• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Shqiptarët vlerësojnë tek zgjedhjet amerikane elementët për të cilat ka më shumë nevojë Shqipëria

18:36 : 05/11/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Në Shqipëri, qytetarët i ndjekin me interes fushatën dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, me shpresën që shumë prej elementeve demokratike të tyre të mund të zbatohen edhe në vendin e tyre. Ata mendojnë se zgjedhjet amerikane janë cilësisht shumë më lart krahasuar me ato shqiptare, ku nuk zhvillohen debate televizive mes kandidatëve, ku nuk ka sondazhe të besueshme, as rezultate të pranuara.

Shumë qytetarëve në Tiranë u kanë bërë përshtypje diferencat e vogla në sondazhet e fundit të mbështetjes së publikut amerikan në zgjedhjet presidenciale, ku të dy kandidatët Harris dhe Trump duken shumë pranë fitores, ndërsa gara vazhdoi deri në çastin e fundit.

Studenti i inxhinierisë mekanike, Martis Kenga, thotë për Zërin e Amerikës se rezultatet mund të jenë të ngushta në këto zgjedhje, por ai thekson që kryesorja për Shqipërinë është se edhe kur presidentët në SHBA janë demokratë apo republikanë, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ishin, janë dhe do të jenë të shkëlqyera.

“SHBA-të gjithmonë do të mbeten për ne vendi më i afërt, më mik dhe më i dashur. Kushdo që të fitojë zgjedhjet presidenciale, ne do të jemi në rrugën e integrimit europian dhe për këtë do të kemi mbështetjen më të madhe gjithmonë nga Amerika”, tha Martis.

Qytetarët vlerësojnë se zgjedhjet amerikane janë shumë më lart cilësisht në karahasim me ato shqiptare. Ata numërojnë se krejt ndryshe nga SHBA-të, në zgjedhjet e Shqipërisë kandidatët nuk zhvillojnë debate televizive, sondazhet nuk janë të besueshme, rezultatet nuk pranohen, ndërsa humbja cilësohet si pasojë e manipulimeve, dhe të gjitha këto i bëjnë mosbesues zgjedhësit deri në mospjesëmarrje.

Lexo edhe:

“40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie”, Teliti: Pabarazia nuk është fat, por pasojë e keqqeverisjes

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

Veprimtarja për të drejtat e të rinjve, Esmeralda Nexhipi, studente e vitit të fundit në juridik, thotë për Zërin e Amerikës se zgjedhjet amerikane janë për t’u admiruar edhe përsa i përket teknologjisë dhe nxjerrjes së shpejtë të rezultateve të besueshme.

“Konkurrenca këtë radhë ishte shumë e fortë dhe në fund dy kandidatët shtrëngojnë duart. Uroj që edhe ne të ndjekim shembullin e tyre, që të bëjmë zgjedhje paqësore si në SHBA. Zgjedhjet tona janë shumë afër në pranverën e 2025. Pra, le të bëhemi edhe ne si SHBA-të, si miqtë tanë, si mbështetësit tanë kryesorë”, thotë Esmeralda.

Si një profesionist i artdisajnit dhe i komunikimit virtual, Enes Petromilo e cilëson si tejet spektakolare fushatën amerikane nga pikëpamja e imazhit dhe marketingut, me pjesëmarrjen e artistëve të shquar, por po aq e rëndësishme edhe në brendinë e vet sa u takon mesazheve demokratike që dhanë dy kandidatët.

“Sidomos nga pikëpamja e rinisë dy kandidatët për president në SHBA kanë dhënë një mesazh shumë të mirë, që përmes votës mund të bësh ndryshimin në vendin tënd, ndaj duhet të përfshihen gjithmonë në zgjedhje, sepse zëri i tyre ka shumë rëndësi për të ardhmen e vendit”, thotë Enesi për Zërin e Amerikës.

Qytetarët shqiptarë vlerësojnë tek zgjedhjet amerikane pikërisht ato elementë për të cilat ata kanë më shumë nevojë në Shqipëri: si qasja e kulturuar mes konkurrentëve, respekti reciprok mes tyre, shkëmbimi i pikëpamjeve në ballafaqimet televizive si dhe premtimet e qarta për të ardhmen e vendit./VOA

Etiketa: elementëtkulturashqiptaretzgjedhjet amerikane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“40.5% e shqiptarëve në rrezik varfërie”, Teliti: Pabarazia nuk është fat, por pasojë e keqqeverisjes

16:26 : 17/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
AKTUALITET

IdentiTek fitoi 17 milion euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

20:54 : 16/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

08:26 : 15/09/2025
Para

Kërkohet ndalimi i Big Brother VIP Kosova, shkak historia e Drenusha Latifit

TË GJITHA

Këlliçi denoncon fushatën e PS-së: Drejtoreshat e Arsimit në shkelje të ligjit, administrata e kthyer në shtab partiak!

18:45 : 19/10/2025

Ngjarja në Maliq/ Vajza 6-vjeçare rëndë në QSUT! Xhaxhai: Doli vetë nga banesa, ndihmën ia dhanë fqinjët

18:30 : 19/10/2025

Kapitalizmi i “superyllit”

18:19 : 19/10/2025

Grabitësit u maskuan si punëtorë/ Si i shpëtoi vjedhjes në Muzeun e Luvrit diamanti i “mallkuar” 140 karatësh

18:05 : 19/10/2025

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025

Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë

17:45 : 19/10/2025

’56 mijë apartamente bosh’/ Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim

17:36 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com