• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi i Veliajt dhe Kishës Katolike për ndërtimin e memoralit të Nënë Terezës

18:30 : 07/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Në shtator të 2022, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Arqipeshkvi Metropolitan i Kishës Katolike në Tiranë-Durrës nënshkruan një memorandium për ndërtimin e një memoriali te kodrat e Liqenit Artificial, dedikuar figurës së Nënë Terezës. Dy vite pas këtij angazhimi të përbashkët, të Bashkisë dhe Arqipeshkvisë, Faktoje.al, vizitoi zonën që njihet dhe me emrin Lapidari te Kodrat e Tiranës, ku do të duhej të ndërtohej memorialipër të parë nëse është ndërtuar shenjëtorja dhe zbuloi që ky premtim ështe vetëm në letra. Nuk ka asnjë shenjë të ndërtimit të memorialit.

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, më 5 shtator të dy viteve më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bashkë me Arqipeshkvin Metropolitan të Kishës Katolike në Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, nënshkruan një memorandium për ndërtimin e një Memoriali, në nder të humanistes katolike, mbi kodrat e liqent Artificial, tek zona e njohur si Lapidari.

“Sot është vetëm fillimi dhe jo fundi i një procedure, pavarësisht se ne u morëm me qartësimin e tokave dhe të gjithë punët burokratike, sot realisht nis puna.”-deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj.

Fjalëve të tij për projektin i bëri jehonë dhe arqipeshkvi Dodaj: “..për ne shqiptarët në kryeqytetin e shqiptarëve që është Tirana, do të jetë një pikë uniteti për të gjithë pa asnjë formë ndasie ose kategorie. Ky është vetëm fillimi, Nënë Tereza do të na shoqërojë, siç na shoqëron gjithkund ku shkojmë nëpër botë…”

Në foto: Erion Veliaj, Imzot Arjan Dodaj, Nunci Apostolik Luigi Bonazzi më 5 shtator 2022

Në një postim më 22 tetor, 2022, në rrjetin e tij social, Facebook, Veliaj i shoqëruar nga përfaqësuesë të Institutit të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup u bëri të ditur se dhe Këshilli Bashkiak  kishte marrë vendimin për ndërtimin e një Shenjtoreje të Nënë Terezës.

Lexo edhe:

“Veliaj do kthehet në zyrë”, Këshilltari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”!

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

“Në momentin kur këshilli bashkiak sapo ka vendosur që në kodrat e Tiranës në anën tjetër te liqenit, do të jetë një shenjëtore e nënë Terezës, një vend reflektimi, lutjeje, një vend qetësie, nuk do të kishte një kontekst më të bukur.” –tha Veliaj.

Por nga verifikimet e Faktoje.al rezulton se në të vërtetë, vendimi në këshillin bashkiak të Tiranës është marrë 24 ditë pas deklaratës së Veliaj, më 15 nëntor të 2022. Ky vendim, nuk ka të bëjë me vetë ndërtimin e Shenjtores, por me kalimin e pronësisë të pronës, e llojit pyll, nga Bashkia Tiranë te Arqipeshkvia Metropolitane e Kishës Katolike Tiranë-Durrës.

Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë mbi ecurinë e këtij projekti, dhe deri në publikimin e këtij artikulli nuk pati asnjë përgjigje.

Gjithshtu, një kërkesë për informacion iu drejtua dhe zyrës së arqipeshkvit Dodaj, por po ashtu nuk morëm asnjë përgjigje.

Në kërkim të shenjëtores së Nënë Terezës

Në fillim të tetorit, Faktoje.al u nis drejt kodrave të Liqenit artificial, për të pare se c’po bëhej me shenjtoren e në cilën fazë të punimeve është ndërtimi i saj.

Zona e Lapidarit, është rreth 15 minuta larg me makinë, nga qendra e Tiranës.

Vështirësia e gjetjes së destinacionit ishte e madhe sepse nuk kishte asnjë tabelë orientuese me anë të së cilës mund ta gjeje vendodhjen lehtësisht.

Pasi pyetëm banorët e “Rruga Xhebrahimi” arritëm të gjenim një rrugë të ngushtë, ku shkëmbimi i dy mjeteve nuk është i lehtë, e cila të çonte drejt kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës.

Në foto: Kodrat e Liqenit, zona e Lapidarit

Pas mbërritjes në Kodrat e liqenit, kërkuam për memorialin e Nënë Terezës por ndryshe nga premtimi dhe marrëveshja e nënshkruar, aty nuk kishte asnjë shenjë të memorialit, dhe asnjë gjurmë që ndonjë punim të kishte filluar. Zona është ende një sipërfaqe e braktisur, e mbuluar nga shkurret dhe bimësia, pranë një reparti ushtarak.

Pavarësisht angazhimit publik të Bashkisë dhe por dhe të Arqipeshkvisë, kryeqyteti sot, jo vetëm që nuk e ka Shenjtoren apo memorialin për nder të Nënë Terezës, por askush nuk e di të thotë se kur një ditë do të mund të bëhet realitet.

/Faktoje

Etiketa: Erion Veliajkisha katolikeKodra e LiqenitLapidarimemorialinene terezapremtimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Veliaj do kthehet në zyrë”, Këshilltari i PS: Do i shpjegojmë pse e “tradhtuam”!

21:30 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

20:37 : 08/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, avokatët e Veliajt: Mund të burgosni një person, por jo të vërtetën e tij

13:17 : 08/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj me ‘kunj’ Ramës: U rivendos dinjiteti i ligjit

13:28 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kulisat e orëve të vona në Kushtetuese/ Sadushi-Rakipi-Xhafaj, lobuesit pro-Veliaj që inatosën Ramën

12:12 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë pasi “i shkeli syrin” kryeministri, Rama vijon lojën: Tirana, trup pa kokë

10:05 : 07/11/2025
Para

Dokumenti/ Soros diktoi Reformën në Drejtësi

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com