar nga Prokuroria e Tiranës në një të vetme dhe pas hetimeve janë gjetur shkelje se në të dy rastet ka patur ndërtim pa leje, apo tejkalim të lejes së dhënë nga autoritetet.

“Gjatë hetimeve mbi disa procedime penale të regjistruara për këtë shtetas dhe kompaninë që ai administron,për periudhën 2021-2024, u konstatua se kjo shoqëri tejkaloi lejet e ndërtimit të marra për godina banimi dhe shërbime në disa raste.

Lexo edhe:

Paratë e sekuestruara zhduken brenda prokurorisë, qytetari nga Kukësi: Shteti më vodhi

Lejuan vilat pa leje, arrestohen 5 inspektorë të IMT dhe vartësit e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta

Më konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se tek Liqeni i Thatë, në Farkë, shoqëria ‘Xheluks Construksion’ ishte pajisur me leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime 1,2,3,4,5 dhe 6 kate me 2 dhe 3 kate nën tokë dhe në tejkalim të saj ka shtuar sipërfaqe ndërtimi dhe volum shtesëprej 2500m2. Ndërkohë që nga kontrollet në terren, u konstatua edhe një objekt tërësisht i ri me 7-kate dhe dy kate nën tokë, i ndërtuar pa leje ndërtimi me sipërfaqe 4622 m2. Subjekti tejkaloi lejen e ndërtimit edhe në godinat e tjera në këtë zonë, duke krijuar sipërfaqe shtesë në lartësi dhe volum me rreth 3065.8m2.

Po kështu, prokuroria administroi ekspertimin teknik në lidhje me punimet e kryera po nga kjo shoqëri në Rr. Elbasanit, nga ku rezultoi se një pjesë e tyre kanë dalë jashtë lejes së miratuar. Në objektin ‘Godinë banimi dhe shërbimi’ 4,5,6 dhe 7 me 2 kate parkim në Rr. Elbasanit, u regjistrua një shtesëndërtimi prej 5866.88m2.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka vlerësuar se Julian Morina duhet të përgjigjet para ligjit për ndërtimet e paligjshme të kryera nga shoqëria “Xheluks Construksion” shpk dhe për tejkalim të lejes së ndërtimit me njësipërfaqe totale prej 15.974.88m2.

Kujtojmë se pallati i Julian Morinës në zonën e Liqenit të Thatë, kryesonte listën me 8 objekte të Qeverisë, të cilat i sekuestruan bazuar mbi një vendim Qeveria të marrë më 7 shtatot të vitit 2022.

Madje tek pallati i Julian Morinës, shkoi vetë zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila u çudit duke ngelur “gojëhapur” se si gjith ai objekt ishte ndërtuar pa asnjë leje dhe pa asnjë dokument, teksa paralajmëronte edhe hetim për zyrtarët që e kishin lejuar.

“Këto nuk do tolerohen më, do konfiskohen dhe do të merren për përdorim publik. Ky është proces i gjatë dhe që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese. Për çdo ndërtesë që ka shkelur lejen apo që ka ndërtuar pa leje do ketë investigim edhe për institucionet që kanë për detyrë të mintorojnë u kanë kaluar këto ndërtime nën hundën e tyre. S’do ketë tolerancë për ndërtuesit. Ndërtuesve do i jepet mundësia të parablejë këto kate shtesë dhe do marrin gjobë! Ndërtuesit do i falin këto hapsira dhe e tjera është që ndërtuesve do u konfiskohet dhe do dërgohet për ndjekje penale”, shprehej Balluku.

Po aq pa fjalë pretendonte se kishte ngelur edhe kryeministri Edi Rama, ku gradaçelat shumëkatëshe ngriheshin në mes të Tiranës pa leje dhe ai si gjithmon pretendonte se nuk dinte gjë, por “kumbullat dhe dardhat” ia hanin të tjerët pas shpine.

“Janë raste brutale, arrogance e karshillëk krah të gjithëve, nuk mundet të mos lejojmë dhe të shembim ndërtime pa leje në fshat apo të njerëzve që sidoqoftë nuk i bëjnë për të shitur apo fituar dhe të lejojmë që këta pasanikë të jenë pa kufi, në përpjekje për të bërë më shumë fitim, duke u rënë në qafë të gjithëve.” – shprehej Rama.

“Është e papranueshme që të lulëzojnë ndërtesat pa leje. Në sheshin ‘Skëndërbej’ vetëm se nuk bërtet pallati, shihni sa u zgjata o njerëz të shkurtër. Gjembat më hyn mua pikë së pari dhe atyre që jetojnë nëpër fshatra që i kap policia për një çati pa leje. Kërkohet adresim i mëhershëm qoftë ndaj këtyre pasunarëve që kanë miliona për kate e për llaçe e për tulla, sepse e kanë bërë vijën e ligjit si një litar që kërcejnë me lloj lloj marifetesh, që u puthin këmbët pasanikëve për disa lekë të qelbura.” – deklaronte kreu i Qeverisë në një takim tjetër.

Ndërkohë, biznesmeni Julian alias Lulzim Morina njihet dhe si problematik në këtë aspekt, ndërsa më herët “Boldnews” ka raportuar se si ai kishte ndërtuar një godinë pa leje në Dhërmi.

Në një raportim mediatik të disa viteve më parë nga “occrp.org”, Julian alias Lulzim Morina përshkruhet si biznesmen me lidhje me familjarët e kryeministrit Edi Rama dhe partner biznesi i familjes indiane Sandesara, në kërkim nga shteti i tyre për mashtrim me vlerë 700 mln USD dhe pastrim parash.

Po ashtu, biznesmeni Julian Morina është thirrur dhe disa herë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku referuar raportimeve mediatike, ai është marrë në pyetje në lidhje me dosjen e hetimit pasuror ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Etiketa: julian morinalul morinaLulzim Morinandertime pa lejeprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paratë e sekuestruara zhduken brenda prokurorisë, qytetari nga Kukësi: Shteti më vodhi

20:44 : 12/11/2025
AKTUALITET

Lejuan vilat pa leje, arrestohen 5 inspektorë të IMT dhe vartësit e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta

10:23 : 05/11/2025
AKTUALITET

Policia rrethon vilat pa leje të ish-deputetit të PS në Farkë, Koçiu dhe Proda pjesë e Show-ut

14:09 : 03/11/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
Para

Republikanët optimistë se Trump do t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë

TË GJITHA

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025

Dokumenti/ Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi

21:54 : 13/11/2025

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

21:50 : 13/11/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, Rama: Shiu ka punën e vet, ne tonën!

21:39 : 13/11/2025

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

21:31 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com