• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti 2025/ PD: Tepsia e llokmave për qeveritarët dhe e thërrimeve për shqiptarët

13:44 : 03/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ekpserti ekonomik i PD-së, Dorian Teliti, përmes një deklarate për mediat në selinë blu, ka denoncuar projekt-buxhetin e shtetit për vititn 2025, se si do të ndahen 8.2 miliardë lekë.

Sipas Teletit, buxheti i vitit të ardhshëm, njësoj si çdo buxhet i këtyre 11 viteve, mund të përkufizohet si tepsia e llokmave për qeveritarët dhe e thërrimeve për shqiptarët.

Ai tha se Qeveria nuk parashikon asnjë reduktim të barrës fiskale, por do të shtojë dhe 93 milionë euro taksa të tjera.

Teliti theksoi dhe se mungesln e financimit për sektorët e arsimit dhe shëndetësisë, në lidhje me fermerët që janë lënë në harresë nga Qeveria apo pensionistët.

Ai tha se projektbuxheti 2025 nuk adreson problematikat akute të shoqërisë tonë, të shpopullimit, të varfërisë, të papunësisë, të rinisë dhe fuqisë punëtore që emigron, të sipërmarrjes që falimenton.

Lexo edhe:

Teliti: Buxheti i Tiranës i deformuar, investimet 4 herë nën plan

“Pjesën më të madhe e marrin koncesionet”/ Tabaku: Ky nuk është buxheti i shqiptarëve, por i pakicës!

Deklarata e Këshilltarit të çështjeve ekonomike në PD, Dorian Teliti:

A e mbani mend se si, një vit më parë, përfaqësuesit e mazhorancës gëzonin para tepsisë së bakllavasë, kur ndanin buxhetin për pushtetarët, oligarkët dhe miqtë e tenderimeve qindramilionëshe?

Qeveria sapo ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë projektbuxhetin e vitit 2025.

Buxheti i vitit të ardhshëm, njësoj si çdo buxhet i këtyre 11 viteve, mund të përkufizohet si TEPSIA E LLOKMAVE PËR QEVERITARËT DHE E THËRRIMEVE PËR SHQIPTARËT.

Më lejoni të argumentoj me fakte:

Ndonëse jemi vendi me taksat më të larta në rajon, ndonëse taksimi progresiv i ka marrë frymën shoqërisë, ndonëse të gjitha grupet e interesit kanë kërkuar uljen e taksave e tatimeve dhe thjeshtimin e procedurave të komplikuara, përsëri këto thirrje vazhdojnë të bien në vesh të shurdhët. Qeveria nuk parashikon asnjë reduktim të barrës fiskale, asnjë lehtësim procedurial për ta.

Përkundrazi, 93 milionë euro është kostoja shtesë e barrës fiskale për vitin e ardhshëm.

Ndonëse raportet ndërkombëtare vlerësojnë sektorët e arsimit dhe shëndetësisë si problematikë, të nënfinancuar dhe larg standardeve europiane, financimi është larg nevojave të tyre. 2.9% e PBB-së do jetë financimi për shëndetësinë. 2.5% e PBB-së për arsimin. Të harruara mbeten premtimet e Edi Ramës 12 vite më parë, kur premtonte 5% për secilin nga këta dy sektorë.

Fermerët tanë, që prej 11 vitesh i hedhin në kanale prodhimet, që vuajnë konkurrencën e mallrave të huaja, që paguajnë skemën vrastare të diferencimit të TVSH-së, dmth 20% kosto shtesë, do marrin shpërfillje edhe vitin e ardhshëm.

Pas talljes publike me pensionistët dhe familjet në ndihmë ekonomike, viti i ardhshëm parashikohet edhe më i zymtë. 790 mijë pensionistët do të indeksohen në tetor 2025, ndërkohë që cmimet nuk presin tetorin tjetër por rriten përditë. Sa u takon 62 mijë familjeve në ndihmë ekonomike, asnjë qindarkë.

Buxheti 2025 nuk është buxheti i rritjes së pagave. Zero lekë për to.

Nuk është as buxheti i ish të përndjekurve politike. Akoma më të goditur janë pronarët e vjetër: fondi për kompensimin e pronave të tyre ulet me 20 milionë euro.

Atëherë kujt i shërben buxheti 2025?

Luksit qeveritar. 25 milionë euro më shumë parashikohen për shpenzimet operative të qeverisjes qëndrore.

I shërben kontratave klienteliste e korruptive të koncesioneve PPP, të cilat gjatë 2025 do marrin 143 milionë euro. S’duan t’ia dinë se disa kontrata janë nën hetim nga prokuroria, s’duan t’ia dinë që inceneratori i Tiranës nuk ekziston. Parate do paguhen.

Shërben për të mbuluar papërgjegjshmërinë në menaxhimin e pronës dhe fondeve publike, duke paguar nga buxheti i shqiptarëve vendimet e humbura në gjykatat ndërkombëtare, konkretisht 199 milionë euro.

U shërben shiritave elektorale, procedurat e tenderimeve të qindra milionë eurove kanë filluar që prej shtatorit 2024, edhe pse buxheti dhe fondet nuk janë miratuar ende nga Kuvendi i Shqipërisë.

Të dashur qytetare!

Projektbuxheti 2025 nuk adreson problematikat akute të shoqërisë tonë, të shpopullimit, të varfërisë, të papunësisë, të rinisë dhe fuqisë punëtore që emigron, të sipërmarrjes që falimenton.

Etiketa: 2025buxhetiDorian Teleiti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Teliti: Buxheti i Tiranës i deformuar, investimet 4 herë nën plan

10:32 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Pjesën më të madhe e marrin koncesionet”/ Tabaku: Ky nuk është buxheti i shqiptarëve, por i pakicës!

12:08 : 10/11/2025
AKTUALITET

Detyrimet e prapambetura të Qeverisë u rritën me 48.5% në shtator, edhe pse buxheti po “shpërthen” nga suficiti

15:39 : 08/11/2025
AKTUALITET

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

13:44 : 08/11/2025
AKTUALITET

Ina Zhupa: Buxheti 2026 favorizon koncesionarët, jo qytetarët

10:39 : 06/11/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria ka dështuar me programimin buxhetor, 20% e investimeve kryhen në fund të vitit

19:02 : 04/11/2025
Para

Në Itali të bindur, Ismajli opsioni i parë për mbrojtjen e Juventusit

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com