• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali në Memaliaj/ “Eshtra njerëzore në sipërfaqe”, firma prish varrezat me “ndihmën” e policisë

21:15 : 11/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në fshatin Gllavë në Memaliaj, ku firma e cila po ndërton rrugën Berat-Këlcyrë ka prishur varrezat dhe ka nxjerrë eshtra njerëzore në sipërfaqe.

Madje, veprimet e firmës së ndërtimit janë bërë me “ndihmën” e Policisë Memaliaj dhe Njësisë Administrative Buz, të cilat kanë qenë prezente kur janë bërë gërrmimet. Por jo vetëm kaq, pasi firma dhe këto institucione kanë tentuar që të fshehin ngjarjen, pavarësisht denoncimit të familjes se në atë vend “s’ka patur varreza dhe eshtra”.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua familja Cora, e cila denoncoi firmën “Cobial” që po kryen punimet e rrugës që lidh Beratin me Këlcyrën, se u ka prishur varrezat e vjetra familjare. Haxhi dhe Paolo Cora tregojnë se në datën 1 nëntor 2024 firma “Cobial”, ka gërmuar në afërsi të varrezave të familjes. “Nuk jemi kundra rrugës, përkundrazi përgëzojmë qeverinë që po bën këtë rrugë, po na na prishën varrezat dhe kanë nxjerrë eshtrat e të parëve tanë dhe askush nuk mban përgjegjësi. Para se të bënin këto punime, u kemi kërkuar me ngulm që mos të bënin punime te vendi i varrezave, por s’na dëgjuan. Madje, ditën që erdhën dhe kryen ato punime, erdhi edhe një xhip i policisë” thonë ata.

Paolo tregon se është konfliktuar me punëtorët e firmës që mos të bënin gërrmime, por ai është mbajtur i izoluar në një xhip të policisë. Më pas, firma bëri gërmime me ndihmën e policisë dhe Njësisë Administrative, ku dherat i hodhën ku të mundnin. “Tani kanë dalë eshtrat në sipërfaqe” tregojnë ata. Fiksi filmoi disa eshtra në atë vend, të cilat nuk janë të plota. “Këto s’janë të vetmet, pasi kemi gjetur eshtra edhe te pirgu i dherave. Para se të bënin gërmime, ka ardhur edhe administratorja e Njësisë Buz, në Memaliaj, me disa punëtorë me kazma dhe lopata për të bërë zhvarrime. Nuk i lejuam se s’kishin asnjë vendim zhvarrimi” thonë ata, teksa më pas u bënë gërrmimet. Paolo tregon se ka bërë denoncime dhe ankesa, por edhe pasi është gërmuar, ka ardhur sërish shefi i Postës së Policisë në Memalilaj dhe s’ka gjetur eshtra. “Erdhi dhe nuk gjeti. Nuk pa fare dhe vetëm raportoi se s’ka gjetur” thotë Paolo.

Fiksi telefonon përgjegjësin e firmës “Cobial”, Veledin Zaçe, i cili thotë se ka pasur një konflikt me këtë familje dhe ka kërkuar ndihmën e policisë lokale për të bërë punimet. Fiksi i bën me dije se punimet kanë prishur varrezat dhe se në atë vend janë gjetur edhe eshtra. Ai e mohon, teksa thotë se ato mund të jenë vendosur nga familjarët në atë vend. Gazetarët i kërkojnë që të vijë ti shohë vetë, teksa ai thotë se do të dërgojë një përgjegjës. “Ne kemi bërë gjithë procedurën, kanë qenë edhe policia dhe seksioni i kriminalistikës në Qarkun e Gjirokastrës dhe ato eshtra janë të sajuara se ne aty kemi gërmuar dhe aty nuk ka pasur varreza. Nuk e di se ku i kanë marrë dhe i kanë prurë aty. Se ne gërmuam aty se ishte edhe Oficeri i Policisë Gjyqësore” tregon ai.

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta ikona e muzikës, Bonnie Tyler

U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

Më pas, Fiksi bisedon edhe me një punonjës të firmës “Cobial”, i cili tregon se ka qenë ai që ka bërë ato punime dhe se aty s’janë gjetur eshtra. Gazetarët i tregojnë eshtrat dhe ai thotë se s’ka pasur dijeni dhe se atje e çuan shefat. Fiksi i thotë se aty ka varreza dhe se familja e ka paralajmëruar firmën. Përgjigjet se projekti ka qenë në atë vend dhe se urdhri ka qenë për të punuar.

Fiksi shkoi edhe te Njësia Administrative Buz, në Memaliaj. Administratorja Dituri Koçiu nuk gjendej në zyrë dhe gazetarët e telefonojnë. Ajo thotë se është lajmëruar nga policia për të shkuar në atë zonë, teksa shton se ka shkuar vetëm për të parë dhe jo zhvarrosur. Fiksi i thotë se punonjësit kishin kasma e lopata, teksa ajo përgjigjet se vetëm për të parë dhe s’kishin ndonjë urdhër zhvarrimi. Gazetarët e pyesin se kush e dha lejen që të kryheshin ato punime, megjithë paralajmërimet e familjes. Ajo thotë se policia.

Grupi i emisionit Fiks Fare shkoi edhe në postën e Policisë në Memaliaj, ku kërkojnë shefin Erald Telo, i cili ka qenë prezent kur janë bërë punimet. Punonjësit e tjerë të policisë thanë se shefi nuk është në Memaliaj, por në Tiranë. Shefi thotë se e ka lajmëruar Njësia Administrative dhe kanë shkuar për të shuar konfliktin. Gazetarët i kërkojmë informacion se në atë vend është prishur varreza, teksa ai përgjigjet se “s’ka pasur të tillë”. Por, kur i bëjnë me dije se janë gjetur eshtra, madje edhe në sipërfaqe, pohon se “kam shkuar dy herë dhe s’kam gjetur”. Në fund thotë se do të dërgoj një grup për ta verifikuar./ TCH

Etiketa: fiks farefirmahesshtravarrezatvdes

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Ndahet nga jeta ikona e muzikës, Bonnie Tyler

11:55 : 09/07/2026
BOTA

U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

18:19 : 04/07/2026
AKTUALITET

Peticionet/ Dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë

17:04 : 01/06/2026
SHOW BIZ

Bota e muzikës në zi! Ndërron jetë këngëtari i njohur britanik, Chris Rea

16:58 : 22/12/2025
AKTUALITET

Buzët e Shabanit në faqet e nxira të opozitës

17:39 : 18/12/2025
AKTUALITET

E rëndë në Elbasan/ 15-vjeçari konsumoi fotoksinë, humb jetën në spital

14:56 : 02/12/2025
Para

Dekonspironte operacionet dhe i përshirë në trafik droge, arrestohet polici (Emri)

TË GJITHA

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş