• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miliona € të hedhura dëm! Institucionet s’mbajnë përgjegjësi për impiantin e ujërave të zeza të Tiranës

22:05 : 08/11/2024
në AKTUALITET

Tirana është kryeqyteti i vetëm në Evropë ku ujërat e zeza derdhen në mes të tij, në lumin e Lanës. Kjo situatë është shqetësuese çdo ditë për banorët, të cilët do të duhet të durojnë erën e pakëndshme kur ecin përbri lumit që përshkon pjesën më të madhe të kryeqytetit. Megjithatë bezdia që krijon aroma e keqe është një problem dytësor, nëse do të peshonim rrezikun që ujërat e zeza shfaqin për shëndetin e popullatës dhe përhapjen e sëmundjeve infektive. Por deri më sot institucionet shqiptare nuk janë kujdesur aspak për këtë pjesë dhe ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në mes të Tiranës.

Për të ndryshuar këtë gjendje skandaloze, e cila zgjat prej disa dekadash, atë që nuk e bënë autoritetet tona do ta bënte qeveria japoneze, e cila që prej vitit 2008 ofroi të jepte ndihmë përmes një kredie të butë për të trajtuar fillimisht ujërat e zeza përpara se të derdhen në lumin e Lanës.  Ky projekt do t’ju shërbente 350 mijë banorëve të kryeqytetit, numër i cili sot është dyfishuar. Derisa marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe atij japonez u ratifikua dhe pasi kaluan disa vite me procedura tenderimi, në 2014-n nisën punimet për ndërtimin e impiantit. Fituese u përzgjodh bashkimi i kompanisë japoneze “Kubota Corporation” dhe asaj italiane “Costruzioni Dondi” për një vlerë kontrate 81 milion euro. Nëse çdo gjë do të kishte ecur siç duhet, dy vite më vonë, impianti do të kishte përfunduar dhe Lana do të ishte një lumë i pastër. Por kompanitë nisën të kenë vonesa me zbatimin e projektit, për shkak se procesi i shpronësimeve të tokës ishte i ngadaltë, detyrë që në kontratë e në ligj e kanë autoritetet publike. “Dondi & Kubota” kërkuan shtyrje të afatit të punimeve me një vit, kërkesa u pranua nga ministri i asaj kohe, Edmond Haxhinasto, dhe pas një kërkese të dytë për më shumë kohë, u refuzua nga ministri që pasoi drejtimin e infrastrukturës, Damian Gjinkuri. Madje ai shkoi më tej duke ndërprerë kontratën me firmat “Dondi & Kubota”, duke marrë si shkak zvarritjen e punimeve, gjetje që dolën pas një auditi të brendshëm në ministri dhe nga ku u kallzuan penalisht tre ish-zyrtarë nga radhët e LSI-së për shpërdorim detyre, ish-drejtori i Agjenicsë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe dy ish-koordinatorë. Por në datë 27.06.2018 prokuroria e Tiranës kërkoi pushim të procedimit penal, pa autor. Dhe në fakt jo më kot, sepse problemi nuk qëndronte tek paraardhësit e Ministrisë së Infrastrukturës, por tek ata që vendosën të ndërprisnin kontratën me dy firmat e huaja.

Në një auditim që ushtroi Kontrolli i Lartë i Shtetit në tetor të vitit 2019, në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve u konstatua se bashkimi i operatorëve “Dondi & Kubota” kishin realizuar 70% të punimeve me vlerë 56 milionë euro deri në momentin e ndërprerjes së kontratës për projektin “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe”.  Dy ishin gjetjet kryesore të KLSH-së: institucionet shqiptare prishën kontratën pa marrë më parë miratimin e financuesit, agjencisë JICA, siç ishte nënshkruar në marrëveshje, dhe nuk ishin marrë parasysh sugjerimet e Këshillit të Mosmarrëveshjeve, i cili argumentonte se vonesat në ecurinë e projektit kishin si shkak problematikat me shpronësimet, likujdimin e tvsh, dhe miratimin e ngadaltë të lejeve për punimet.

Por përveçse punimet mbetën në mes, dy kompanitë i janë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Dhomën e Londrës dhe kërkojnë 90 milion euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar. Dhe për të mos shkuar deri në këtë pikë, Kontrolli i Lartë i Shtetit iu kërkoi institucioneve shqiptare që të bëjnë të pamundurën për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe të rilidhin kontratën me qëllim që të ndalohet procesi gjyqësor në arbitrazh.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

Por asnjë nga këto rekomandime nuk është marrë parasysh dhe askush nuk di të thotë me ekzaktësi se çfarë do të bëhet me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza.

Kanë kaluar 6 vjet që nga koha kur kontrata është ndërprerë dhe kantieri është i mbyllur. E vetmja përgjigje që autoritetet japin, është ndërprerja e punimeve për shkak të prishjes së kontratës dhe se janë marrë gjithë masat e nevojshme për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veprave të ndërtuara me qëllim konservimin e tyre.

Por në fakt realiteti është tërësisht ndryshe, sepse impianti i trajtimit të ujërave të zeza është lënë në mëshirë të fatit. Këtë gjë e pohuan për “Piranjat” edhe rojet që punojnë çdo ditë aty, të cilët u shprehën se impianti tashmë është amortizuar. Të njëjtën gjë shkruante në raportin e 2019-s edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ndërkohë, në vitin 2023 me vendimin nr. 760 të Këshillit të Ministrave u bënë efektive fondet që kishin mbetur të padisbursuara nga linja e financimit dhe që përbëjnë rreth 23% të vlerës së kredisë.

Kjo do të thotë se tashmë ka kaluar në llogari të shtetit shqiptar ajo pjesë e kredisë që nuk është shfrytëzuar ende për realzimin e projektit. Kështu, logjikisht duhej të ishte kontraktuar një kompani e re për të rinisur punimet, por deri më tani askush nuk e ka vënë ujin në zjarr.  Madje, edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime, Klevis Jahaj, që është përgjegjës për ndjekjen e këtij projekti, iu shmang “Piranjave” në çdo moment dhe nuk dha asnjë koment se çfarë do të ndodhë me impiantin e trajtimit të ujërave të zeza./Piranjat

Etiketa: AKUKEdi RamainstitucionetTiraneujerat e zeza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

18:25 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
Para

Në QSUNT mungojnë valvulat biologjike, shefi i Kardiokirurgjisë e mohon/ Zbulohen bisedat në WhatsApp

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com