• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtyhet me kërkesë të Kuvendit seanca në Kushtetuese për Kodin Zgjedhor

16:45 : 13/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Është shtyrë me kërkesë të Kuvendit seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor, ku kërkohet shfuqizimi i nenit që parashikon përbërjen e listave për deputetë.

Seanca ishte planifikuar që të mbahej më 26 Nëntor në orën 10:00, por pas kërkesës së Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë për në 4 Dhjetor në të njëjtën orë. Kjo çështje do të jetë me gjykim të përshpejtuar, për shkak se zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në muajin Maj të vitit të kaluar.

Kërkesa për shtyrjen është paraqitur nga Kuvendi më 11 nëntor, ku u kërkua jo vetëm ndryshimi i datës së seancës, por edhe më shumë kohë për të paraqitur argumentet e Kuvendit. Një ditë më vonë, më 12 nëntor, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën dhe ka vendosur ta pranojë.

Kjo gjë bëhet me dije përmes shkresës së mëposhtme, ku Kushtetuese ka vënë në dijeni subjektetet politike, të cilat kanë kundërshtuar atë që e konsiderojnë si mbyllje të listave të kandidatëve për deputetët, siç janë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar,” organizata “Shqipëria Bëhet,” partia “Nisma Thurje,” si dhe deputetët Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj, “Aleanca Demokracia e Re,” “Lëvizja Demokratike për Ndryshim,” “Partia Kombëtare Konservatore Albania,” “Bashkimi Demokristian Shqiptar,” dhe “Ora e Shqipërisë.”

Kodi i ri zgjedhor u miratua në seancën plenare të 26 Korrikut me 106 vota pro dhe 2 kundër, pas një pakti të arritur mes dy partive kryesore, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike.

Lexo edhe:

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Kandidatët e Listës Serbe nuk sigurojnë votat për t’u zgjedhur nënkryetar

Kodi i ri parashikon mbylljen e 1/3 të listës së kandidatëve për deputetë dhe padia në Kushtetuese është bërë vetëm për shfuqizimin e këtij neni dhe jo për pjesën tjetër, siç është vota e diasporës.

Më konkretisht neni parashikon mbylljen e pjesës së parë të listës 1/3 e saj dhe pjesa tjetër 2/3 do të jetë listë e hapur, ku edhe një votë do të bëjë diferencën.

Me këtë kod zgjedhor, rreth 30% e emrave të deputetëve në krye të listës që do ta kenë vendin e sigurt në Kuvend, do të përcaktohen nga kryetarët e partive. Emrat e renditur më poshtë më pas do të zgjidhen me vota preferencia, nëse partitë arrijnë të marrin më shumë se rreth 30% të mandateve në një qark.

Më konkretisht, në Qarkun Tiranë që janë 36 mandate deputetësh, 12 emrat e parë të listës së kandidatëve të një subjekti zgjedhor, janë emra të sigurt për t’u futur në Kuvend, mjafton që forca politike të arrijë numrin e votave për të çuar në parlament 12 deputetë.

Pas këtij numri rendor, do të ketë një garë të hapur mes emrave që renditen, duke hyrë në funksion ai që konsiderohet si votë preferenciale, që do të përcaktojë më pas se cilët emra do të marrin mandatin, referuar numrit të votave personale.

Kështu, ka një hapje të vogë të listës, teksa kryetarët e partive do të arrijnë të futin “besnikët” e tyre në Kuvend, pa i vendosur në sfidën se sa vota preferenciale kanë në terren. Gjithçka do të jetë në dorë të kryetarëve të partive se kë do të futin në listën e sigurt dhe kë jo.

Por, duke qenë se lista e kandidatëve për deputetë është shumë e gjatë, vetëm emrat e parë arrijnë të futen në Kuvend dhe numri i deputetëve që do të zgjidheshin nga votat preferenciale do të jetë shumë e vogël.

Nëse kjo formulë do të ishte aplikuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, atëherë 31 deputetë do të ishin zgjedhur të mbështetur nga vota e qytetarëve dhe 109 të tjerë do të ishin të mbrojtur/favorizuar nga renditja e partisë.

Dy subjektet politike, LZHK dhe Shqipëria Bëhet argumentojnë se kjo dispozitë dëmton demokracinë e brendshme të partive dhe të drejtën e zgjedhësve për të zgjedhur lirisht përfaqësuesit e tyre.

Seanca e 26 nëntorit pritet me interes të lartë nga opinioni publik dhe politik, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të ndikojë ndjeshëm mbi zgjedhjet e ardhshme dhe mbi procesin e hartimit të listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKuvendilistatmbyljjaseancënshtyn

Lajme të lidhura

RAJONI

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025
RAJONI

Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Kandidatët e Listës Serbe nuk sigurojnë votat për t’u zgjedhur nënkryetar

11:21 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
AKTUALITET

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzoi zgjedhjet në Tiranë/ A do të japë dorëheqjen Begaj apo do të shkarkojë këshilltarin

18:34 : 09/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025
Para

Zyrtarizohet e ardhmja e Sagnol, Gjeorgjia rinovon me trajnerin

TË GJITHA

Grabit shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, në pranga shqiptari në Greqi

14:13 : 10/10/2025

Mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, 2 të arrestuar. E pëson edhe doganieri i Kakavijës/ EMRAT

14:00 : 10/10/2025

Situata në grupin K, fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë

13:57 : 10/10/2025

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari shqiptar

13:37 : 10/10/2025

Ish-deputeti i PD bëhet këshilltar i presidentit Bajram Begaj/ EMRI

13:37 : 10/10/2025

E rëndë në Itali, 54-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në një kanal uji

13:29 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com