• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pacientët me kancer pa ilaçe/ ‘Qeveria Rama’ 17 milionë euro tender për hotel e parking në QSUT

22:31 : 13/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pra e thënë më thjesht, në vend të sigurimit të kushteve dhe aparaturave për trajtimin e qytetarëve të prekur nga kanceri, Pavioni Onkologjik kthehet në vatër rrezatimi për infektimin edhe të vet stafit mjekësor. Qeveria ja hodhi fajin mjekëve, Prokuroria shpalli skandalin në drejtim të paditur dhe rreziku vijon edhe sot e kësaj dite në Pavionin e Vdekjes. Por ndërsa ilaccet dhe aparaturat mungojnë, milionat nuk kursehen për fasada apo për ndërtimin e bizneseve fitmprurëse brenda truallit të QSUT…

Përballë këtyre skandalave, qeveria ka vendosur të shpenzojë miliona euro nga taksapaguesit shqiptaër, jo për të blerë pajisje e ilaçe për pacientët, por për të ndërtuar parking dhe hotel brenda territorit të QSUT.

Në datën 27 shtator, Fondi Shqipar i Zhvillimit hapi garën për tenderin me objekt: Përmirësimi i transportit urban dhe parkimeve (Parkimi i QSUT): Ndërtimi i godinës së Parkimit Multifunksional me shume nivele në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT). Sipas të dhënave të këtij tenderi, që kap vlerën e fondit limit rreth 17 milionë euro pa TVSH, brenda territorit të QSUT do të ndërtohet një parkim me pesë kate mbi tokë dhe një nën tokë si dhe një hotel me pesë kate mbi tok dhe një kat nën tok.

Nga të dhënat e deri tanishme dhe dokumentat e tenderit, nuk shpjegohen arsyet pse qeveria shqiptare ka vendosur të ndërtojë një hotel luksoz në territorin e qendrës spitalore, duke shënuar rastin e paprecedentë ku shteti shpenzon shuma të tilla për një projekt që nuk ka asnjë lidhje me shërbimin shëndetësor.

Por teksa jemi te shpenzimet skandaloze të qeverisë, kjo e fundit në programin e saj pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, premtoi se do të shtrinte njësitë e kimioterapive edhe në spitalet e rretheve. Sot, dhjet vjet më pas, sipas auditit të KLSH, në shumicën e spitaleve kryesore në rang qarku janë ngritur shërbimet e kimioterapisë, por janë jashtë funksionit.

Lexo edhe:

Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi, PD kërkesë KQZ-së: Nisni hetimin, ku është vendndodhja e tyre?

EMRAT/ Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen administratorët e 4 farmacive në Fier

Mjekët onkologë të PAI-Spitalit Onkologjik referojnë se pranë Spitaleve Rajonale, delegohen për trajtim skemat bazike të trajtimit të sëmundjes tumorale, ndonëse në aktin administrativ, ku janë parashikuar stadet e trajtimeve konkrete mbi mënyrën e ofrimit të shërbimit. Janë parashikuar stadet e trajtimeve konkrete. Kjo situatë justifikohet nga mjekët onkologë të QSUNT se, ndonëse janë ngritur njësitë e kimioterapisë si dhe shërbimi duhet të jetë i decentralizuar, Spitalet Rajonale nuk kanë kapacitete spitalore me burime njerëzore mjekë onkologë, pajisje dhe materiale mjekësore, shtretër të dedikuar, pasi disa prej skemave të trajtimit të kimioterapisë në shumë raste japin efekte anësore tek pacientët.

Në këto kushte, të një premtimi dhe investimi fasadë, pacientët e prekur nga sëmundjet kancerogjene në të gjithë Shqipërinë, janë të detyruar të marrin shërbim në spitalin onkologjik. Këtë e kemi dëshmuar edhe në episodin e parë të plug, ku disa prej pacientëve që intervistuam, kishin ardhur nga rrethe të largëta të vendit për të kryer kimio apo radioterapi, madje edhe skaner.

Situata bëhet dhe më skandaloze për faktin se shumë prej pacientëve të prekur nga sëmundjet kancerogjene, vijnë në Tiranë vetëm për të kryer një seancë radioterapie, e cila zgjatë deri në 3 minuta dhe më pas ata duhet të vijojnë aktivitetin e tyre jetësor. Shkak për këtë situatë, është bërë centralizimi i shërbimit të raidoterapisë në spitalin onkologjik, i cili sjellë jo pak pasoja shëndetësore dhe financiare për pacientët nga qytetet e largëta të vendit.

KLSH

Për periudhën në auditim 2020-2022, në referim dokumentacionit administrativ,41 si dhe në përgjigje të pyetësorëve42, kapacitet trajtuese në shërbimin e radioterapisë trajtojnë nga 900 deri në 1450 pacientë në vit, me një ngarkesë mesatare prej 100-120 pacientë në muaj ose 5 deri në 6 pacientë në ditë. Pacientët marrin trajtime nga 1-10 seanca për rastet me kujdes paliativ dhe nga 5-35 seanca për rastet e tjera. Trajtimi me radioterapi zgjat zakonisht 2-3 minuta/ në ditë, më pas pacientët janë të aftë të vazhdojnë aktivitet jetësore jashtë PAI-Spitali Onkologjik. Fakti që shërbimi me radioterapi është i centralizuar në QSUNT, për pacientët jashtë Tiranës, përbën risk për rritjen e vështirësisë si nga ana psiko-sociale por edhe nga ana ekonomike.

Teksa qeveria ka gjetur 17 milionë euro për të shpenzuar për luks, nga ana tjetër, për të paktën tre vjet, nuk ka shtuar asnjë shtrat të ri në spitalin onkologjik për seancat e kimioterapisë. Sipas të dhënave, në këtë spital ka vetëm 19 shtretër për kryerjen e kimioterapive.

KLSH

Në këtë njësi, për periudhën në auditim 2020-2022, në ditë trajtohen 75-80 pacientë me kimioterapi. Një seancë me kimioterapi zgjat 2-4 orë trajtim, kjo në varësi të stadit të Sa më sipër, për periudhën 2020-2022 me kimioterapi ditore, janë trajtuar 3,877 pacientë, ose e shprehur në 51,845 numër rastesh, duke shfrytëzuar vetëm 19 poltrona, ndonëse aktiviteti spitalor rezultoi në rritje nga viti në vit për trajtim me kimioterapi ditore. Në mënyrë të vazhdueshme nga Drejtoria e PAI të Onkologjisë është kërkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të QSUNT, për rritjen e numrit të poltronave me 10 (dhjetë) të tjerë, pasi sasia prej 19 poltrona është i pamjaftueshëm për trajtimin në kohë dhe me cilësi për personat në nevojë.

Në një tjetër raport të KLSH, që ka audituar të gjithë qendrën spitalore gjatë kohës që drejtohej nga Albana Fico, dhe që përkon edhe me auditin e kryer në Onkologjik, janë gjetur shkelje dhe abuzime skandaloze financiare. Sipas KLSH, gjatë kohës që QSUT është drejtuar nga FICO, janë shpenzuar miliona lekë për blerje shtretërisht, mobiljesh, pajisjesh, apo dhe lavanderinë, ku në shumë raste pasisjet e sjella nga nëkontraktorët kanë qenë të përdorura, ndonëse në kontrata janë parashikuar se do të bliheshin të reja. këto shkelje nuk janë hetuar deri më sot nga prokuroria, ndonëse dëmi financiar kap shifra miliona euro.

Faktet janë këto, ilaçet i blen shteti, pra qeveria, ministria e shëndetësisë. Kjo e fundit është përgjegjëse pasi vetë pranoi se ilaçe për të sëmurët me kancer në onkologjik nuk ka pasur dhe vijon të mos ketë herë pas here. Mirëpo ministria nuk u hetua për këtë skandal. Po Ministria e Shëndetësisëështë autoriteti përgjegjës, kontraktor, apo si të doni e quani, që kontrakton blerjen e pajisjeve të reja në QSUT në rastin e onkologjikut, pajisjen e Kolbalt 60. Prokuroria e Tiranës hetoi deri te specialistët, dhe nuk shkoi dot më lartë, duke pranuar një turp të padëgjuar në historinë e hetimeve, se nuk arriti të disponojë dot praktikën e tenderit të pajisjes që mund të ketë marrë dhjetëra jetë njerëzish dhe ka infektuar shumë të tjerë, përfshirë stafin e onkologjikut. Ju dëshmuam se spitali onkologjik është kthyer në një landfill pajisjesh të dëmtuara, të cilat jo vetëm nuk punojnëm, por rrezikojnë jetën e pacientëve dhe stafit. As për këto prokuroria nuk hetoi dot deri lart…ju treguam se si pak vite, kur ky spital u drejtua nga Enkel Joti dhe Albana Fico, u kthye në qendër të skandaleve, si onkologjiku apo rasti I urgjencës, në të dyja rastet prokuroria më shumë se ka hetuar, ka mbuluar të vëretën.. janë shumë dëshmi që kemi përcjellë në dy episode, që tregojnë se sot, Shëndetësia nuk është falas, por e paguajmë shtrenjtë, dhe nuk shërohemi por… vritemi!/ Syri TV

Etiketa: ilacemungojnepacienteteqsut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi, PD kërkesë KQZ-së: Nisni hetimin, ku është vendndodhja e tyre?

19:10 : 02/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, arrestohen administratorët e 4 farmacive në Fier

09:38 : 29/05/2025
AKTUALITET

Alma Cani largohet nga drejtimi i QSUT, ja kush do ta zëvendësojë

18:08 : 28/05/2025
AKTUALITET

Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

09:55 : 28/05/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama shkurtoi shpenzimet për shëndetësinë në 2024-ën

11:34 : 25/05/2025
AKTUALITET

Qëlloi me pistoletë lodër mjeken dhe plagosi 2 policë/ Ja si u arratis Enis Vrapi nga QSUT

12:20 : 23/05/2025
Para

Trump me fuqi të plotë, Republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com