• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK lexon pretencën ndaj Vangjush Dakos, ish-kryebashkiaku nuk merr pjesë

15:05 : 12/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur seanca gjyqësore në ngarkim të Vangjush Dakos dhe 3 personave të tjerë.

Në këtë seancë, Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, do të paraqesë pretencën për ish-Kryebashkiakun e Durrësit, hetimi ndaj të cilit ka nisur në 2020.

Dako nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Nuk janë të pranishëm edhe Shyqyri Farruku dhe Ardian Bulku.

Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Lexo edhe:

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor të vitit të kaluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, në dy raste.

Rasti i parë lidhet me një objekt që sipas hetimeve ka ndërtuar disa kate pa leje, të legalizuara me procedura që dyshohen jo të rregullta. Objekti pësoi dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pas kësaj, për çështjen pati një kallëzim nga banorët e këtij pallati. Dako akuzohet dhe për një procedurë tenderimi, vlera e të cilit sipas hetimeve, është fryrë artificialisht nga Bashkia Durrës. Kallëzimi për parregullsi në këtë tender është bërë nga ish-kreu i PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

Vangjush Dako kreu 9 muaj paraburgim, teksa la qelinë më 27 shkurt 2024 pasi skaduan afatet e paraburgimit dhe ndaj tij u caktua masa arrest shtëpie. Vlen të theksohet fakti se Vangjush Dako është person i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Vlen për t’u theksuar fakti se për çështjen e Dakos aktualisht nuk ndodhet asnjë person në burg. I fundit që u lirua ishte Fatmir Ejupi, punonjës i Urbanistikës në Bashkinë Durrës, në këmbim të garancisë pasurore prej 700 mijë lekësh.

Etiketa: GJKKOspakVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

13:00 : 09/11/2025
AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

21:04 : 08/11/2025
AKTUALITET

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025
AKTUALITET

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasurie ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025
Para

Buxheti 2025/ Bardhi: Paratë shkojnë për rrugë me kosto 2-fishe dhe tendera korruptivë

TË GJITHA

Bardhi: Asnjë deputet i PD-së nuk merr pjesë në komisionet parlamentare nesër

19:17 : 09/11/2025

Mbyllja e votimeve/ Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00, ja kur pritet të mbarojë

19:12 : 09/11/2025

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Mbyllja e procesit të votimit, nisen kutitë drejt qendrave të numërimit

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com