• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qytetari u nis për në dasmë ditën e protestës, policia e procedon dhe i bllokon mjetin

20:50 : 04/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së hënës denoncimin e një qytetari nga fshati Babunjë i Divjakës, i cili është hetuar dhe i është sekuestruar makina për protestën e opozitës në datën 29 tetor 2024.

Emirjon Krasniqi, babai i dy fëmijëve të mitur tha për Fiksin se në datën 29 tetor ka qenë duke ikur me familjen, bashkëshorten, dy fëmijët dhe mbesën për në një dasmë në fshatin Ferraj në Fier.

Në orën 17.05 ka qenë në rrethrrotullimin e Levanit ditë dhe orë që përkonin me protestën e opozitës për bllokimin e disa akseve kryesore në Shqipëri me moton “mosbindje civile”.

Atje është bllokuar, ka qëndruar rreth 15 minuta dhe më pas me ndihmën e një gazetari ka marrë një rrugë dytësore dhe ka shkuar në fshatin Ferraj, ku kishte dasmë te daja i tij. Ai tha se gjatë kësaj kohe, 10-15 minuta mjeti i tij Wolksvagen Passat, i vitit 2000, ka qëndruar i pa lëvizur.

“Bëra adetet në shtëpinë e dajës dhe më pas në orën 21.00 shkova në një lokal në Roskovec, ku u bë ceremonia e dasmës, ku qëndrova deri në orët e para të datës 30 nëntor. Mëngjesin e kësaj date shkova në shtëpi dhe paraditen e 30 nëntorit më ka marrë polici i zonës që të paraqitem në Policinë e Divjakës. Shkova në polici dhe kam qëndruar 3 orë. Asnjë s’më tha se çfarë kishte bërë. Shkova me makinë dhe makinën e parkova para. Pas 3 orësh ka ardhur një furgon dhe më shoqëruan në Policinë e Fierit sikur të isha një kriminel. Policët më thoshin për një verifikim” tregon ai.

Lexo edhe:

Operacion antidrogë në Korçë, tre të arrestuar

Operacioni “Puzzle”/ Proda: Policia e Shtetit, e vendosur në luftën kundër krimit të organizuar

Në Fier e pyetën se çfarë donte në datën 29 tetor në Levan. “U thashë se isha për një dasmë. Më thanë se të ka kapur droni mjetin tënd të pa lëvizur. I thashë isha me dy fëmijë, mbesën e gruan. I veshur për në dasmë dhe si do të shkoja në protestë me fëmijë të vegjël?! Dhe ç’doja unë nga Babunja për në Levan, kur atë ditë më afër kisha Rrogozhinën. Më dhanë disa letra për të firmosur, po s’më dhanë asnjë gjë me vete. Më thonë do të bllokojmë makinën.

Nga Fieri shkova sërish në Policinë e Divjakës dhe futa makinën me duart e mia në polici. Akoma aty është” shton ai, duke shtuar se ditën e protestës ka foto dhe video në dasmë. Në këto pamje duket Emirjoni sëbashku me familjen, duke darkuar dhe kërcyer në datën 29 korrik.

“S’kam protestuar ndonjëherë. Më kanë prishur shumë punë me makinën. Në vend që të bllokojmë makinat e politikanëve, më bllokojnë mua Passatin e vitit 2000. Unë kam pleq në shtëpi, të sëmurë dhe atë e përdor për punë. Më duhet mjeti, s’kam lekë të bredh lart e poshtë për të marrë makinën time” përfundon ai.

Bashkë me Emirjonin, grupi i Fiks Fare shkon në Policinë e Divjakës, ku kërkojnë shefin dhe arsyen se përse është bllokuar mjeti i tij. Punonjësi s’ka dijeni për bllokimin, as për ndonjë dokument. Ai shkon dhe pyet Shefin e Komisariatit dhe pas disa minutash kthen përgjigje se “është vendim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit”. Sipas tij, procedurat janë bërë atje. Fiksi e pyet nëse Policia e Divjakës ka apo jo ndonjë vendim për bllokim dhe ai përgjigjet se “duhet të ketë Emirjoni”.

“Mua s’më kanë dhënë asnjë dokument bllokimi. Këtë mjetin tim të vitit 2000 vendosën të bllokojnë” thotë ai. E pyesin se trafiku më 29 tetor është bllokuar nga deputetë dhe kryetar bashkie të djathtë, madje edhe me mjete luksoze, ku ndër to ka qenë edhe mjeti i deputeti Flamur Noka në Tiranë. “Më të dobtit e hanë” shton Ermirjoni.

Fiksi i kërkon Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit informacion për arsyen e bllokimit dhe a është verifikuar destinacioni. Në përgjigje, Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit shkruan se hetimet janë bërë nën drejtimin e prokurorisë, ku Emirjon Krasniqi është shoqëruar sëbashku me automjetin.

“Në përfundim të hetimeve, Emirjoni është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, si dhe është sekuestruar automjeti tip Volkswagen Passat me targa AA 857 OJ. Nga veprimet e para hetimore, bazuar në pamjet filmike të siguruara, rezultoi se automjeti është konstatuar në vendin ku u zhvillua protesta (Rrethrrotullimi i Levanit), i vendosur në një mënyrë që bllokonte lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera. Po nga pamjet filmike, rezulton se edhe Emirjoni ishte prezent gjatë kohës së bllokimit të rrugës. Një kopje e sekuestros së automjetit i është dhënë nga Oficeri i Policisë Gjyqësore” shkruan Policia e Fierit.

Fiksi e pyeti policinë se denoncuesi ishte nisur për në dasmë dhe përse nuk u verifikua destinacioni, pasi qytetari ka edhe foto e video. Policia përgjigjet se veprimet janë kryer nën drejtimin e prokurorisë dhe për kthimin e mjetit qytetari duhet ti drejtohet këtij organi. Policia ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke shkruar se ka pamje filmike. Në fakt, disa media që ishin prezent në protestë, e kanë filmuar Emirjonin. Ai është me të njëjtën veshje si në dasëm, pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë. Në pamje duket se qytetari kërkon që t’i lirohet rruga./TCH

Etiketa: policipolicia e edi ramesprocedimproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operacion antidrogë në Korçë, tre të arrestuar

08:38 : 02/06/2025
AKTUALITET

Operacioni “Puzzle”/ Proda: Policia e Shtetit, e vendosur në luftën kundër krimit të organizuar

22:38 : 30/05/2025
AKTUALITET

Carbone takohet me Prodën në Tiranë: DIA do të trajnojë oficerët e policisë shqiptare

19:36 : 30/05/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet makina në autostradën Tiranë–Durrës/ VIDEO

18:26 : 30/05/2025
AKTUALITET

Ndryshime në policinë e Tiranës! Lëvizjet prekin sektorin e krimeve, rrugoren dhe trafikun urban

15:52 : 29/05/2025
RAJONI

Bllokohen hyrje-daljet e Prishtinës, bizneset protestë kundër liberalizimit të tregut të energjisë

15:46 : 29/05/2025
Para

Lëvizja në Bulevardin e Kamzës, sfidë për personat me aftësi të kufizuara

TË GJITHA

Tedi Blushi jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës pas zgjedhjes deputet

12:14 : 02/06/2025

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e atentatit

12:13 : 02/06/2025

Vdekja e turistit anglez në Durrës/ E lejoi të merrte Jet Ski pa pasur leje drejtimi, arrestohet operatori turistik

12:02 : 02/06/2025

“Treni bullgar” në Pekisht/ Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

11:51 : 02/06/2025

“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3000 €”, efektivi i burgut të Durrësit shantazhon të dënuarin/ Letra që ‘e dogji’

11:42 : 02/06/2025

Dosja “Partizani”/ Caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin

11:27 : 02/06/2025

Dogjën automjetin në Burrel, arrestohet një nga autorët, shpallet në kërkim tjetri/ EMRAT

11:26 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com