• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miliardat për Auto-Parkun e Elbasanit përplasin Agollin e FSHZH me Mëngrën e DPSHTR

12:48 : 07/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Institucionet publike janë vendosur në garë se kush e kush të shpenzojë më shumë fonde publike për ndërtimin e “Auto-Moto Parkun” e Elbasanit. Dhe, si në një garë shpejtësie, natyrisht përplasjet janë të pashmangshme.

Kështu ka ndodhur së fundmi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, të drejtuar nga Dritan Agolli dhe Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, me titullar Ilir Mëngra.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ilir Mëngra

Në 18 Tetor të këtij viti, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) shpalli tenderin me objekt “Ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan Faza II. Ndërtimi i Tombinove”.

Fondi limit për këtë procedurë u përcaktua 137.515.514 lekë të reja (1.37 miliardë lekë të vjetra) ose afërisht 1.4 milionë euro.

Lexo edhe:

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli

Por, vetëm një javë pas shpalljes së tenderit, në 25 Tetor 2024, Fondi i Zhvillimit u detyrua ta anulojë këtë procedurë, pasi projekti mbivendosjen me një tjetër projekt, të hartuar nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Pse u anulua tenderi

Njoftimi për anulimin e tenderit 1.4 milionë euro është publikuar së fundmi në Agjencinë e Prokurimit Publik (APP).

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka argumentuar se “nga informacioni i marrë këto ditë nga përfaqësuesit e Bashkisë Elbasan dhe përfaqësuesit e DPSHTRR, rezulton se, për Auto-Moto Parkun po zhvillon procedurë prokurimi edhe Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor e cila është në fazën përfundimtare të projektit të zbatimit dhe sipas tyre, janë bërë disa ndryshime në lidhje me planin e përgjithshëm të sistemimit dhe të funksionimit të tij”.

Anulimi i tenderit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Në vijim, institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli thotë se “Projekti i zbatimit të Auto-Moto Park po përgatitet nga studio ndërkombëtare dhe ka njoftuar përfituesit për disa ndryshime, të cilat afektojnë në ndërtimin e tombinos tip box betonarme 2*6*3 m,  të parashikuar në procedurën me objekt: “Ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan Faza II: Ndërtimi i Tombinos në Funksion të Auto-Moto Park”.

Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, “ndryshimet e propozuara nga studio projektuese sjellin si rrjedhojë ndryshime në seksionin e boxit betonarme dhe në kuotën referuar terrenit të Auto-Moto Parkut”.

Pas këtyre sqarimeve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur anulimin e procedurës me vlerë 1.4 milionë euro, duke konfirmuar se, në procesin e shpenzimeve të larta, institucionet publike as nuk komunikojnë dhe as nuk koordinohen paraprakisht.

Miliardat për luks

Në Shkurt të vitit 2023, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor shpalli fituesin për projektin e ndërtimit të “Auto-Moto Park” në Elbasan. Kompania fituese është austriakja “Test & Training International – ËURZ Design”.

Pas nisjes së projektit, nisën shpenzimet e miliarda lekëve, nga ana e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për studimin e fizibilitetit për pistën dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për aksesorët dhe rrugët lidhëse.

Disa muaj më parë, Drejtoria e Shërbimeve të Transportit rrugor tenderoi 17.3 milionë lekë për hartimin e Studimit të Fizibilitetit.

Ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka finalizuar të paktën katër procedura tenderuese, për një vlerë totale prej 1.667.854.625 (16.6 miliardë lekë të vjetra) ose rreth 17 milionë euro.

Këto katër procedura lidhen me ngritjen e strukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multifunksional “Auto-Moto”.

Më konkretisht, fondi është shpenzuar për ndërtimin e rrugës “Gjergj Arianiti”; ndërtimi i aksesit turistik për rrugë biçikleta e shtigje këmbësorësh; për argjinaturën mbrojtëse të lumit Shkumbin; dhe zhvillimin e sektorëve të ndryshëm.

 

Etiketa: agolliAuto-ParkDrejtorinë e Shërbimit të Transportit RrugorDritan AgollielbasanFondi Shqiptar i ZhvillimitIlir Mëngra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025
AKTUALITET

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

10:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

17:52 : 25/10/2025
AKTUALITET

Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

10:29 : 21/10/2025
Para

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës

TË GJITHA

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com