Është publikuar fotoja e 21-vjeçarit Klajdi Hatija, i cili gjatë ditës së sotme u aksidentua në rrugën Fier-Vajkan dhe më pas humbi jetën në spitalin e Traumës.
Për fat të keq 21-vjeçari i identifikuar me emrin Klajdi Hatija nuk i mbijetoi plagëve.
Aksidenti rrugor ndodhi rreth orës 13:25, kur një makinë u përplas me motorin me të cilin po udhëtonte 21-vjeçari. Shoferi i makinës u shoqërua në polici.
Nisur nga postimet në rrjete sociale, i riu kishte pasion motorët dhe shpejtësinë.
“Fier/ Informacion paraprak. Rreth orës 13:25, në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia më herët.