• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA, votuesit myslimanë dhe arabë braktisin demokratët

21:35 : 07/11/2024
në BOTA

Në një ndryshim historik, votuesit myslimanë dhe arabë i dhanë fund besnikërisë 20-vjeçare ndaj Partisë Demokrate, duke ndarë votat mes presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe kandidatëve të palëve të treta në zgjedhjet presidenciale amerikane të së martës.

Distancimi, i nxitur nga zemërimi lidhur me trajtimin e luftës në Gazë nga administrata e Presidentit Biden, e ndihmoi republikanin Trump që të fitonte shtetet kyçe fushëbetejë, duke mposhtur Nënpresidenten Kamala Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Më pak se gjysma e amerikanëve myslimanë që votuan e mbështetën demokraten Harris, sipas një sondazhi me më shumë se 1000 votues të zhvilluar nga Këshilli për Marrëdhëniet Islame Amerikane (CAIR). Shumica votuan për Trump ose një kandidat të tretë, tha Robert McCaw, drejtor për çështjet qeveritare në organizatën CAIR.

“Kjo është hera e parë në më shumë se 20 vjet që komuniteti mysliman është ndarë midis tre kandidatëve”, tha zoti McCaw në një intervistë për Zërin e Amerikës. Hulumtimet nga sondazhi do të publikohen të enjten.

Zhvendosja e votës myslimane bëri jehonë mes votuesve arabo-amerikanë, të cilët për më shumë se dy dekada kishin mbështetur kandidatët demokratë për president në raportin 2 me 1, tha James Zogby, president i Institutit Arab Amerikan.

Lexo edhe:

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

“Në këto zgjedhje, çështja e Gazës shkaktoi pakënaqësi të madhe mes grupeve demografike të komuniteteve, gjë që nuk prisja të kishte këtë shkallë ndikimi”, tha zoti Zogby për Zërin e Amerikës. “Ngjarjet e Gazës ndikuan shumë thellë tek ata”.

Sipas vlerësimeve, në Shtetet e Bashkuara jetojnë rreth 3.7 milionë arabo-amerikanë, shumica prej të cilëve janë të besimit të krishterë, dhe pothuajse e njëjta shifër besohet të jetë për amerikanët myslimanë.

Revolta e votuesve ishte më e fortë në bastionet arabe të Miçiganit në Dearborn, Dearborn Heights dhe Hamtramck. Në Dearborn, ku më shumë se 55% e banorëve janë me origjinë nga Lindja e Mesme, republikani Trump fitoi më shumë se 42% të votave, krahasuar me 30% katër vjet më parë. Demokratja Harris mori vetëm 36% nga një komunitet që i dha Presidentit Joe Biden gati 70% të votave.

Në Hamtramck, qyteti i parë me shumicë myslimane në Shtetet e Bashkuara, zoti Trump mori 43% të votave, nga vetëm 13% në vitin 2020. Ndërsa zonja Harris siguroi 46% të votave, krahasuar me 85% që mori zoti Biden katër vjet më parë. Kandidatja e Partisë së Gjelbër, Jill Stein, një kritike e fortë e luftës së Izraelit në Gazë, mori më pak se 20% të votave në të dy qytetet. /VOA

Etiketa: myslimaneSHBAvotuesit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025
BOTA

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

20:54 : 05/09/2025
BOTA

Shifrat e muajit gusht, dobësohet tregu i punës në SHBA

19:18 : 05/09/2025
BOTA

Merz kritik ndaj BE-së: Varemi nga SHBA, nuk mund të ushtrojmë presion mbi Putinin

16:50 : 05/09/2025
BOTA

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

16:08 : 05/09/2025
BOTA

Trump ndryshon rregullat për të shitur dronë ushtarakë

15:28 : 05/09/2025
Para

CIES publikon listën: Këto janë lojtarët U21 më të kushtueshëm në botë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com