• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tallje me të moshuarit”/ Berisha: Buxheti i Ramës parashikon vetëm 16 mln euro për pensionistët

13:01 : 04/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë një konference për mediat, kryedemokrati Sali Berisha Berisha e ka konsideruar si skandal projektbuxhetin për vitin 2025, ku tha se rreth 800 mijë pensionistë janë injoruar nga qeveria, duke caktuar për ta vetëm 16 milionë euro.

Berisha e cilësoi tallje dëgjesën që Rama po bën me pensionistët në të gjithë vendin, në një kohë kur sipas kryedemokratit, qeveria ka zvogëluar listën e barnave të rimbursueshme dhe prej vitesh nuk ka shtuar asnjë ilaç në fondin e ilaçeve të tyre.

“Duhet të kesh karakterin dhe moralin që nuk e ka Edi Rama që të vërtitesh nëpër Shqipëri nga veriu në jug dhe jugu në veri në takime me pensionistët dhe si rezultat i këtyre takimeve t’i ushqesh ata me gënjeshtra nga salla në sallë dhe në fund të fundit, në buxhetin që miraton në parlament, të lësh për ta, për rreth 800 mijë burra dhe gra, shumica e të cilëve nuk mbyllin dot muajin, të lësh 16 milionë euro“, tha ai.

Deklarata e plotë:

Tani, le të kthehemi tek ata që numërojnë kafshatën.

Lexo edhe:

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

Se gjer tani këto nuk janë kategori që numërojnë kafshatën.

Janë dy kategori tjera që në Shqipëri numërojnë kafshatën dhe këta janë 790 mijë pensionistë dhe janë 62 mijë familje në ndihmë ekonomike.

Për 62 mijë familje në ndihmë ekonomike, të cilët de facto janë në varfëri ekstreme, nuk shtohet asnjë qindarkë.

A mund të imagjinoni pra, buxhetin më të madh të kohërave dhe ata të cilët rropaten çdo ditë me dhimbje dhe skamje, nuk përfitojnë asnjë qindarkë.

A ka cinizëm më të madh se ky?

Tani do vijmë tek kategoria e pensionistëve.

Përbëjnë rreth 800 mijë. Se si janë injoruar këta, do u jap vetëm një shembull.

Nga viti 2014 gjer në vitin 2024, me indeksim pensioni mesatar është rritur 27 përqind. Me indeksim. Kurse buxheti është rritur 87 përqind.

Mirëpo kjo 27 përqind rritje në aparencë është fake, është kallp sepse inflacioni zyrtar nga 2014 gjer në 2024 është rritur me 34 përqind.

Kurse inflacioni i ushqimeve bazë që janë dhe shpenzimi kryesor pensionistët, është rritur të paktën me 50 përqind.

Atëherë, sot çdo pensionist merr miminalisht një pension më të ulët në raport me fuqinë blerëse se sa në vitin 2014.

A ka cinizëm, injorim dhe më shumë se injorim që në tërë këtë buxhet të lësh për pensionistët gjithsej 16 milionë euro?

Duhet të kesh karakterin dhe moralin që nuk e ka Edi Rama që të vërtitesh nëpër Shqipëri nga veriu në jug dhe jugu në veri në takime me pensionistët dhe si rezultat i këtyre takimeve t’i ushqesh ata me gënjeshtra nga salla në sallë dhe në fund të fundit, në buxhetin që miraton në parlament, të lësh për ta, për rreth 800 mijë burra dhe gra, shumica e të cilëve nuk mbyllin dot muajin, të lësh 16 milionë euro.

Ndërkohë që ke zvogëluar listën e rimbursueshme dhe prej vitesh nuk ke shtuar asnjë ilaç në fondin e ilaçeve të tyre.

Pra, buxhetin mund t’i japësh shumë etiketa, por më çnjerëzor, Shqipëria nuk ka patur kurrë të tillë.

Dhe këtë e bëjnë vetëm ata që zhgërryhen në luksin e krijuar nga vjedhja e këtyre qytetarëve.

Ja pra pse buxheti pothuaj dyfishohet, kurse varfëria dy dhe trefishohet.

Unë ju them ju se varfëria ekstreme është trefishuar gjatë këtyre tre viteve.

Etiketa: Edi RamapensionistëtprojektbuxhetiSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
Para

Unaza e Madhe/ Berisha denoncon: Balluku e ka ndarë në 14 lote për të vjedhur më shumë

TË GJITHA

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025

Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: E gjeta në det, ka shumë dashni

14:24 : 28/06/2025

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com