• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dallimi mes Kolegjit Zgjedhor dhe votës popullore në SHBA

22:25 : 04/11/2024
në BOTA

Amerikanët shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, numri i votave në nivel kombëtar nuk përcakton se cili kandidat do të fitojë Shtëpinë e Bardhë. Fjalën e fundit e ka Kolegji Zgjedhor. Por si funksionon kjo? Le të ndjekim materialin në vazhdim.

Kur kandidatët fitojnë votën popullore, kjo do të thotë se ata kanë siguruar më shumë vota në total se kundërshtari. Por nuk zgjidhet kështu presidenti amerikan.

Kur Themeluesit e Amerikës përcaktuan proceset zgjedhore në 1787, ata donin të balanconin fuqinë midis shteteve dhe të shmangnin mundësinë që ky post të merrej nga kandidatë të papërshtatshëm.

Kolegji Zgjedhor u krijua si një kompromis, duke vepruar si një fazë e ndërmjetme mes procesit të votimit dhe deri në emërimin e presidentit.

Kolegji Zgjedhor aktualisht përbëhet nga 538 elektorë, të shpërndarë në të 50 shtetet amerikane, bazuar në numrin e përfaqësuesve të tyre në Kongres, që përcaktohet kryesisht nga popullsia. Kalifornia, për shembull, ka 54 elektorë, ndërsa Wyoming me popullsi të rrallë, ka vetëm tre.

Lexo edhe:

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

J.D. Vance në Izrael: Çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, sfidë e madhe

Për t’u bërë president, një kandidati i nevojiten të paktën 270 vota të kolegjit elektoral. Dyzet e tetë shtete dhe Distrikti i Kolumbias kanë një sistem ku fituesi i merr të gjitha votat elektorale.

Dy shtete – Maine dhe Nebraska – i ndajnë votat elektorale në bazë të rezultatit. Kur bëhet fjalë për rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, vota popullore mbarëkombëtare nuk ka rëndësi. Është e mundur të bëhesh president edhe duke u humbur votën popullore.

Kjo ka ndodhur pesë herë në histori. Donald Trump u bë president në vitin 2016, pavarësisht se mori 2.9 milionë vota më pak se Hillary Clinton. George W. Bush fitoi Shtëpinë e Bardhë në vitin 2000, pavarësisht se kishte 540,000 vota më pak se Al Gore.

Procesi “zgjedhor indirekt”, siç është quajtur, vazhdon të përballet me kërkesa për rishqyrtim. Ka patur mbi 700 propozime për shfuqizimin apo reformimin e Kolegjit Zgjedhor, por asnjë prej tyre nuk ka patur sukses.

Ne ndoshta do ta mësojmë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm menjëherë pas ditës së zgjedhjeve, por elektorët nga secili shtet nuk votojnë zyrtarisht deri në dhjetor.

Megjithëse procesi i Kolegjit Zgjedhor është i parashikuar në Kushtetutë, në të nuk thuhet se elektorët duhet të votojnë në përputhje me votuesit e shtetit. Kjo u lihet shteteve për ta përcaktuar.

Deri më tani, 90 elektorë kanë votuar për një kandidat tjetër presidencial, megjithëse vetëm një ka votuar për kandidatin e partisë humbëse në një zgjedhje të ngushtë. Kjo nuk ka ndryshuar ndonjëherë rezultatin e zgjedhjeve, por nxjerr në pah paparashikueshmërinë e sistemeve zgjedhore në Shtetet e Bashkuara./Voa

Etiketa: Kolegji ZgjedhorSHBAzgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
BOTA

J.D. Vance në Izrael: Çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, sfidë e madhe

15:42 : 22/10/2025
BOTA

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

14:31 : 22/10/2025
BOTA

Një plan paqeje pa dorëzim territori te Rusia, Ukraina dhe BE përgatisin propozimin për Trump

12:16 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikuan 25 persona drejt SHBA, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 5 anëtarë të një grupi kriminal

10:04 : 22/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025
Para

Joe Biden thirrje amerikanëve: Votoni, Kamala Harris mund ta mposhtë Donald Trump

TË GJITHA

Horoskopi, 23 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 22/10/2025

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

22:51 : 22/10/2025

“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

22:43 : 22/10/2025

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025

Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

22:15 : 22/10/2025

I bënë atentat në Romë, gazetari Rai-t: Nuk ka elementë që lidhen me mafian shqiptare

22:08 : 22/10/2025

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

21:58 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com