• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Luftërat në Gazë dhe Ukrainë, objektivat kryesore të politikës së jashtme të Trumpit

16:30 : 12/11/2024
në BOTA

Përtej premtimit se do të ndjekë politikën që vendos Amerikën të parën, Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk ka dhënë detaje për politikën e jashtme të administratës së tij të ardhshme. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, bisedat e tij të para me udhëheqës ndërkombëtarë pas fitores në zgjedhje, tregojnë se ai synon të përmbushë zotimet për t’i dhënë fund shpejt konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë dhe agresioni rus në Ukrainë, do të jenë objektivat e parë të politikës së jashtme të Uashingtonit kur zoti Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Asgjë nuk do të më pengojë të mbaj premtimet e mia. Ne do ta bëjmë Amerikën të sigurt, të fortë, të begatë, të fuqishme dhe të lirë përsëri”, tha Presidenti i zgjedhur Trump.

Mandati i tij fillon më 20 janar, por ai tashmë ka folur me udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Moska mohon njoftimet se zoti Trump ka folur edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Lexo edhe:

Izraeli vijon operacionet kundër Hamasit në Gaza, 7 të vrarë nga bombardimet e IDF-së!

Sulm ajror në veri të Gazës, vriten 5 policë dhe një 13-vjeçar

Presidenti i zgjedhur Trump bëri fushatë duke u zotuar për t’i dhënë fund shpejt luftrave. Analistët thonë se ai do që të japë rezultate sa më shpejt.

“Kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, mendoj se në disa mënyra, mesazhi do të jetë ‘nxitoni dhe përfundoni këtë luftë’. Mesazhi për Ukrainën, do të jetë ‘stop’”, thotë analisti Charles Kupchan.

Zoti Trump nuk ka shpjeguar asnjëherë se si do të ndalojë luftërat, por shpesh kritikon ndihmat amerikane prej miliarda dollarësh që shkojnë në Ukrainë. Një fund i shpejtë i luftës mund të nënkuptojë lëshime të mëdha nga Kievi, diçka që Presidenti Zelensky thotë se nuk ka gjasa të ndodhë.

“Ne duam një fund të drejtë të kësaj lufte. Jam i sigurt se një përfundim i shpejtë i luftës do të thotë humbje”, thotë Presidenti Zelensky.

Me dërgimin e ushtarëve nga Koreja e Veriut për të ndihmuar Moskën, lufta në Ukrainë mund të ketë implikime më të gjera gjeopolitike, në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve në Gadishullin Korean.

Presidenti i zgjedhur Trump duhet të merret gjithashtu me Izraelin, i cili duket i përqëndruar në arritjen e qëllimeve maksimaliste dhe jo në një armëpushim, jo vetëm me Hamasin në Gazë, por edhe me Hezbollahun në Liban, frontin e dytë të luftës. Të dy grupet kanë mbështetjen e Iranit.

“Ne e shohim kërcënimin iranian të pranishëm në të gjithë elementët e tij dhe rrezikun që ai paraqet. Ne shohim gjithashtu mundësitë e mëdha përpara Izraelit në fushën e paqes dhe zgjerimit të tij”, thotë Benjamin Netanyahu, Kryeministër i Izraelit.

Presidenti i zgjedhur Trump premtoi të jetë i ashpër në tregti, veçanërisht kundër Kinës. Në mesazhin e urimit drejtuar zotit Trump, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për lidhje “të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të vazhdueshme”.

“Xi Jinping vuri në dukje se historia ka treguar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga bashkëpunimi dhe vuajnë pasoja nga konfrontimi”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Presidenti i zgjedhur Trump premtoi gjithashtu se do të godasë emigracionin, duke u zotuar se do të dëbojë masivisht emigrantët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Të hënën, ai emëroi Tom Homanin, i cili ka shërbyer si drejtor i agjencisë me përgjegjësinë për zbatimin e ligjeve për emigracionin (ICE) , si personin përgjegjës për emigracionin në administratën e ardhshme./ VOA

Etiketa: GazaLuftatrump. politikaukriane

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli vijon operacionet kundër Hamasit në Gaza, 7 të vrarë nga bombardimet e IDF-së!

15:36 : 26/05/2026
BOTA

Sulm ajror në veri të Gazës, vriten 5 policë dhe një 13-vjeçar

13:44 : 24/05/2026
AKTUALITET

Po dërgonte ndihma në Gaza, arrestohet nga izraelitët aktivisti shqiptar

20:01 : 18/05/2026
BOTA

Sulmet izraelite vrasin një palestinez dhe plagosin disa persona në Gaza

22:15 : 17/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë!

15:58 : 15/05/2026
BOTA

“Lufta në Iran nuk ka mbaruar”, Netanyahu: Duhet të marrin të gjithë uraniumin që ka Teherani

19:24 : 10/05/2026
Para

Dritan Agolli del nga SPAK-u me kokën ulur

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet