• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vizionar, pasionant e largpamës/ Nuk është meme, por CV e kryepatentaxhiut Mëngra

15:26 : 14/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kemi humbur një gjeni. Ai e ka pak atë post drejtori që mban. Duhet të jetë më lart për të kapur majat, e pasi të kapë majat të tentojë pafundësinë në horizonte të reja. Ka vizion, profesionalizmi i tij është i një niveli aq të lartë sa edhe jetëshkrimin personal e ka bërë me një ‘modesti të theksuar’. çfarë thotë për veten ai?

“Menjëherë pas kryerjes së studimeve të larta, filloi karrierën e tij si Drejtues Teknik pranë kompanisë Gjeodrill sh.p.k. Me një pasion të theksuar për fushën ku punonte, ai demonstroi një vizion të qartë për të ndikuar pozitivisht në këtë sektor. Ky fillim i suksesshëm në karrierë i hapi rrugën për shumë sfida dhe arritje të mëtejshme në rrugën drejt zhvillimit dhe suksesit professional, ku dha kontributin e tij për 4 vite në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës në Patos të Fierit si Inxhinier Sektori”. Kush është ky “gjeni” i humbur ca kohë nëpër puse nafte?

është Ilir Mëngra, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor Shqiptar, lindur në Fier, në këtë qytet disi periferik për ‘kapacitetet e tij’ të pashfrytëzuara mjaftueshëm, por Tirana nuk e dinte se aty një vizionar i përmasave të tilla mbante duart plot grasë e solar nëpër puset e naftës së Patosit. Jemi një vend i vogël dhe tashmë që truri ka ikur me kohë në emigrim, sidomos 12 vitet e fundit, si mundet që të mos shfrytëzohet një kapacitet i niveleve të tilla akademiko-shkencore?

A mundet një gjeni me vizion të qartë që i vijnë vendit një herë në 100 vite të mbeste si inxhinier i thjeshte sektori, si drejtues teknik i punëtorëve të naftës? Padyashim që ai vetë e dinte mirë sa vlente, por nuk kërkonte shumë, duke ndrydhur tërë atë kapacitet, mbi të gjitha intelektual. Kush tjetër përveç Rilindasve me vizion përtej vizionit do e tërhiqnin kapacitetin e nivele ka të mëdha…

Lexo edhe:

Bora e Ramës ‘shpëton’ nga memet: Tani fjalimet m’i përgatit ChatGPT (VIDEO)

Ilir Mëngra, drejtori me 4 shtëpi. Bleu banesë 200 mijë euro pasi u emërua te “Patentat”

“Në vitin 2001, me një vizion për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e komunitetit, Ilir Mëngra filloi një kapitull të ri në karrierën e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr.2 të Punëtorëve të Qytetit në Bashkinë Tiranë. Në këtë rol kyç, ai angazhohet për menaxhimin e detyrave të punëtorëve të qytetit, duke përfshirë planifikimin e projekteve publike, mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane, dhe koordinimin e shërbimeve në shërbim të qytetarëve. Kalimi nga një rol i specializuar në rolin e udhëheqësit të një prej shërbimeve publike më delikate, tregon përkushtimin e tij për të kontribuar në përmirësimin e mjedisit ku jeton dhe punon” (Kliko këtu për jetëshkrimin e Ilir Mëngras).

Nëse nuk e besoni këtë jetëshkrim që të verbon nga shkëlqimi i suksesit dhe vetëvlerësimit jargavitës, futuni në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Shqiptar. Aty gjenden të gjitha arritjet e një “kapaciteti vizionar” që sot është në krye të DPSHTRR-së. Mëngra zëvendësoi Blendi Gonxhen të cilit iu besua një ministri e re e krijuar nga duart e vetë Ramës. Por në drejtorinë që drejton thuhet se ky post po i rri ngushtë, duke qenë edhe në luftë me veten që nga njëra anë e thërret vizioni që është gati të “shpërthejë”, e nga ana tjetër e frenon “modestia” dhe dëshira për ti shërbyer edhe njërëzve të thjesht këtu në Shqipëri. Ama vetëbesim e ka se vlen shumë më shumë sesa “kryepatentaxhi”.

“Ai u bë pjesë e historisë së suksesit të DPSHTRR-së, ku kontributi i tij në në zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të transportit rrugor në një nga drejtoritë rajonale me numrin më të lartë të shërbimeve në vit, e ktheu atë në një nga objektet model për cilësinë e shërbimeve publike dhe skuadrën e përkushtuar”. Për veten flet e flet edhe më shumë, por po publikojmë vetëm një pjesë nga “puna model” e këtij drejtori…

Me jetëshkrimin që ka bërë për veten, ka rënë në sy edhe të drejtuesve shkencorë të laboratorëve të huaj prestigjiozë apo edhe të kampanisë së teknoligjisë së avancuar që drejtohet nga Elon Musk. Ky i fundit është i zënë paksa kohët e fundit me fushatën elektorale të Donald Trump dhe me festën për fitoren e tij, por në ditët në vijim do kërkojë vizionarë nga mbarë bota. Padyshim që do habitet që në një vend të vogël si Shqipëria të gjendet një kapacitet shkencor dhe intelektual i niveleve të tilla kaq vizionare ende i pashfrytëzuar në maksimum. DPSHTRR-ja do ja kujtojë vlerat e mëdha të punës aq vizionare sa vetë vizioni do e kishte zili, vetëm atëherë kur të mos e kenë më, pasi shkenca perëndimore mund të na e marrë. Humbje për Shqipërinë, por krenari dhe fitore e madhe për njerëzimin në hapjen e horizonteve të reja vizionare!

Etiketa: cvDrejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit RrugorIlir MëngrajetëshkrimikryepatentaxhiulargpamësmemepasionantVizionar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bora e Ramës ‘shpëton’ nga memet: Tani fjalimet m’i përgatit ChatGPT (VIDEO)

12:00 : 01/05/2025
AKTUALITET

Ilir Mëngra, drejtori me 4 shtëpi. Bleu banesë 200 mijë euro pasi u emërua te “Patentat”

11:58 : 26/11/2024
AKTUALITET

Basha: Strategët po më këshillojnë të shtoj numrin e memeve, janë reklamë falas

16:40 : 21/11/2024
AKTUALITET

Miliardat për Auto-Parkun e Elbasanit përplasin Agollin e FSHZH me Mëngrën e DPSHTR

12:48 : 07/11/2024
AKTUALITET

Korrupsioni me patentë në drejtorinë e Ilir Mëngrës/ Denoncimi: Funksionon vetëm leku

20:23 : 25/10/2024
AKTUALITET

Kush është Ilir Mëngra, trashëgimtari i “korrupsionit me patentë” të Blendi Gonxhes

11:30 : 11/10/2024
Para

Grossi paralajmëron Iranin se po mbyllet dritarja për bisedime bërthamore

TË GJITHA

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

19:29 : 13/05/2025

Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës

19:23 : 13/05/2025

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com