• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia e Kamzës lë në rrugë familjen me 5 anëtarë, Rakip Suli i shembi shtëpinë për lulishte

21:43 : 14/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Investimet e pastudiuara të Bashkisë Kamzë kanë lënë pa shtëpi, pa strehim dhe pa bonus qiraje familjen e Lindita Haxhisë në Valias të Kamzës.

Bashkia e Rakip Sulit i shembi shtëpinë se do të ndërtonte një lulishte, që të mos kundërshtonte dhe ankohej e trajtuan si banesë të dëmtuar nga tërmeti, i dhanë bonus qiraje nga fondet e qeverisë për periudhën e rindërtimit, pastaj i thanë s’ka më fonde e nuk i dhanë as shtëpi.

Pas 4 viteve që endet dyerve të bashkisë ajo ankohet ë Fiks Fare për të gjetur të drejtën e saj. Lindita tregon se shtëpinë ia shembën në vitin 2020 për ta kthyer në lulishte. Kishte një shtëpi 1 katëshe dhe 300 metra katror truall në Valias , madje kishte hedhur edhe themele për një tjetër.

Asokohe bashkia i kishte premtuar se do i jepte një shtëpi tjetër, gjë e cila nuk ndodhi kurrë. Lindita tregon për Fiksin se për një farë kohe është trajtuar dhe me bonus qiraje si familje e prekur nga tërmeti. ” Unë kërkesën siç ma kërkuan e kam bërë në shkurt të 2020 dhe e kam dorëzuar në njësi. Tani kam 4 vite që bredh dyerve të bashkisë dhe askush nuk më jep as zgjidhje dhe as përgjigje” .

Shtëpinë e kishte ndërtuar me të ardhurat e emigracionit pasi prej vitesh kishte punuar në Greqi, pas shembjes u largua për në Gjermani dhe i la një prokurë kunatit për të ndjekur procedurat e dokumentacionit. Por dy herë në vit vinte edhe vetë dhe interesohej. Në këto katër vite pritje sa herë që i është drejtuar institucioneve lokale ka bërë nga një dosje me dokument se çuditërisht siç shprehet dhe ajo ” dosja ime humbte”. Ndërkohë që për shtëpinë që i është prishur ajo ende vazhdon të paguaj taksat vendore dhe ujin, kurse shtëpinë e ka patur në proces legalizimi.

Lexo edhe:

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

Denoncimi/ Drejtori i preferuar i Rakip Sulit ndërton biznes privat me punonjësit dhe mjetet e UKK

Fiksi tregoi me audio disa nga takimet që Lindita ka patur në Bashkinë Kamëz, ku ka kryer takime me nënkryetaren e bashkisë dhe kryetarin Rakip Suli.

Në takimin e kryetarin Rakip Suli ky i fundit në zyrën e tij thërret dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të dëmeve të tërmetit. Në bisedë dilet në konkluzionin se faji është i Linditës që nuk ka aplikuar në kohë për fondet e rindërtimit nga tërmeti, ndërkohë që Linditës shtëpia nuk i është prishur nga tërmeti , por nga vetë bashkia.

Ndërkohë që zonja u përgjigjet se ka plotësuar dokumentacionin që bashkia i ka kërkuar ” Çfarë më keni kërkuar ju kam bërë unë ” shprehet ajo. Ndërkohë që pyetjes së saj sesi e ka përfituar bonusin kur dokumentat kanë qënë për tjetër gjë askush nuk kthen përgjigje. Anëtarët e komisionit fshihen pas fjalëve aq sa kryetari Suli u thotë në zyrë ” ju hani përshesh , s’jeni për asgjë”. Në përfundit kryetari Suli kërkon që komisioni të gjej një zgjidhje dhe një nga anatëraët shprehet se do shohin nëse ka ndonjë rast të tillë Bashkia Tiranë dhe do ndjekin të njëjtat procedura.

Pas këtij takimi Lindita zhvillon dhe një takim të dytë pas një jave vetëm me kryetarin Suli, pasi ende nuk ka marr asnjë lloj përgjigje . Ky i fundit e përcjell duke i thënë ” Çfarë do nga unë tani , nuk vendos unë. Të ula me komisionin ça të vendosin ata. Unë nuk urdhëroj kënd”.

Pas këtyre zhvillimeve Fiksi shkon dhe interesohet në Bashinë Kamëz në lidhje më problemin e zonjës Lindita. Nënkryetarja Rebeka Sulejmani pranon që bashkia ia shembi shtëpinë zonjës për të ndërtuar një lulishte. Pyetjes së Fiksit se përderisa shtëpinë e shembi bashkia pse zonja ka përfituar bonus qiraje nga rindërtimi , nënkryetarja justifikohet se nuk e njeh mirë dosjen e saj, por që pas shfletimit do të mund të kthente një përgjigje.

Më vonë nënkryetarja u kthen një përgjigje më shkrim gazetarëve të Fiksit ku pohon se familja është trajtuar me bonus qiraje si banesë e shembur prej dëmtimeve të tërmetit të vitit 2019. Pra ndryshe nga çfarë u tha gazetarëve në zyrë, ku pohoi se shtëpinë e ka shemb bashkia./ TCH

Etiketa: bashkia e kamzesfamiljemashtronrakip sulishtepi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Drejtori i preferuar i Rakip Sulit ndërton biznes privat me punonjësit dhe mjetet e UKK

09:36 : 29/10/2025
AKTUALITET

Tragjedi në Durrës/ Djali vret me thikë babain para syve të nënës (Detajet)

16:23 : 28/10/2025
BOTA

Tragjedi në Itali, gjenden pa jetë 3 anëtarë të së njejtës familje

15:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025
AKTUALITET

Premtoi apartament, ndërtoi karburant/ Si ndërtuesi Robert Ilia mashtroi familjen Musaj, iu shiti pronën

21:42 : 16/10/2025
Para

Berisha: Vizita e Blinken dhe fuqia e Sorosit i dhanë Ramës kontrollin e drejtësisë

TË GJITHA

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

15:25 : 29/10/2025

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

14:59 : 29/10/2025

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com