Donald Trump ka fituar zgjedhjet si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mundur Kamala Haris me 276 vota. Ai është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara dhe presidenti i dytë në historinë e SHBA-së që fiton mandate jo të njëpasnjëshme. I pari ishte Grover Cleveland.
Ndërkohë Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara. Trump mposht zëvendëspresidenten Kamala Harris, e cila hyri në këtë garë pak më shumë se 100 ditë më parë.
Votuesit shprehën zhgënjim të thellë me administratën e Bidenit dhe Trump performoi më shumë në zonat urbane.
Kjo është një fitore e madhe për Donald Trump dhe një rikthim i jashtëzakonshëm në krye të Shtëpisë së Bardhë, pas një fushate zgjedhore të mbushur me kthesa të mëdha që panë dy tentativa për vrasje dhe një dënim për krim të ish-presidentit republikan Trump. Por edhe ngritja e papritur e zëvendëspresidentes demokrate Harris në krye të kandidimit, pasi presidenti Joe Biden hoqi dorë nga kandidatura e tij për rizgjedhje nën presionin e partisë së tij.
Trump u zgjodh për herë të parë president në vitin 2016, duke mposhtur ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe duke u zotuar të “Bëni Amerikën përsëri të Madhe”. Ai humbi rizgjedhjen ndaj Presidentit Biden në vitin 2020 gjatë pandemisë globale të koronavirusit, por rizgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë në 2024 pas një fushate gati dy-vjeçare, duke u zotuar “Ta bëjmë Amerikën të Madhe edhe një herë”.