• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kandidatët për drejtor Policie/ Emri i Erion Ahmetit hedh në erë të gjithë procesin

14:57 : 10/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Ligji i ri për Policinë e Shtetit u prezantua si një zgjidhje shumë e mirë për të larguar nga drejtimi “xhaketat e vjetra”, mbi të cilët ka pasur shumë akuza për korrupsion e lidhje me krimin e organizuar dhe për të vendosur “njerëz të rinj”, të cilët do t’i ndryshojnë fytyrën dhe qasjen e uniformave blu.

Por ky proces i mirëpritur nga opinioni publik, zbehet ndjeshëm gjatë zbatimit në praktikë. Së fundmi, Komisioni i Posaçëm i ngritur në Policinë e Shtetit për të vlerësuar kandidatët për postin e drejtorëve të qarqeve, ka publikuar listën me pikëzimin e secilit prej tyre.

Në top-dhjetëshen me pikët më të larta është edhe emri i Erion Ahmetit. Për ata që ky emër mund të jetë harruar pakëz, “Boldnews.al” po risjellë në vëmendje se pak vite më parë, Ahmeti ka qenë shefi i qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Listimi dhe pikëzimi i kandidatëve për Drejtues Vendor të Policisë

Ahmeti ka mbajtur këtë detyrë prej vitit 2018 deri kur u shkarkua me urdhër të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, në vitin 2021.

Lexo edhe:

Goditi kokën pas rrëshqitjes në hotel, humb jetën një person në Jalë

Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Gjatë drejtimit të Rrugores nga Erion Ahmeti, Tirana u shndërrua në “parajsën” e betoniereve. Megjithëse kishte rregulla për qarkullimin e kufizuar të mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë orëve të ditës në rrugët kryesore të kryeqytetit, makineritë e rënda të “oligarkëve” të ndërtimit lëviznin të pashqetësuara nga qendra e deri në periferi.

Shumë ankesa të qytetarëve, por edhe të politikanëve, për bllokimin e rrugëve, zhurmën dhe pluhurin që shpërndaheshin nga betionieret nuk u morën asnjëherë në konsideratë nga ish-drejtori i Rrugores, Erion Ahmeti, i cili refuzonte të merrte masat e nevojshme.

Ish-Drejtori i Policisë Rrugore Tiranë, Erion Ahmeti

“Parajsa e betioniereve” ishte vetëm njëra anë e historikut jo shumë prestigjioz të Ahmetit.

Të dhënat e publikuara nga mesazhet SKY/ECC treguan se si grupe kriminale përgatisnin atentate, organizoheshin e lëvizin me automjete në të gjithë rrugët e Tiranës në periudhën mars-qershor 2020.

Për t’u rikthyer pas në atë kohë, Shqipëria u vendos nën shtet-rrethim për shkak të virusit Covid-19.

Në rrugë lejoheshin të qarkullonin vetëm automjetet e shërbimeve më të nevojshme, si makinat e policisë, ambulancat e zjarrëfikëset, si edhe mjete të tjera, të cilat pajiseshin me leje të posaçme nga Policia Rrugore, të cilat kryenin funksione për emergjenca të caktuara.

Ndërsa, për shumicën dërrmuese të qytetarëve, për të paktën dy muaj, nuk u lejua qarkullimi i mjeteve. Por, ndërsa për qytetarët u vendosën masa të rrepta kufizuese lëvizjeje me automjete, për makinat e “çunave” që bëheshin gati për atentate duket se Policia Rrugore nuk kishte sy për t’i parë.

Tashmë, personazhi Erion Ahmeti, me shumë dritë-hije në karrierën e tij, renditet në “top-listën” e kandidatëve për drejtorë të rinj të policisë në qarqe. Madje, ai, me listimin i 10-ti, duket si pjesë e “listës së sigurt” të drejtorëve të rinj, duke i vendosur minat të gjithë procesit, nga i cili u shpresua se do të përzgjidheshin ‘elita e re” dhe jo-problematike e uniformave blu.

Etiketa: drejtor policieemriErion Ahmetitgarapolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditi kokën pas rrëshqitjes në hotel, humb jetën një person në Jalë

21:48 : 28/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

20:25 : 28/06/2026
RAJONI

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona

17:00 : 28/06/2026
AKTUALITET

Zjarr në periferi të Vlorës, flakët shumë pranë banesave

13:54 : 27/06/2026
AKTUALITET

Protesta kundër Ramës, Policia procedon 15 qytetarë

13:23 : 27/06/2026
AKTUALITET

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e kontrolleve ndaj SORI-Al

12:33 : 27/06/2026
Para

Aksident në Bulqizë, makina humb kontrollin dhe bie në lumë

TË GJITHA

Të gjitha rezultatet dhe kalendari i Botërorit 2026

09:02 : 29/06/2026

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

08:45 : 29/06/2026

Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 29/06/2026

Mijëra serbë protestë kundër Vuçiç: Nuk mjafton dorëheqja! Ndryshim sistemi

08:09 : 29/06/2026

Moti për sot, ditë e kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

07:59 : 29/06/2026

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet