• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Dinamo është fantastike”, Zabërgja: Derbi i hapur, ju tregoj dy rivalët e “bluve”

19:59 : 07/11/2024
në SPORT

Dinamo e pret derbin e dytë sezonal me Partizanin në një moment shumë të mirë. Vjen pas fitores 0-5 ndaj Elbasanit dhe morali është mjaft i lartë, por në anën tjetër pritshmëritë rriten dhe në kampin dinamovit e kanë të qartë situatën.

Baton Zabërgja, sulmuesi anësor që luan sezonin e dytë me fanellën blu, ishte autori i një dopiete në ndeshjen e fundit, ndërsa në total e ka gjetur rrugën e rrjetës 5 herë.

Ai, bashkë me Bregun dhe Mandelën, kanë formuar një treshe mjaft simpatike në sulmin e “Nëndetëses”. Ata janë “violinat e para” të një “orkestre” që në ndeshjen e fundit funksionoi në mënyrë perfekte.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, 23- vjeçari rrëfen momentin e mirë të tijin dhe të skuadrës, si dhe ndonjë “sekret” të trajnerit Ilir Daja. Zabërgja thotë se Dinamo ka një grup fantastik lojtarësh dhe nuk i mungon asgjë për të fituar trofe këtë sezon.

Dopieta në ndeshjen e fundit –Në Superiore ishte e para ajo kundër Elbasanit, ndërsa në karrierë kam shënuar 2 gola në një ndeshje kupe në Kosovë me Drenicën. Atë ditë ishte diçka e bukur për mua, sepse para ndeshjes më telefonoi mbesa dhe më tha: ‘Dajë, a po na kënaq sot?’ Me 2 gola patjetër që u kënaq, ashtu si dhe prindërit që ishin në stadium.

Lexo edhe:

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

Derbi i parë i sezonit, caktohet data e sfidës Partizani-Tirana

Fitorja e thellë ndaj Elbasanit – Fitoren e prisnim por ndoshta jo me atë rezultat. I dimë vlerat tona, kemi një skuadër të fortë, me kualitet dhe të kompletuar. Kemi punuar shumë dhe donim të ktheheshim te fitorja pas atyre barazimeve radhazi që sikur na prishën pak punë. Siç u pa në fushë, bëmë çdo gjë mirë në atë ndeshje. Gjithë puna në stërvitje u konkretizua në ndeshje dhe ne ishim dominues ndaj kundërshtarit nga fillimi në fund. Shënuam 5 gola, bëmë një lojë të bukur dhe të dyja këto na shtojnë besimin për më tej. Tani na duhet që të kemi vazhdimësi dhe pse jo të rritemi më shumë javë pas jave.

Derbi me Partizanin- Shpresoj shumë të jemi në po atë nivel që ishim në ndeshjen e fundit. Do të jetë e vështirë, por Dinamo jam i bindur se nuk ka asgjë mangët ndaj Partizanit dhe ndaj rivalëve të tjerë. Në derbin e fazës së parë me Partizanin u paraqitëm shumë mirë, shënuam të parët dhe kishim raste për ta mbyllur ndeshjen. Edhe tani pres një ndeshje të fortë dhe të hapur, ku ne do të kemi shanset tona. Ne na takon t’ia bëjmë shërbimin si duhet kësaj sfide dhe të kërkojmë fitoren, pastaj se çfarë do të rezervojë fusha, do ta shohim.

Objektivi i Dinamos –Është akoma herët për të folur me saktësi, por me siguri do të jemi pretendentë deri në fund për të fituar diçka këtë sezon. Dinamo i ka të gjithë kushtet, në çdo aspekt. Presidenti është shumë korrekt dhe skuadra ka cilësi për të qenë fituese. Unë do të veçoja faktin se kemi një grup fantastik lojtarësh, ku të gjithë janë të kënaqur me atë që po bëjmë, edhe ata që nuk kanë pasur mundësi të luajnë. Te Dinamo nuk ka fytyra të trishtuara, por të buzëqeshura dhe kjo na ndihmon për të ecur përpara.

Rivalët e Dinamos – Kampionati është shumë i fortë, duket nga ngjeshja e skuadrave në renditje. Mendoj se Partizani dhe Vllaznia janë dy skuadrat rivale më të forta për ne.

 

Etiketa: Baton ZabërgjaderbiDinamoPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

17:18 : 17/09/2025
SPORT

Derbi i parë i sezonit, caktohet data e sfidës Partizani-Tirana

16:38 : 05/09/2025
SPORT

Partizani firmos me sulmuesin e Shpresave, Rrok Toma

20:54 : 02/09/2025
SPORT

Tirana gjen zëvendësuesin e Ernest, ish-sulmuesi i Partizanit vishet bardheblu

21:41 : 01/09/2025
SPORT

Goditje e rëndë për Vorën, humbet sulmuesin kryesor përpara sfidës me Partizanin

19:03 : 16/08/2025
SPORT

Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët

16:59 : 15/08/2025
Para

Bardhi-Ballukut: I shkaktuat 50 mln € dëm shtetit me tunelin e Llogarasë dhe 180 mln me shitblerjen e energjisë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com