• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ç’mund të predikojë ambasada amerikane pas fitores së Trump?

15:05 : 06/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Pas zgjedhjes së njeriu të krengritjes së dhundhme të 6 janarit dhe atij që drejtësia amerikane u përpoq ta pengojë për të garuar

Fitorja tronditëse e miliarderit të konvertuar në politikë, Donald Trump, e cila do të ushtrojë ndikim në pikat më të nxehta të globit, nuk do të kalojë e pavërejtëshme as në provincën tonë të vogël dhe të largët.

Nëse në SHBA, ai do të ketë një fuqi absolute, duke kontrolluar edhe senatin, që kaloi në shumicë tek republikanët, me shumë mundësi edhe kongresin e sëbashku me to edhe Gjykatën Supreme; nëse mbi NATO-n, Ukrahinën, apo çështjen palestineze efektet e kësaj fitoreje priten të jenë rënqethëse; për Shqipërinë mund të ketë vlerë mënyra sesi ai u zgjodh dhe rruga që ndoqi për t’u bërë i dyti president në historinë e Amerikës, që rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi është larguar njëherë prej saj.

Në kontekstin tonë aktual është e rëndësishme të shikohet se si bëri për vete zemrën e shumicës së amerikanëve një njeri që kundërshtoi me dhunë rezultatin e zgjedhjeve që i lëshoi thirrje mbështetësve të tij të sulmonin Kapitolin, se si i’a doli ai të fitonte pavarësisht çështjeve të panumurta hetimore dhe proceseve që i hapën.

Lexo edhe:

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

Po ta shqyrtosh në thelb, ky rrugëtim bie ndesh me të gjitha predikimet që diplomatët dhe zyrtarët amerikanë të nivelit të mesëm dhe të ulët, predikojnë prej vitesh për Shqipërinë.

Në 6 janarin e katër viteve më parë, pasi nuk kishte njohur fitoren e kundërshtarit të tij Joe Biden, të çertifikuar nga të gjitha institucionet, pasi kishte bërtitur pa prova të qara se vota e tij ishte vjedhur, Trump që ende nuk kishte dalë nga presidenca, i bëri thirrje mbështetësve të tij të ndesheshin për të rifituar Amerikën. “Nëse nuk luftoni për demokracinë vendi juaj do të zhbëhet”, i tha ai turmave duke u premtuar se do të marshonte bashkë me ta drejt Kapitolit për t’i bërë presion kongresmenëve që të mos miratonin rezultatet e prtetenduara si të trukuara.

Ndonëse numri i të vdekurve shkoi në katër, megjithë skenat e dhunës dhe shkatrimit brenda kongresit amerikan, Trump vazhdoi ti quante sulmuesit “njerëz specialë” dhe të shkruante në Twitter se i “dashuronte” ata që nuk e pranonin vjedhjen e pavërtetuar të votës.

Katër vite më pas, amerikanët e dërguan këtë profil politikani në krye të vendit të tyre. Por, pas gjithë kësaj, a nuk duken qesharake deklaratat patetike të ambasadës së SHBA në Tiranë, kur digjet ndonjë karrige në kuvend, kur hidhet ndonjë fishekzajrre mbi kryeministri, apo kur zhgarravitet ndonjë mur i bashkisë?

Nejse, këto episode simbolike, që tregojnë se popujt nuk ndjejnë të njëjtën frikës nga destabiliteti sa dhe burokratët që reagojnë nga errësira e zyrave të tyre, janë vetëm ana sipërfaqësore e asaj se si fitorja e Trump mund të përkthehet këtej nga anët tona. Thelbi qëndron tjetrëkund. Dhe ai lidhet me surprizën shokuese të një kandidati, të cilin, përndjekja nga sistemi i drejtësisë i vendit të vet, nuk e pengoi dot të fitonte. Që kur u zhvesh nga posti, Donald Trump është përballur me një numër të pafund procesesh penale dhe civile. Penalisht ai u hetua për ndërhyrje në zgjedhje, për manipulimin e dokumentave të klasifikuara, për tentativat e korruptimit të pornostares Stormy Daniels, që mos fliste kundër tij, si dhe për sulmin mbi Kapitol. Përpos këtyre ai u përball me procese civile për fshehje taksash dhe agresion seksual. Qëllimi i gjithë kësaj fushate u akuzua nga mbështetësit e vet republikanë si një tentativë për të penguar idhullin e tyre të garonte në zgjedhje.

Por fillimisht, Gjykata Supreme e rrëzoi një pretendim të shtetit të Kolorados për ta nxjerrë Donald Trumpin nga gara presidenciale, ndërsa, këtë të martë, shumica e qytetarëve amerikanë e hodhën poshtë iluzionin se mund të ketë institucione, qoftë edhe ato të drejtësisë, që mund të përcaktojnë, në vend të tyre, se kë ata duan të zgjedhin në krye të vendit. Amerika dëshmoi se nuk e gëlltit dot instrumentalizimin e garës ose tkurrjen që një kastë e caktuar reket ti bëjë mundësive të pamata për të vendosur.

Por shembulli i kësaj Amerike, bie katërcipërisht ndesh me praktikën që zyrtarët e mandatuar prej saj po praktikojnë në Tiranë, ku me anë të të ashtuquajturës reformë në drejtësi, po nxjerrin nga loja elektorale të gjithë rivalët e pushtetit. Të njëjtat metoda, të cilat dështuan të pengojnë Trumpin, po përkrahen në mënyrë të suksesshme nga diplomatët e SHBA për të nxjerrë jashtë gare krerët e partive opozitare shqiptare dhe për të zhbërë rezultatin e votës polullore, siç ndodhi në Himarë. Ata që kërcënuan zgjedhësit shqiptarë me “ngënie bari”, që dhunuan çdo kod diplomatik duke bërë thirrje për të mos votuar për “non gratat”, tani kanë zgjedhur të mbështesin një segment të drejtësisë, që pretendon të bëjë në ndryshimin e elitave politike duke shmangur dhe kapërcuer votën. Kjo është diametralisht e kundërt me verdiktin popullor të kësaj të marte.

Pra, si konkluzion, mund të thuhet se mbi 70 milionë amerikanë e kanë bërv të duket qesharake, qasjen që politika e jshtme amerikane po eksperimenton këtu tek ne. Por ama kujdes! Ndonëse duket sikur ky përfundim shkon në favor të opozitës zyrtare në vend, e cila ka qenë e humbura e madhe e kësaj farse me drejtësinë, askush nuk duhet të ushqejë iliziuone se, këtëj e tutje, gjithçka derimisht do të ndryshojë për mirë.

Historikisht Amerika ka dëshmuar se vlerat dhe parimet që vlejnë për të, nuk janë të detyrueshme edhe për satelitët e vegjël që e ndjekin nga pas. Pikërisht ajo që filozofi dhe intelektuali socialist, autori i “Një histori popullore e SHBA”, Howard Zinn e konsideron si hipokrizia amerikane, nuk është çudi të përsëritet edhe këtë radhë.

Aq më tepër një lider kontrovers si Donald Trump nuk jep asnjë garanci për kultivimin e këtyre vlerave. Prandaj, ndonëse fitorja e miliarderit republikan e rrëzoi fabulën e deritanishme, nuk është e thënë se farsa e një autokracie me mbështetje amerikane nuk do të vazhdojë.

Etiketa: Ambasada amerikaneanalistiTrump

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
AKTUALITET

Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

17:53 : 21/06/2026
BOTA

Çfarë tha Trump para se të nënshkruante marrëveshjen me Iranin?

20:54 : 18/06/2026
BOTA

“Pakti nuk është përfundimtar”/ Trump: Nëse Irani nuk sillet mirë, do i bombardojmë sërish

16:01 : 17/06/2026
BOTA

Negociatat me Trump/ Çfarë i lejon Teheranit marrëveshja SHBA-Iran

22:53 : 16/06/2026
BOTA

Trump: Marrëveshja e thotë qartë dhe fuqishëm se Irani nuk do të ketë armë bërthamore

13:20 : 16/06/2026
Para

Zyrtare/ Gugash Magani rikthehet si trajner i Tiranës

TË GJITHA

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

19:35 : 25/06/2026

“Balluku i ka vjedhur paratë tona!”, qytetari: Duam dorëheqjen e Ramës pa negocim

19:34 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibommeritbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet