• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fabrika INCA gjobitet për ndotje pas protestës së banorëve të Lezhës

13:10 : 14/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Pretendimi i banorëve të lagjes Skënderbej në Lezhë se fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore INCA ndot mjedisin ka marrë një kthesë domethënëse.

Dy kontrolle të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) e gjetën fabrikën në shkelje sa i takon derdhjes së ujërave në kanalin ujëmbledhës.

Analizat e AKM-së, të marra në dy orare të ndryshme (11:30-16:30; 12:00-16:30) të datës 24 tetor, treguan se shkarkimet ishin tej normave të lejuara dhe për këtë u vendos pezullim aktiviteti dhe dy gjoba me nga 1,000,000 lekë.

Vendimi përfundimtar i inspektimeve, së bashku me kërkesën për bashkëpunim në zbatimin e këtyre masave që AKM-ja u ka drejtuar Bashkisë Lezhë dhe policisë lokale u bë me dije nga aktivistja Arilda Lleshi, e cila i botoi këto dokumente në rrjetet sociale.

Citizens.al iu drejtua kompanisë INCA për një koment sa i takon kontrolleve, por nuk mori përgjigje deri në momentin e botimit të këtij shkrimi.

Lexo edhe:

Protesta kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali

“Shkoni në shtëpi”/ Rritja e qirave dhe çmimeve, protesta të fuqishme në Spanjë kundër turizmit

Më herët përfaqësues të saj qenë shprehur se kompania bazohet 100% në ekonomi qarkulluese dhe punon në harmoni me mjedisin.

“Një fitore e parë për qytetarët e Lezhës, pas ankesës sonë, AKM ka inspektuar kompaninë dhe ka konkluduar se shkarkimet janë mbi normat e lejuara, duke konfirmuar se shqetësimi i qytetarëve ishte i drejtë,” komentoi Lleshi, një ndër aktivistet kryesore kundër ndotjes nga fabrika INCA.

Por pavarësisht këtij vendimi Lleshi thotë se zgjidhja mbetet mbyllja dhe zhvendosja e fabrikës.

“Ajo vazhdon punën pavarësisht vendimit, duke u bazuar te paqartësia, apo hapësira ligjore që i është lënë. Ka punuar gjatë gjithë këtyre ditëve, edhe pse kanë kaluar pesë ditë nga publikimi vendimit” u shpreh Lleshi duke shtuar se fabrikës nuk i janë pezulluar shkarkimet në ajër, por vetëm në ujë.

Aktivistja, e cila përveç protestave të shumta, organizoi edhe mbledhjen e një peticioni, shprehu me shqetësim faktin se shkarkimet në ujë mund të vijojnë sërish pasi është e vështirë të monitorohet në terren.

Kujtojmë se një nga shqetësimet kryesore të banorëve mbetet ndotja e ajrit. Ata pretendojnë se nga fabrika lëshohet aromë e rëndë, por kjo specifikë duket e vështirë për t’u faktuar nga AKM, e cila nuk ka pajisje që mund ta verifikojnë një gjë të tillë.

“Ne kemi frikë se mund të ketë një rregullim dokumentacioni, siç ka ndodhur herët e kaluara, edhe të vazhdojë sërish puna. Ne do mobilizohemi sërish deri në një zgjidhje përfundimtare, pra deri në largimin e fabrikës,” theksoi Lleshi për Citizens.al.

Marrja e vendimit për pezullim të pjesshëm të aktivitetit të kësaj fabrike erdhi dy javë pas takimit që banorët e zonës patën me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, të cilët premtuan shqyrtimin e kësaj problematike.

Bnaorët e zonës, së bashku me një grup aktivistësh, prej kohësh janë angazhuar në iniciativa të ndryshme, për të shprehur indinjatën ndaj ndotjes që shkakton aktiviteti i fabrikës INCA.

Më shumë se 1,700 firma janë mbledhur nëpërmjet një peticioni fizik, i dorëzuar në institucionet lokale, i cili adreson shqetësimet qytetare.

Kompania “INCA”, themeluar dhe drejtuar nga Alban Zusi, ka si aktivitet kryesor përpunimin e mbetjeve shtazore. Ajo u mbështet nga qeveria shqiptare dhe BE-ja me financim nga programi “IPARD II”.

“INCA” përfitoi rreth 135 milionë lekë investim për pajisje dhe makineri të fabrikës, e cila u përurua më 16 shkurt 2020 me prezencën e Bledi Çuçit, asokohe Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Zusi ishte zëvendësministër i Bujqësisë në mandatin e parë të qeverisë Rama. Ai ushtroi këtë detyrë në kabinetin e Edmond Panaritit deri më 30 shtator 2015 kur u dorëhoq për “arsye personale”.

/Citizens

Lezha kundër “fabrikës që qelb”

“Na morët frymën”/ Lezha proteston kundër fabrikës së mbetjeve shtazore

Etiketa: fabrikagjobitetINCAlezhaprotestaQelb

Lajme të lidhura

BOTA

Protesta kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali

14:31 : 17/06/2025
BOTA

“Shkoni në shtëpi”/ Rritja e qirave dhe çmimeve, protesta të fuqishme në Spanjë kundër turizmit

16:42 : 16/06/2025
AKTUALITET

Farsa zgjedhore/ Berisha paralajmëron protesta

13:46 : 14/06/2025
BOTA

Çfarë dihet rreth protestave të dhunshme në Los Angeles dhe si nisën ato

16:20 : 10/06/2025
BOTA

Protestat e dhunshme, Trump dërgon marinsat në Los Angeles

15:45 : 10/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
Para

REL: Ku mbetën linjat hekurudhore dhe ajrore, të parapara me Marrëveshjen e Uashingtonit?

TË GJITHA

Pse Rusia heziton të ndihmojë Iranin në konflikt me Izraelin?

14:42 : 18/06/2025

Këshilli i Europës: Në Shqipëri prostitutat nuk trajtohen si viktima trafikimi

14:31 : 18/06/2025

Këlliçi: Po luftojmë për mandatin e 14-të në Tiranë, rinumërimi po nxjerr shtesa votash për PS-në

14:23 : 18/06/2025

Dogji një shtëpi me pretendim se i kishin para borxh, arrestohet i riu në Fier

14:19 : 18/06/2025

Zbardhet arsyeja për rrëzimin e avionit në Indi

14:16 : 18/06/2025

Kolegji rrëzon ankimimin e PD për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit dhe Gjirokastrës

14:03 : 18/06/2025

E rreh gruaja, 38-vjeçari: Dyshoj se më tradhtonte! Shkova te puna t’i bëja një surprizë, por…

13:47 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com