• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli sulmon Damaskun, 15 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

21:15 : 14/11/2024
në BOTA

Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve izraelite në Damask të Sirisë. Kjo shënon një nga sulmet më vdekjeprurëse në muajt e fundit ndaj kryeqytetit sirian. Sulmet kishin në shënjestër disa ndërtesa banimi në lagjen e pasur Mezzah në kryeqytet dhe zonën Qudsaya në fshatin e Damaskut, njoftoi media shtetërore siriane. Mes të vrarëve ka gra dhe fëmijë.

Komandantët e grupit të armatosur të Hezbollahut të Libanit dhe Gardës Revolucionare të Iranit me bazë në Siri dihet se banojnë në Mazzeh, sipas banorëve që u larguan pas sulmeve të fundit që vranë disa figura kyçe nga grupet. Blloqet e larta të Mazzeh janë përdorur nga autoritetet në të kaluarën për të strehuar liderët e fraksioneve palestineze duke përfshirë Hamasin dhe Xhihadin Islamik.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se po godiste Xhihadin Islamik në Siri të enjten më herët dhe kishte “shkaktuar dëme të konsiderueshme në qendrën komanduese të organizatës terroriste dhe operativët e saj”. Xhihadi Islamik është grupi i dytë më i madh militant në Gaza. Sulmi i fundit vjen pasi sulmet ajrore izraelite u intensifikuan në Siri gjatë fundjavës, duke vrarë të paktën shtatë civilë dhe duke lënë 20 të plagosur, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA.

Zona ku u realizuan sulmet, në jug të qytetit të Damaskut ka një prani të Hezbollahut dhe është sulmuar nga Izraeli javët e fundit. Të mërkurën, ushtria izraelite tha se goditi “rrugët e kontrabandës” midis Libanit dhe Sirisë, që pretendon se janë përdorur për të transferuar armë te Hezbollahu.

Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit ka bërë kërcënime të reja kundër Izraelit, duke premtuar “hakmarrje” për sulmin e shtetit hebre në fund të tetorit në objektet ushtarake iraniane dhe gjithashtu për sulmet izraelite në Gaza dhe Liban. “Ne do të marrim hak, do të merrni goditje të dhimbshme, vazhdoni të prisni”, tha komandanti i Pasdaran, Hossein Salami, raportojnë mediat ndërkombëtare, gjatë një ceremonie në Teheran ku kujtoi numrin e palestinezëve që u vranë gjatë sulmeve të Izraelit në vitin e kaluar.

Lexo edhe:

Izraeli i kthehet sërish sulmeve në Liban, dy të vdekur nga goditja me dron

Mijëra palestinezë zhvendosen, ndërsa trupat izraelite hyjnë në qytetin e Gazës

Etiketa: GazaLibansulmeTeheran

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli i kthehet sërish sulmeve në Liban, dy të vdekur nga goditja me dron

22:01 : 17/09/2025
BOTA

Mijëra palestinezë zhvendosen, ndërsa trupat izraelite hyjnë në qytetin e Gazës

16:44 : 17/09/2025
BOTA

BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit shkaku i luftës në Gazë

14:58 : 17/09/2025
BOTA

Spitali i fëmijëve Al-Rantisi në Gazë goditet nga sulmet izraelite

10:29 : 17/09/2025
BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
BOTA

UNICEF: Çnjerëzore të presësh që fëmijët e Gazës të largohen

15:58 : 16/09/2025
Para

Invalid me këmbë të prera, jeton në banesën sociale pa ashensor

TË GJITHA

Programi qeveritar miratohet pa debat! Mbyllet seanca, rregullorja ‘fluturon’ mbi kokën e Ramës

10:55 : 18/09/2025

“Rama 4” premton paga, pensione dhe mbrojtje të pronës, por shqiptarët përballen me inflacion, emigrim dhe fadroma

10:47 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend, Berisha: Rama i vuri drynin parlamentit brenda 5 minutave

10:42 : 18/09/2025

82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita i hedh rregulloren Ramës

10:38 : 18/09/2025

Shokuese në Përmet! Polici 56-vjeçar në lidhje intime me 16-vjeçaren. Shoqërohen 7 persona

10:33 : 18/09/2025

‘Diella’ mori fjalën, PD përplaset në Kuvend me Ramën, ndërpritet seanca

10:24 : 18/09/2025

Konviktet te “Qytet Studenti” jepen me mik, policia nxjerr me dhunë studentët/ VIDEO

10:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com