• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jo vetëm ndotje, guroret po iu ‘nxijnë’ jetën banorëve në zonat ku ushtrojnë aktivitetin

20:33 : 14/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar veprimtaria e guroreve, problemet që shkaktojnë jo vetëm në mjedis, por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rrezikuar seriozisht edhe shëndetin e tyre.Emisioni ndalet veçanërisht në zonat ku veprimtaria e guroreve po shkatërron masivisht të paktën dy prej zonave ku operojnë edhe numri më i lartë i këtij biznesi, Dimali dhe Kruja.

Ekspertët ngrenë alarmin se guroret po shkatërrojnë florën dhe faunën, ndërsa banorë të zonave ankohen se shpërthimet pa kriter po dëmtojnë dhe shembin banesat, veçanërisht kur janë afër zonave të guroreve.

Nga lart qyteteve që janë të prekura nga kartelet e betonit dallon zgavra gjigande, ku janë shqyer pjesë masive të shpateve malore, ku rrëfehet qasja që ne si shoqëri kemi prej dekadash për natyrën, për jetën.

Këto plagë të hapura nga guroret që zhvillojnë aktivitetin pa kriter nuk sjellin vetëm shkatërrimin e natyrës shqiptare, por janë një kërcënim për të ardhmen, për brezat që vijnë. Njollat e stërmëdha të masakrës mbi male e kodrina krijojnë një peisazh të shkatërruar, ku dallohen nënshtresat e tokës, që e kanë humbur pjesën organike prej së cilës ushqehet bimësia.

Shumë pranë me qytetet, këto kantiere vazhdojnë të përhapen me shpejtësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndonëse ky fakt është bërë problematik prej kohësh për banorët pranë tyre. Banorët janë dëmtuar dhe vazhdojnë të dëmtohen nga problemet që kanë sjellë guroret, shumica e të cilave funksionojnë në shkelje të çdo procedure ligjore, duke filluar nga mënyra se si e përpunojnë lëndën e parë. Tymi ndotës që ankohen banorët, kërkon përpunimin me ujë për të bllokuar ngritjen e grimcave të rrezikshme kancerogjene për shëndetin.

Lexo edhe:

Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen

Pasaporta 2030/ Ja turizmi elitar i Edi Ramës (VIDEO)

Sipas biologut Olsi Nika nga “ECOALBANIA”, guroret kanë pasoja serioze mbi mjedisin dhe njeriun. “Të gjitha grimcat e ngelura pezull në ajër janë ato që janë shqetësuesi kryesor, të cilët në fakt nuk është se dëmtojnë vetëm biotën, vetëm botën e gjallë, por dëmtojnë drejtpërdrejt edhe njerëzit nëse këto këto njësi vendosen pranë qendrave të banuara”, tha për “Vetting” Olsi Nika.

Prania e këtyre burimeve natyrore pranë komuniteteve po krijon vatra të reja për konfliktet sociale. Këto konflikte qendrojnë të heshtura duke u akumuluar dhe nëpërmjet protestave mobilizojnë popullsinë rurale dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në këtë episod, “Vetting” do të trajtojë problemet që kanë sjellë guroret në zonën e Dimalit në Berat dhe në Krujë, të cilat janë dy zonat më të dëmtuara nga kjo veprimtari.

Dhunë fizike dhe verbale ndaj banorëve nga pronarët e guroreve, përplasje dhe protesta, shkatërrim të shtëpive dhe ambientit nga eksplozivi pa kriter, ndotje të ambientit, erozion, e mbi të gjitha asgjesim total të ekosistemit natyror, të gjitha nën indiferencën e institucioneve ligjzbatuese.

Këto të fundit reagojnë vetëm kur problemi bëhet publik, duke hedhur hije dyshimi për korrupsionin që mund ti ketë fijet e fshehura midis pronarëve të guroreve dhe drejtuesve të korruptuar të institucioneve.

Sipas ekspertit të mjedisit, Abdulla Diku, Shqipëria paraqet një rast unik përsa i përket menaxhimit të burimeve natyrore.

“Nuk kemi asnjë vend tjetër në rajon të paktën, në Europë jo e jo, i cili të jetë i keqpërdorur në këtë mënyrë burimet natyrore, malet”, tha për “Vetting” Abdulla Diku./ BW

Etiketa: banoretgurorejetandotje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pogradeci përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhie, babë e bir rrezikojnë mbytjen në liqen

20:50 : 20/06/2025
AKTUALITET

Pasaporta 2030/ Ja turizmi elitar i Edi Ramës (VIDEO)

14:47 : 19/06/2025
AKTUALITET

Banorët e fshatit Varibop në Cakran në protestë: Nuk kemi ujë! Qeveritarët tallen me ne

12:10 : 16/06/2025
AKTUALITET

Plazh me fekalet në Durrës, ana tjetër e ‘mrekullisë’ turistike

10:36 : 15/06/2025
AKTUALITET

Skandal! Kompania “Driza” shkarkon mbetjet e pulave në liqenin e Shkodrës – VIDEO

20:14 : 11/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Ujësjellësi nuk zgjidh problemin, na thonë “lutuni Zotit”

12:07 : 09/06/2025
Para

Osmani me Hovenierin për ndryshimet në administratën amerikane pas fitores së Trump

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com